• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ja çfarë tha ambasadori rus në intervistë para atentatit për marrëdhëniet Ruso -Turke

14:46 : 20/12/2016
në BOTA

Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov ndaj të cilin mbrëmë u krye një atentat në Ankara, para sulmit terrorist, për herë të fundit iu drejtua opinionit përmes një interviste të realizuar nga Anadolu Agency (AA), në të cilën theksoi se marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës janë gjithnjë e më intensive në të gjitha fushat. Ambasadori Karlov në intervistën e 30 nëntorit ka folur për trendin e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, duke u shprehur se bashkëpunojnë nga afër për zgjidhjen paqësore të krizës në Siri, pavarësisht dallimeve që kanë rreth botëkuptimit të kësaj krize.

Intervista u realizua me rastin e mbajtjes së takimit të parë të Grupit për planifikime të përbashkëta strategjike, për çka në Antalia ishin bërë bashkë ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve. Me këtë rast Karlov shprehu bindjen se takimi i shefave të diplomacive është i një rëndësie të veçantë për normalizimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve, si në rrafshin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal, siç është zgjidhja e krizave në Ukrainë dhe Siri.

“Siç e dini, marrëdhëniet tona dypalëshe ekonomike para rrëzimit fatkeq të avionit shënonin zhvillim të shpejtë, por pikërisht këto marrëdhënie më së shumti pësuan nga ai incident. Ne vlerësojmë se për tu kthyer në ato shifra të mëparshme do të na nevojiten dy vjet. Megjithatë, qëllimi ynë nuk është që të kthehemi vetëm te marrëdhënie më së shumti pësuan nga ai incident. Ne vlerësojmë se për tu kthyer në ato shifra të mëparshme do të na nevojiten dy vjet. Megjithatë, qëllimi ynë nuk është që të kthehemi vetëm te marrëdhëniet që kishim, por ti rrisim ato në nivele më të larta”, tha Karlov tre javë më parë.

Ai shtoi më tej se marrëdhëniet dypalëshe me Rusisë dhe Turqisë bazohen në projektet energjetike të “Rrjedhës Turke” dhe centralit bërthamor Akkuyu, për të shtuar se në rend të ditës është edhe themelimi i Fondit të përbashkët investues me të cilin dy shtetet do të konkurrojnë në vendet e treta.

Karlov gjithashtu tha se Rusia dhe Turqia bien dakord për domosdoshmërinë e vendosjes së paqes në Siri, ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e vendit, por, sipas tij ky qëllim mund të arrihet vetëm me mjete politike dhe përmes përpjekjeve të përbashkëta.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

“Jemi të qëndrimit se në procesin e paqes në Siri nuk duhet të marrë pjesë vetëm Asadi dhe qeveria, por edhe grupet të cilat i trajtojmë si opozitë e shëndoshë dhe e matur siriane. Në atë proces nuk guxojnë të marrin pjesë vetëm elementet terroriste. Mendoj se në atë kontekst edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë përpjekje, sidomos Turqia dhe Rusia”, tha Karlov në intervistën e realizuar më herët.

Në intervistën e fundit për mediat në Turqi, ambasadori rus i vrarë të hënën, tha se Rusia që në vitin 2006 filloi luftën kundër organizatës terroriste FETO, (struktura paralele në shtet) e cila është përgjegjëse për tentativën e grushtit të shtetit të dështuar më 15 korrik në Turqi. Duke rikujtuar se vite më parë në Rusi janë ndaluar të gjitha shkollat dhe institucionet e lidhura me FETO­n në krye të së cilës është Fethullah Gylen, Karlov tha se Rusia ka dënuar fuqishëm përpjekjen e grushtit të shtetit në Turqi.

“Natën e 15 korrikut ne nuk kishim asnjë dilemë se kush duhej përkrahur sepse përgjigja është më se e qartë. Presidenti i shtetit tonë, Putin, bisedoi me homologun e tij të nderuar Erdoğan dhe ishte ndër liderët e parë botëror i cili i ofroi atij përkrahje të plotë”, ka shtuar ai në intervistën e tij.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025
BOTA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025
AKTUALITET

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025
BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025
AKTUALITET

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025
Para

Historia rrëqethëse/ Prindrit ikin në dasëm, vëllai përdhunon motrën e vogël (FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com