• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Masakra që Veliaj po i përgatit Tiranës

17:02 : 27/12/2016
në OP-ED

NGA ANDI BUSHATI
Bashkia e Tiranës është futur kokë e këmbë në paligjshmëri për mënyrës se si po mundohet të kalojë planin e ri rregullues të kryeqytetit. Një procedurë, ajo e dy dëgjesave publike kryesore, që duhet të merte sipas ligjit një kohë prej gati 3 muajsh, me paraqitje, diskutime, vërejte, pasqyrim të tyre, po reduktohet vetëm në disa ditë.

Dhe për më tepër, kësaj shkeljeje flagrante të ligjit, po i bashkëngjitet edhe një sjellje prej skuthi, që po synon ta kalojë kushtetutën e re të kryeqytetit në një errësirë të plotë. Jo më kot, dosja voluminoze e planit të ri i’u dha këshilltarëve bashkiakë vetëm dy ditë më parë. Jo më kot, data e diskutimit u la një ditë pas festët së krishlindjeve që për administratën qe pushim. Jo më kot, pa zbatuar asnjë afat, miratimi i këtij akti madhor është planifikuar në 29 dhjetor, kur të gjithë janë të fokusuar tek festa e fundvitit dhe jo tek masakra që po i përgatitet Tiranës.

Në fakt, duket sikur një mendje perverse ka përgatitur gjithçka për ta kryer krimin në ditët kur opinion publik e ka humbur vigjilencën, kur mediat kryesore e kanë ndaluar aktivitetin dhe kur ringjallja e debatit, do të kërkojë ditë të futet në punë.

Është e vështirë sot të thuash me vërtetësi se ku rrezikohet Tirana nga ky plan. Edhe një specialist i njohur i fushës, si urbanisti dhe këshilltari i opozitës në këshillin bashkiak, Besnik Aliaj, deklaroi se e kishte të pamundur ta dekriptonte këtë plan që u mbajt i fshehtë deri në minutën e fundit (Shiko tek ky link intervistën:https://youtu.be/riyfJL4aeDc), por tani për tani ajo që shqetëson është fakti i diktaturës së urgjencës me të cilën po procedohet me të.

Pse duhej që kjo “kushtetutë” që do të skicojë Tiranën e dy dekadave të ardhshme të mbahej e fshehtë? Pse duhej që ajo të paraqitej tinëzisht? Pse duhej shmangur debati dhe kritikat rreth saj? Pse duhej kaluar në periudhën më të vdekur mediatike? Pse duhej shkelur çdo afat ligjor?

Lexo edhe:

E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

Natyrisht specialistët e fushës do të gjejnë në të ardhmen të gjitha krimet që planifikohen për Tiranën e nesërme.

Por tani për tani, çdokush që e ka ndjekur odisenë e shkatërrimit të kryeqytetit nga bashkëpunimi i oligarkëve që financojnë politikanët me këta të fundit që marrin vendimet, mund ta hamendësojë lehtësisht motivin e këtij konspiracioni.

Prej muajsh në rrethet e ndërtuesve dhe studiove arkitekturore po flitet se ku do ngrihen rokaqiejt e rinj në zemër të Tiranës. Nëpër laptopë dhe smartfonë po qarkullojnë projeketet haluçinante të cilat kanë marrë bekimin e Edi Ramës.

Vëtë kryeministri i cili tashmë ka dhënë me firmën e tij leje për shtatë pallate të reja (në kohë moratorium) u tall disa kohë më parë me ata që kishin fobi kullat.

Të njëjtën logjikë adoptoi më pas edhe Erion Veliaj i cili duke folur për planin e ri urbanistik, theksoi se qyteti do të ndërtohej në lartësi (shiko linkun:https://youtu.be/DQ045px00NQ). Logjika e tij e re qe se meqë mungon toka atëherë qyteti duhej ngritur në lartësi.

Por ky është thjeshtë një mashtrim. Sepse problemi me Tiranën nuk është më nëse duhet zënë toka apo duhet zënë qielli?

Ai është një tjetër: A është tejmbushur Tirana dhe a ka vend më të ndërtohet në të ?

Sesa hipokrit dhe i pafytyrë është qëndrimi i ri i Veliajt e tregon edhe një fakt tjetër.

Kur ishe në fushatën elektorale (9 qershor 2015) ish kandidati për bashkinë e Tiranës mbronte tezën  e zero ndërtimeve në Tiranë. Ai tha me gojën plot, e përsëriti disa herë, se Tirana qe e tejmbushur dhe se me firmën e tij nuk do të jepej asnjë leje ndërtimi në perimetrin e Tiranës së vjetër për sa kohë që ai ta drejtonte atë (pas pak vidjoja e deklaratave të Velisë gjatë fushatës).

Pra, kur kërkonte vota, Erion Veliaj qe i ndërgjegjshëm për njerëzit që po vdesin përditë e më shumë nga ndotja, ai qe i ndjeshëm për renë e smogut që i qëndron kryeqytetit si shpata e Demokleut, ai e dinte se sot kryeqyteti ofron për çdo banor vetëm 1/7 e hapsirës së gjelbër të standartit europian.

Ndërsa tani që ka hipur në karrige ai riflet për beton dhe rokaqiej.

Prandaj me sa duke ai po tenton ta mbajë sa më të heshtur dhe sa më larg vëmendjes, krimin e ri që po i përgatitet Tiranës.

Me siguri që specialistët e mjedisit, urbanistët dhe arkitektët do të gjejnë shumë pika diskutimi kur të njihen gjerësisht me planin e plotë urbanistik dhe kur ta shqyrtojnë atë në detaje.

Por kjo pikë, ajo e plotësimit të ultimatumit të oligarkëve, për të vazhduar betonizimin, që i shkon ndesh asaj që Erion Veliaj i kishte premtuar në fushatë qytetarëve, është arsyeja kryesore se përse bashkia po mëton ta kalojë në heshtje dhe pa bujë, kushtetutën e re të kryeqytetit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

09:38 : 11/05/2025
AKTUALITET

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

09:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Ja sa burgosur votojnë në Vlorë dhe Tepelenë

09:32 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve

09:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

09:20 : 11/05/2025
AKTUALITET

Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë!

09:12 : 11/05/2025
Para

Videofakt/ Shihni kur Veliaj premtonte zero leje ndërtimi në Tiranë

TË GJITHA

E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

09:38 : 11/05/2025

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

09:36 : 11/05/2025

Ja sa burgosur votojnë në Vlorë dhe Tepelenë

09:32 : 11/05/2025

Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve

09:29 : 11/05/2025

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

09:20 : 11/05/2025

Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë!

09:12 : 11/05/2025

“Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë

09:10 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com