Jozefina Topalli bën një tablo të zymtë të gjendjes në Shqipëri. Deputetja demokrate deklaroi në seancën e sotme duke u bazuar në raportet e institucioneve ndërkombëtare se të ardhurat për frymë në Shqipëri kanë ngrirë duke u rritur vetëm me 1%.
“Fukaralleku eshte ul kembekryq ne vendin tone, kudo, ne cdo qytet, ne cdo bashki, ne cdo zone nga Vermoshi ne Gjirokaster, nga Kavaja ne Diber”, tha ajo.
Topalli theksoi se papunesia eshte drama me e madhe e diteve te sotme ndërsa burgjet edhe ato shqiptare edhe në Europë janë mbushur me të rinj shqiptarë.
“Pas pothuaj 4 vitesh, si në një roman të Alexandre Dumas, muskëtierët e rilindjes se nje milion shuplakave rrijnë ulur mbi një pejsazh rrenojash…. qe refuzojne ta shohin”, deklaron Topalli.
FJALA E PLOTË
Sipas “Eurostat”-it, Shqipëria është vendi i dytë më i varfër në Europë, me të ardhura për frymë vetëm sa 30 për qind e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. Në vitin 2015, nivel më të ulët mirëqenieje sesa ky kishte vetëm Bosnja, ku të ardhurat ishin sa 28 për qind e mesatares së BE-së, ndërsa në të gjitha vendet e tjera standardi i jetesës është më i lartë.
Por niveli i ulët i të ardhurave nuk është shqetësimi i vetëm. Kriza ekonomike ka ndaluar përafrimin e mirëqenies së Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Sipas “Eurostat”-it, nëse nga viti 2004 deri në 2010-en të ardhurat për frymë në Shqipëri ndaj mesatares së BE-së u rritën me 10 pikë përqindjeje, pas vitit 2010 ato thuajse kanë ngrirë duke u rritur me 1%. Personalisht nuk pres Eurostatin te me krijoje nje ide mbi situaten ekonomike.
Besoj se njelloj eshte dhe per ju.
Per cilindo qe nuk njeh vetem lagjet luksoze te Tiranes nje gje eshte e dukshme:
Fukaralleku eshte ul kembekryq ne vendin tone, kudo, ne cdo qytet, ne cdo bashki, ne cdo zone nga Vermoshi ne Gjirokaster, nga Kavaja ne Diber.
Zgjohen ne mjes dhe nuk kane ku te shkojne, nuk kane pune e nuk kane per pasoje rroge e te ardhura. Dhe kjo rutine e trishte e perditshme e pamundesise dhe heqjes se shpreses ka bere gri, pa ngjyre diten e ditet e shumices.
Papunesia eshte drama me e madhe e diteve te sotit, duke renduar mbi cdo moshe;
por duke rrenuar shpresen e te ardhmen kryesisht me shume tek brezi i ri, qe duket si nje brez i djegur; e qe per alternative kane vetem largimin nga vendi, kur nuk i del loteria amerikane.
Ata ikin jashte per “pune”.
Pune ne thonjeza se edhe andej nuk ka pune per te tjeret, e aq me pak per ata qe nuk kane letra.
Pune quajne drogen…
Pa mbrojtje, ne dhe te huaj, pa te ardhura, pa asnje mundesi ata zhyten ne punet e keqia te droges… pa e menduar gjate se ajo ka vetem nje fund… ku burgu do ishte finalja me pak e keqe.
E per rrjedhoje te rinjte shqiptare perbejne numrin nder me te larte qe mbushin burgjet e botes…
dhe tani perpiquni te imagjinoni dhimbjen e ankthin e nenes per te birin, hallin e prindit, dhimbjen motres per vellain, vajzes per te dashurin ne qelite e botes.
Nderkohe burgjet tona jane po ashtu te stermbushura; dhe ne nuk ndalim pak hapin per te pyetur se pervec rasteve te krimeve te renda aty jane me te varferit qe kane humbur ne rrugen e gabuar sepse jeta e ne, politika, nuk i kemi ditur per ti dhene mundesi per te zhvilluar aftesite pozitive.
Shumica e tyre jane ne burg per hashash;
por jane ata qe paguhen si skllever nga shefat per ta mbjellir e kultivuar ate.
E bejne per te marre nje rroge qe te mbajne frymen;
nderkohe qe boset e tyre jane lart sh lart.. te “nderuar e admiruar” per parate qe konsumojne e postet qe zoterojne.
Ka nje mjerim te shumefishuar ne territorin tone- kolege te mi; ka krim ; ka vrasje; ka
droge si kurre me pare.
Dhe per te pa ndjeshmit mjaftojne te degjojne edicionet e lajmeve.
Shumica e kronikave fillojne e mbarojne me: vrasje, mafie, droge, vetevrasje, trupa te pajete; kriza familjare; dhune e tmerrshme, e nuk po vazhdoj me te.
Ky vend eshte zhytur ne deshperim.
Shoqeria duket si e mpire, si ne depresion nga e keqja qe e rrethon;
sepse pushteti ka deshtuar per t’i dhene minimumin e mbijeteses…ka deshtuar per ti dhene nje rreze te vogel shprese;
ka harruar se ka per detyre interesin publik;
Ka deshtuar ne detyren per te pajtuar meritën dhe nevojën, sigurinë dhe demokracinë, mbrojtjen sociale dhe bilancet e shëndoshë.
Ka Deshtuar per te treguar nje rruge te rritjes sic e kishte premtuar.
E nderkohe qe ata duan nje vend pune vulgariteti i luftes politike te pushtetit ka krijuar neveri .
Njerezit presin rritje rrogash, presin hapje vende pune, presin te rriten pensionet , te rritet ndihma ekonomike, ndihma sociale, te ulin taksat qe i kane te pamundur ti perballojne…por jo… pushteti ka tjeter axhende; ndersa ketu ben demagogji.
Nuk ka nevoje as per statistika, as per raporte, as per shifra e aq
me pak per fjalime demagogji per te lexuar deshperimin e familjeve shqiptare.
Pas 4 vitesh, si në një roman të Alexandre Dumas, moskëtierët e rilindjes se nje milion shuplakave rrijnë ulur mbi një pejsazh rrenojash…. qe refuzojne ta shohin.
Qeveria ka bere premtime qe nuk mund ti mbante.
Nuk ka penguar rritjen e pabarazise sociale.
Politika ka nenvleftesuar per shkak te nje ndergjegjw te keqe politike ..edhe bazen e partise se tij ,qe e shohin vehten viktima te keqkuptuara.
Rezultati eshte shkatrrimtar:
shkeputje nga realiteti i idhte.
Eshte e veshtire ti pergjigjesh pyetjes nese politika do dije te ngrihet apo rrezikon te pershkoje gjithe shkretiren, jo domosdoshmerisht me nje fund te lumtur.
“Udheheqja” eshte kthyer ne hijen e vehtes.
Vete poitika eshte ne krize udheheqje, permbajtje, mbeshtetje.
Politika po pergatitet te perballet me Kepin e shpreses se mire me zgjedhjet e 18 qershorit pa e kuptuar se:
Mbrrin nje moment kur behet urgjente nje rev qe te rishikoje cilesine e rolit publik.
Ne jemi ne krize , ne krize te thelle ekonomike, politike e sociale – por refuzojme ta lexojme.
Shqiperia humbi shansin edhe te hapjes se negociatave dhe kjo eshte nje gjynah qe ka filluar me refuzimin e votimit te tre ligjeve 4 vite me pare e vazhdoi me kriminalizimin e administrades dhe kthimin e gjithe vendit ne super lazarat.
Eshte nje prej ligjeve themelore te historise- thoshte stefan cvajg tek “bota e djeshme” ajo qe i pengon bashkohesit te dalloje levizjet e medha. qe percaktojne epoken e tyre.
Dhe ne nuk mund te shkepusim vehten nga ajo qe po ndodh pertej nesh:
Brexit, zgjedhje e Trumpit – qe Kissinger e pershkruan si” pa dyshim nje personalitet qe nuk ka precedent ne historine moderne te US”.
kriza e emigrazionit; kriza humanitare,, , Syria, fryma e vullkanizuar në abstenim apo të tërhequr prej sirenave të alternativave ekstreme apo atyre kundër sistemit, si në të majtë edhe në të djathte flasin per nje ndryshim te mundshem te rendit te ri boteror.
Duke u kthyer tek punet tona-
Kur i drejtohem qeverise nuk e bej as me urrejtje as me percmim.
E bej per detyre perfaqesimi te atyre qe nuk jane ketu .
E bej per friken qe para shoh tek politika e sotme-ne pershkallezimin e privimit nga bujaria dhe skrupujt e gadishmeria per cdo meskinitet;
Une nuk kam kohe per tu ankuar. Une bej presion.
Une kam vetem fjalen dhe bindjen se ndryshimi nuk vjen duke pritur.
Une jam optimiste se sic thoshte Hellen keller:
” Optimizmi eshte besimi qe te con ne arritje. Asgje nuk behet pa shprese e konfidence”
Te nderuar qytetare:
Ju mund te keni nje jete jo gjithmone te lehte ju nuk keni per te qene gjithmone te zotet me zgjidh gjithe problemet e botes per njehere;
por mos nenvleftesoni rendesine qe mund te keni, sepse historia na ka mesuar se kurajoja mund te jete ngjitese dhe shpresa ben jeten!