• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mishi shitet në rrugë, AKU s’mban asnjë përgjegjësi për atë konsumojnë qytetarët

19:59 : 28/12/2016
në AKTUALITET

Tregtimi i gjësë së gjallë në vendin tonë është një problem serioz prej shumë vitesh, pasi kushtet në të cilat ai shitet janë si në mesjetë.

Kamera e emisionit investigative “BOOM” në RTV Ora News ka bërë një vëzhgim në kryeqytet në dyqane dhe vende ku tregtohet mishi.

Në pamjet e filmuara nga “BOOM” duket një makina, bagazhi i të cilës është i mbushur me mish për tu shitur. Pranë saj afrohen dy burra, të cilët nxjerrin mishin nga makina dhe e çojnë tek dyqani, pranë të cilit ndodhet edhe një zyrë elektorale.

Në pamje duket qartë se mishi tregtohet në dyqan jashtë çdo standardi higjeno sanitar. Përveç kushteve të këqija që mishi tregtohet, atij i mungon edhe çertefikata e veterinarisë.

Kamera e BOOM filmoi edhe disa tregje të tjera, tek Pazari i ri, në Sauk dhe te Rruga Ura, ku situata është alarmante, pasi mishi shitej në kushte skandaloze, madje edhe afër pustave të ujërave të zeza.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Gazetarët e “BOOM” tentuan të merrnin një përgjigje nga AKU dhe ministria për situatën e tregtimit të mishit, por e kishte të pamundur të merrnin një informacion.

Pas shumë sorollatjesh AKU i është përgjigjur interesit të “BOOM”, por jo atë përgjigje për të cilën emisioni ngriti shqetësimin. Pavarësisht se AKU thotë se ushtrohen kontrolle dhe konsumatorit i garantohet mish i sigurt, rezulton e kundërta. Mishi i gjësë së gjallë shitet në kushte skandaloze.

 

 

Pazari i ri, kamera 1

“BOOM”: Më fal për ti shitur i ke ato?

Shitësi: Sa do?

 “BOOM”: Po të shohim njëherë sa është kilja

Shitësi: Ke dhe shpretkën

“BOOM”: Çfarë është ajo

Shitësi: Shpretkë, 15 mijë të bëjnë, shpretkën do të ta fus falas pa lekë.

“BOOM”: Ok, lere njëherë se do kaloj pastaj se do shoh dhe ca gjëra të tjera! Mbaji aty

Shitësi: Këto i ke special

“BOOM”: Aty brenda çfarë ka, ça ka aty te qeset?! Apo janë për të hedhur ato?

Shitësi: Këto janë ushqim për qentë

“BOOM”: Po mos ishin për qentë edhe ato mi dhe mua

Shitësi: Jo mo jo se nuk janë për qentë ato. Këto janë për (robt) njerëzit, këto shiten 7 mijë lekë kilja në dyqan

screenshot_2screenshot_1screenshot_3screenshot_4screenshot_5screenshot_6

Pazari i ri, kamera 2

“BOOM”: Sa e shet gjelin?

Shitësi: Kanë mbaruar punë këto

“BOOM”: Po sa e shet mor?

screenshot_7

Pazari i ri, kamera 3

“BOOM”: Dale ta shoh një çikë, di gjë janë bërë gjilpëra të qafa?

Shitësi: Jo jo ta marrësh pa merak për zotin, ta marrësh pa pikë meraku

“BOOM”: Të kuptoj

screenshot_8screenshot_9

Sauk, kamera 1

“BOOM”: A do shesësh ndonjë kile, ku do shesësh?

Shitësi: Këtu në vend

“BOOM”: Për sa të vij unë?

Shitësi: Për gjysëm ore.

“BOOM”: Ok

screenshot_13screenshot_14screenshot_15

Rruga Ura, Tiranë, kamera 1

“BOOM”: Me sa është kilja?

Shitësi: Me tetë

“BOOM”: Me tetë?

Shitësi: Po

screenshot_10screenshot_11

Telefonata 1

Gazetarja: Më duhet një intervistë për tregtimin e mishit, për kushtet, çfarë kontrolli keni bërë në lidhje me kushtet higjeni sanitare?

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Më duhet të marr leje nga drejtori se është bërë një procedurë e tillë që unë nuk mund të të nxjerr njeri

Telefonata 2

Gazetarja: Çfarë u bë për intervistën time?

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Ja  pres përgjigje, i pashë pyetjet, ia kalova kështu që prit dhe pak.

Gazetarja: Ok

Telefonata 3

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Nëse unë të them për pak minuta ti besoj nisesh direkt.

Gazetarja: Po po nisem

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Ok ja për pak.

Telefonata 4

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Shiko, pyetjet që ti ngre mund të flasim vetëm nga Drejtoria e Tiranës sepse ata janë në terren, merren çdo ditë me inspektimet nga Drejtoria e Tiranës.

Gazetarja: Drejtoria e Tiranës?

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Po, nuk i kam në varësi ata

Gazetarja: Po kush i ka në varësi ata?

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Pff po unë nuk i kam.

Telefonata 5

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Sonila, shko tek Drejtoria e Tiranës ata kanë specialist pa fund për të folur për këto, sepse ne, drejtoria e përgjithshme bëjmë hartojmë politika. Shko aty dhe fol. E ke për rast specificë këtë rastin. Tani Tirana më thotë që nuk mund të dalë, do flasësh me Granitin që është tek Ministria e Bujqësisë dhe do i thuash, më nxirr dike nga sektori i vetrinar sepse ka nxjerrë një urdhër ministri për taks forcë për kontrollin e mishit.

Telefonata 6

Ministria e Bujqësisë: Nuk mund të flasë ministria për kontrollin e mishit. Kontrollet e përditshme të mishit, dmth tregtimit të mishit që nga momenti i kafshës kur del nga thertorja e therrur e deri tek pika fundore që është dyqani e AKU-ja, janë inspektimet e përditshme që bën.

Telefonata 7

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Po përpiqem të gjej një specialist i cili të flasë  për një emision investigative, sepse nuk do të flasë asnjë.  Këta të katër që unë kam nuk dëshirojnë të flasin, janë në terren, por nuk duan.

Gazetarja: Ok dhe unë do të them që të katërt ata nuk duan të flasin. Na kanë sorollat sot na kanë thënë këtë, do shkojmë këtu, do lidheni me këtë. Të gjitha këto unë do ti them.

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Unë po përpiqem të gjej dikë të flasë po ta them sinqerisht, por nuk është aq e thjeshtë  të gjesh dikë të flasë për një emision “envestigativ”.

Gaztearja: Po tani dikush duhet të dalë edhë për median, duhet ta sqaroja dikush popullin.

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Po mirë dikush duhet të dalë. Më thanë që e ke rast specific.

Gazetarja: Nuk ka rëndësi  është rasti apo nuk është rasti specific.

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Jo ka shumë rëndësi

Gazetarja: Rëndësi ka që ti të më përgjigjesh për pyetjet e pjesës tënde.

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Ka shumë rëndësi sepse imazhi i një personi keq përdoret në këtë rast, tani nesër me 90% do nxjerrim dikë.

Gazetarja: Ok në rregull.

Gazetarja: Nuk do japësh, nuk do jepni?

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Jo

Gazetarja: Po dikush duhet të dalë

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Për këtë rast nuk mund të jap intervistën

Gazetarja: Po ti më the 90% do të nxjerr një njeri?!

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Po ta dhashë njëherë përgjigjen, të thashë për jo.

Gazetarja: Atëhere ok, unë kam bërë një shkresë zyrtare të cilën e kam protokolluar.

Ndriçim Çaka, zëdhënës i AKU: Sigurisht, dorëzojë me postë dhe ma sjell posta. Në postë jam i detyruar të përgjigjem brenda 10 ditëve. Nuk e pranoj dorazi.

AKU kthen përgjigje: AKU kyren kontrolle periodike në stabiliemtet prodhuese, përpunuese, magazinuese, shpërndarëse si dhe në njësitë e tregtimit, në zbatim të kërkesave të ligjit nr. 9863 datë 28.01 2008 për ushimin, i ndryshuar.  AKU në zbatim të detyrave të veta funksionale ka kryer dhe kryen kontrolle për verifikimin e plotësimit të kërkesave në subjektet me aktivitet prodhimin, përpunimin, magazinimin, shpërndarjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore.

Intesifikimi i kontrolleve në OBU të cilët kryejnë procesin e therrjes së kafshëve apo të tregtimit të mishit si produkt, ka sjellë një përmirësim të kushteve higjeno sanitare të ambienteve të këtyre aktiviteteve, pasi në këto kontrolle OBU janë njohur me kërkesat e legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore  duke i garantuar konsumatorit një produkttë sigurt në të gjitha fazat e prodhimit dhe tregtimit. Vlen për të theksuar fakti se: Gjatë inspektimeve dhe monitorimeve në nivel kombëtar në përgjithësi është konstatuar se mishi tregtohet i vulosur dhe i shoqëruar me çertifikatë veterinare.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

LSI tradhëton Vangjush Dakon, bashkon votat me PD-në dhe rrëzojnë buxhetin 2017

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com