Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Korçës ku djali i tezes ka përdhunuar kushërirën e tij dhe më pas ka ardhur në jetë edhe një fëmijë.
Kasandra Senimllari nga fshati Gjonomadh ka rëfyer se është përdhunuar nga djali i tezes, Lisandër Lato, ndërsa vajza e vogël e ardhur në jetë ndodhet në Shtëpinë e Fëmijës në qytetin e Korçës.
Në denoncimin e emisionit “STOP”, vetë Kasandra tregon momentet kur është përdhunuar nga kushëriri i saj, që vetë ajo e konsideronte si vëlla. Ajo i ka kërkuar ta ndihmojë, pasi një djalë e ngacmonte në Facebook, por më pas ai ka zgjedhur ta përdhunojë atë.
Këtë histori nuk e vuan sot vetëm Kasandra, por edhe familja e saj dhe në të ardhmen edhe vetë vogëlushja, e cila merr kujdes në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë.
Sa vjeç jeni?
18-vjeçe.
Është shumë e vështirë që të pyetet për këtë se çfarë ty të ka ndodhur, por a mund të na tregosh?
Jam e abuzuar nga kushëriri im, emri i tij është Lisandër.
Çfarë e ke?
Djali i tezes, e kisha si vëlla. Ai ka abuzuar me mua, më ka përdhunuar dhe më ka lënë shtatzënë. Nga ai përdhunim kam lindur një vajzë.
Sa vjeçe është vajza?
Dy muajshe dhe tani bën tre. Vajzën nuk e kam me vetë e kam në Shtëpinë e Fëmijës. Personi që ka abuzuar me mua gjendet akoma i lirë. Ka qenë Dhjetor, e kam marrë kushëririn në telefon dhe i kam thënë që mund të më ndihmosh, sepse më bezdis një djalë në Facebook. Ai më ka thënë që do vij, por pak më vonë, se kam njerëz tani. Ka ardhur në darkë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që hape derën.
Sa ishte ora?
Nuk e di orën sa ishte.
Po familjarët ku ishin?
Po flinin. Kam qenë nga dhoma tjetër, dera ishte e blinduar dhe nuk dëgjohet. Kur kam hapur derën jemi ulur në divan dhe i kam dhënë telefonin. Ai tekefonin njëherë e hapte njëherë e mbyllte. I kam thënë që mere dhe thuaji që të më lërë rehat. Jo prit më thoshte mua. Filloi të më afrohej, njëherë më prekte nga flokët, njëherë nga këmbët, pastaj e imagjinoni vetë se çfarë më ka ndodhur. Më ka mbyllyr gojën që të mos flisja. Pasi ndodhi kjo, u mata të shkoja nga dhoma e mamit që t’i tregoja për atë që më ndodhi, por sërish kthehesha se kisha frikë. Kisha frikë që nuk do të më besonin për atë që do t’i tregoja.
Po pse e ka mbajtur kaq të fshehtë dhe nuk ia ke treguar familjes?
Ai më kërcënonte, më mbante thikën në fyt. Një vëlla kam tani e kam në shkollë. Më thoshte që nëqoftëse do të tregosh do t’i pres duart, këmbët, fytin do të vras fare.”
Mamaja e Kasandrës tregon, së foshnjën e ardhur në jetë nuk di sesi ta thërrasë, si vajzën e vajzës apo mbesën e nipit?
“Ju kur e morët vesh që vajza juaj ishte shtatëzënë me nipin tuaj?
Unë e mora vesh në datën 24 korrik. I tha vajza ti më ke lënë shtatëzanë dhe pres një fëmijë nga ty. Unë mbeta e shtangur në vënd. Ime motër thoshte Kasandra të keqen tezja thuaj që nuk është e vërtetë.
Po fëmija ku është tani?
Në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë. Kam vajtur e kam parë. Nuk më vjen mirë, por edhe unë jam në disa kushte që nuk kam si të bëj, keq për atë më vjen (vajzën), por edhe për të (foshnjen). Burrin se shoh dot, atë po ashtu… Jam shumë e prekur. Si t’i them unë të keqen nëna, kujt t’i them? Çupës së nipit? Deri dje unë i thoja atij të keqen tezja, tani t’i them çupës së nipit të keqen nëna? Nuk e bëj dot…”
Ndërkohë familjarët kanë kërkuar, që të bëhen analizat e ADN-së, për të nxjerrë të vërtetën në dritë, por duket se do të vonojë ende. Prej 3 muajsh foshnjes i është marrë analiza e ADN-së, por nuk rezulton kjo edhe për babain e pretenduar.
“Çfarë iu është thënë në prokurori dhe polici?
Kemi shkuar disa herë në prokurori dhe i kam kërkuar të drejtën time. Prokurorja më ka thënë që pritet ADN – ja, që të dali e drejta.
Po pse po vonon?
Nuk e di! Njëherë më thanë që ADN – ja mund të vonojë edhe dy muaj apo tre ose gjashtë muaj. I kam shkuar çdo javë për të pyetur për ADN – në. Hërën e fundit ka shkuar babai im më vajzën dhe ata i kanë thënë, që nuk ka lëng. Ky lëng vjen nga Italia i kanë thënë, por vonohet. Nuk e di nëse është e vërtetë apo gënjejnë e dinë ato. “
Kasandra ka tentuar dy herë të vetëvritet gjatë shtatëzanisë, duke pirë medikamente të ndryshme. Ajo është paraqitur pranë Spitalit të Korçës, në Urgjencë. Por çfarë është regjistruar në këtë spital? Në fakt nuk është regjistruar asgjë.
Ndërsa kushëriri Lisandër Lato, është i lirë, pavarësisht marrëdhënies incestuale me të mitur. “STOP” arriti të gjejë Lisandrin dhe ky i fundit u detyrua të pranojë raportin intim me kushërirën e mitur, por sipas tij gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës.
“Si ndodhi?
Kam kryer marrëdhënie, por jo me dhunë.
Me vajzën e tezes?
Po ashtu erdhën rrethanat.
Pra ti pranon që fëmija është i yti?
Nuk e di, nuk jam i sigurt për këtë.
Prisni ADN – në?
Po.
Ju e pranoni që keni kryer marrëdhënie me të?
Po e kam pranuar që kur erdhi këtu në shtëpi me të atin. Ajo me 25 korrik më tha mua që jam shtatëzënë, se nuk dija gjë. Po të më kishte thënë që në muajin e prarë mund të kisha bërë diçka, por tani çfarë ti bëj unë.
Po nëse dalin rezultaet e ADN -së, që ti je babai çfarë do të bësh?
Çfarë do bëj, unë s’kam çfarë të bëj. Jam pa punë.
Ti je edhe i martuar?
Po.
Keni pasur probleme?
Po kemi pasur se babai i saj ka kërkuar ta ndajë me mua, por çfarë faji ka ajo nga ajo që ndodhi?”