• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjenevë, vdekja e shqiptarit nga gara e çmendur me makina

08:37 : 15/12/2016
në AKTUALITET

Ditët e fundit po zhvillohet një gjyq në Gjenevë për ngjarjen dramatike në lagjen “Charmilles” që i mori jetën një shqiptari, baba i fëmijëve të mitur. Në nëntor të viti 2013, një garë e çmendur e dy makinaveve pati tronditur banorët e Gjenevës. Rreth orës 22:30, mu në qendër të qytetit, dy makina kaluan me një shpejtësi marramendëse, duke shtypur në mënyrë fatale, qytetarin S. D. nga Rahoveci dhe duke e lënduar rëndë bashkëkombësin e tij. Përveç këtyre dy shqiptarëve, e pësuan keq edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodheshin në një makinë tjetër, pasi u goditën nga makina e garuesve.

Albinfo.ch mëson sesi po zhvillohet procesi gjyqësor që po mbahet në Gjenevë. Pse? Sepse pas vdekjes së prindit, i akuzuari në gjyq pohon se është kërcënuar nga kosovarët. Dy shoferët e kanë hedhur poshtë akuzën se po bënin gara, duke shprehur keqardhje për aksidentin fatal që shkaktoi vdekjen e një kosovari dhe lëndime të rënda të shoqëruesit të tij.

Ditën e parë të gjykimit të tyre, të dy shoferët të akuzuar për garën vdekjeprurës në rrugën “Lyon” mohojnë faktin se ishin të angazhuar në një garë gjatë natës së 13 nëntorit 2013.

I akuzuari «D», 26 vjeç me BMW-në e tij vrau një baba dhe shkaktoi lëndime të rënda për mikun e këtij të fundit. Të dy viktimat ishin duke kaluar rrugën në vendkalim për këmbësorë kurse «S», 22 vjeç, ngiste makinën e tij “Subaru” dhe kishte ikur pa u ndalur fare për t’u munduar të shpëtonte jetën e viktimave.

Dje ishin vetëm tre të pandehurit në bankën e të akuzuarve në procesin gjyqësor në fjalë. Fillimisht ata ishin katër. Pronari i makinës BMW, i cili ishte pasagjer në garën e lartpërmendur, ishte gjithashtu i akuzuar «për vrasje me dashje indirekte». Por kjo akuzë është tërhequr nga prokurori Holloway në muajin shtator. Në të njëjtën kohë, procedura kundër tij është ndarë nga ajo e fajtorëve kryesorë.

Lexo edhe:

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

Pra, i katërti i akuzuar është shpallur në fillim të nëntorit nga Gjykata e Policisë së Gjenevës fajtor për faktin se kishte lyer (duke falsifikuar shpejtësitë) e BMW-në. Por, atij gjithashtu i është dashur të përgjigjet për shkelje të ligjit për armë. Disa muaj pas aksidentit, gjatë një kontrolli të trafikut afër qytetit Nyon, në vitin 2014, ai u arrestua ndërsa po ngiste një makinë. Me të ishte miku i tij i fëmijërisë, shoferi i BMW-së, i akuzuari kryesor i garës në lagjen “Charmilles”. Në këtë automjet policia e Vaud-it pati gjetur një armë. Një revolver me markë EKOL VIPER, 2.5, kalibër 9 mm, e marrë në Itali dhe e importuar ilegalisht në Zvicër.

Pse? Sipas shoferit, ai e kishte blerë këtë armë për shkak se kishte frikë. Pas aksidentit fatal, i pandehuri shpjegon se kishte marrë kërcënime, veçanërisht ksa ishte në burg, nga njerëzit e zemëruar nga vdekja tragjike e këmbësorit kosovar (baba i tre fëmijëve) dhe nga lëndimi i mikut të tij.

Gjykata policore e ka dënuar pronarin e makinës BMW për shkak se ka falsifikuar makinën e tij (vepër që përbën shkelje të ligjit LCR dhe Urdhëresës për kërkesat teknike për automjetet rrugore) si dhe për shkelje të ligjit për armë. Ai është dënuar me kusht me 90 ditë gjobë (40 franga në ditë) dhe një gjobë të menjëhershme prej 1’360 frangash. Gjykatësja ka vendosur të konfiskojë  BMW-në dhe shkatërrimin e armës. Avokati i të pandehurit (Yael im Hayat Palumbo dhe Guglielmo) ka bërë apel.

Për t’u rikthyer në shqyrtim gjyqësor, nëna e D., shoferi i BMW-së gjatë mbrëmjes tragjike, tha se djali i saj kishte bërë një “gabim të madh dhe që ai e pranonte”. E mërzitur pa masë, ajo shpjegoi se që nga nata e aksidentit familja e saj ka jetuar një “makth”. Ajo nuk e kupton se si djali i saj, “një fëmijë i mrekullueshëm”, që nget makinën me shumë kujdes, mund të shkaktojë një fatkeqësi të tillë. “Ai më thirri dhe me tha: “Nënë, kam vrarë dikë, por unë nuk doja një gjë të tillë. Unë nuk mund të besoja atë … “, shprehet ajo duke qarë. Në audiencë, babai i “D” qanë gjithashtu. Në vaj u fundosën edhe të pandehurit, të cilëve avokatët u shpërndanë facoleta.

Në gjyqin e tyre të së mërkurës prokurori kërkoi që të pandehurit të shkojnë në burg. Prokurori Adrian Holloway ka kërkuar të mërkurën dënimin me gjashtë vjet burgim kundër dy të rinjve. Për prokurorin, i akuzuari duhet të jetë dënuar për “vrasje me dashje indirekte”.

Faji i kryer nga dy garuesit, të moshës 26 dhe 22 vjeç respektivisht, është jashtëzakonisht serioz dhe ka pasur pasoja dramatike, theksoi Z.Holloway. Prokurori u tha gjykatësve të Gjykatës Penale në Gjenevë se ai nuk kishte asnjë dyshim se shoferët e pamatur ishin duke bërë gara, pavarësisht nga mohimet e tyre.

Z.Holloway ka kërkuar një dënim prej 180 ditësh me gjobë kundër shoferit të “Subaru”-s, 21-vjeçar, për shkak se nuk është ndalur për të dhënë ndihmën e tij. Gjykimi vazhdon sot, ku do të paraqiten argumentet e parashtresat e avokatëve mbrojtës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025
SPORT

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025
AKTUALITET

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:32 : 22/07/2025
AKTUALITET

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025
BOTA

I zhdukur pas uraganit Harvey, qeni gjendet 8 vjet më vonë 480 km larg shtëpisë

22:25 : 22/07/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-policët e burgut të Reçit prej muajsh pa “pagesë kalimtare”

22:20 : 22/07/2025
Para

Rikthehen shpresat për evakuimin paqësor të rebelëve në Alepo

TË GJITHA

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:32 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025

I zhdukur pas uraganit Harvey, qeni gjendet 8 vjet më vonë 480 km larg shtëpisë

22:25 : 22/07/2025

Denoncimi/ Ish-policët e burgut të Reçit prej muajsh pa “pagesë kalimtare”

22:20 : 22/07/2025

“Ekonomia shqiptare në rrugë të rrezikshme”, Shehu: 90% e parave të pista përfundojnë në ndërtim

22:14 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com