• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabiti makinën e plagosi policin, Krimet e Rënda lënë në burg 20-vjeçarin nga Kurbini

15:53 : 26/12/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 20-vjeçarin Aldi Lleshaj, i dyshuar për veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Vrasje e punonjësit të policisë”, në tentativë, si edhe “armëmbajtje pa leje”, për ngjarjen e ndodhur më 22 dhjetor 2016 në Laç, ku mbeti i plagosur punonjësi i policisë N. Gjergji.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton si vijon:

Në datë 22.12.2016, rreth orës 08:45’’ në lagjen Nr.3 të qytetit Laç/Kurbin, në kryqëzim të rrugëve, pranë karburant Alpet, i arrestuari Aldi Lleshaj, me një armë pistoletë (pa leje) i doli para në rrugë, ndërsa ishte në lëvizje me makinë, shtetasit M,K, që po drejtonte automjetin tip Porsche Cayenne (ngjyrë e zezë) me targa AA xxxx, dhe pasi pa se pas të dhënit shenjë që të zbriste nga makina, M.K. nuk doli nga automjeti i tij, i qëlloi atij në automjet, në pjesën e përparme, tek fshirëset e xhamit, dhe kjo bëri që shoferi të zbriste nga makina, dhe Aldi Lleshaj të merrte drejtimin e automjetit dhe të largohej me shpejtësi në drejtim të kryqëzimit të Patokut. Në ndjekje të tij, u vunë patrulla policie, ndër ta dhe policë me furgonin e policisë me targë MB xxxx AA.

Forcat e policisë arritën dhe e panë automjetin Porsche, tek po dilte nga rruga e fshatit Adriatik, për në kryqëzim të Mamurrasit, në autostradë. Forcat e policisë I dolën përpara automjetit Porsche, rreth 30 metra pa dalë në autostradë, dhe qëndruan në një largësi rreth 4-5 metra, prej tij. Këtu, vunë re se në automjet nuk kishte persona të tjerë veç drejtuesit të mjetit. Punonjësit e policisë i bënë thirrje atij të zbriste nga automjeti.

Ata panë se ai, me dorë të majtë nxori nga jashtë xhamit të automjetit armën dhe ua drejtoi atyre. Pas kësaj, ai hapi pak derën e atomjetit, dhe me armë drejtuar policëve, zbriti nga mjeti dhe doli nga pas tij, nga ku qëlloi në drejtim të policisë. Nga të shtënit me armë prej tij, u plagos drejtuesi I mjetit të policisë, me targë MB xxx AA, punonjësi i policisë N. Gjergji.Ai u godit në kokë, anës syrit të djathtë. Këtu pat të shtëna nga të dyja palët. Pas disa të shtënave, Aldi Lleshaj u largua me vrap nga pas makinës, duke i ikur policisë përreth 3 km.

Lexo edhe:

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

Disa nga punonjësit e policisë e ndoqën atë në këmbë. Të tjerë u përpoqën ti jepnin ndihmën e parë kolegut të tyre të pladosur. Nga ndjekja që iu bë të armatosurit (fjala për Aldi Lleshaj), gjatë largimit të tij me vrap, ai kthehej me trup dhe u drejtonte armën policëve, dhe qëllonte nganjëherë drejt tyre. Ai u fut nëpër ca ara. Këtu në ndihmë të policisë erdhën edhe forca të Repartit RENEA. Të gjithë bashkë bënë rrethimin e personit, në një largësi të caktuar.

Aldi Lleshaj vazhdonte të mbante armën në dorë, dhe bile edhe të qëllonte. Pas thirjeve të vazhdueshme të policisë për tu dorëzuar – pas rreth një ore, ndërsa edhe shkëmbeu zjarr me policinë, ai u plagos në këmbë. Pas kësaj ai u arrestua. Arma iu sekuestrua. Deri në këtë moment ai nuk ishte identifikuar më mirë se kush ishte. Më pas u bë e njohur se ai ishte banor i fshatit Adriatik/Kurbin, dhe se jetonte vetëm me të ëmën, pasi një vëlla e kishte jashtë shtetit, në Itali. Ai u dërgua në spital për ti dhënë ndihmën mjeksore. Në marrjen në pyetje Aldi Lleshaj nuk pranoi të jepte shpjegime për ngjarjen e verifikuar.

Me këto veprime të kundraligjshme Aldi Lleshaj, ka konsumuar elementë të veprave penale ’’vjedhje me armë’’ parashikuar nga neni 140 I kodit penal (sipas ndryshimeve meligjin nr.9686, datë 26.02.2007); ‘’vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’’ mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/b dhe 22 të kodit penal (shtuar me ligjin nr.144/2013); ‘’mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’’/në mjedise të hapura për publikun, parashikuar nga neni 278 parag. 5-të të kodit penal (sipas ndryshimeve me ligjin 98/2014);

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

14:21 : 09/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025
AKTUALITET

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025
AKTUALITET

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025
AKTUALITET

E zuri korenti duke riparuar kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, ish-trajneri lë pas dy fëmijë

13:24 : 09/11/2025
AKTUALITET

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

13:15 : 09/11/2025
Para

Mbretëresha Elizabeta II uron Krishtlindjet me fjalët e Shën Terezës

TË GJITHA

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

14:21 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025

E zuri korenti duke riparuar kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, ish-trajneri lë pas dy fëmijë

13:24 : 09/11/2025

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

13:15 : 09/11/2025

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

13:00 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com