• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kastriot Dervishi: Operativi i sigurimit Kristaq Pleqi persekutor, del në qindra dokumente

09:24 : 13/12/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar dje një “replikë” të tij me një prej ish-punonjësit e Sigurimit të Shtetit. Dervishi thotë se në postën e tij elektronike kishte gjetur një mesazh nga Kristaq Pleqi, ish-operativ i devotshëm i Sigurimit famëkeq.

“Po kur je futur dhe ti në radhët e historianëve, mos ngeltë njeri pa u bërë” i shkruante Pleqi, Dervishit në “Facebook”.

Por, nuk ka vonuar përgjigjja e historianit. “Shyqyr Zotit, nuk kam qenë operativ Sigurimi dhe as i rekrutuar prej tyre. As anëtar partie. Nuk ka kënaqësi më të madhe të mos jesh pjesë e fëlliqësirave që, përveçse parazitë dhe persekutorë, nuk dinin punë tjetër të bënin”, i ka kthyer përgjigje Dervishi, Pleqit. Fotografinë e mesazheve, Dervishi e ka publikuar në “FB”, shoqëruar me shënimin e mëposhtëm, të cilin “Gazeta Shqiptare” po e sjell të plotë.

Një përgjigje të hapur persekutorit Kristaq Pleqi
Këto ditë, gjatë një “remonti elektronik”, vura re se krahas shumë mesazheve anonime, në rraqet e postës sime elektronike të “FB” ndodhej një mesazh i palexuar, i shkruar nga ish-punëtori operativ të Sigurimit të Shtetit, Kristaq Pleqi, të cilin po e bashkëlidh.

Pleqi ishte i shqetësuar se nuk isha “emëruar” historian nga partia e tij dhe me këtë rast po shfrynte dufin në rrjetin social. Po i kthej një përgjigje publike Pleqit, emrin e të cilit besoj se e njohin shumë mirë të përndjekurit politikë që kanë pasur “fatin” të jetojnë në Lushnjë, por edhe në zona të tjera ku Pleqi pati mundësinë të lëshojë ligësinë e tij.

Lexo edhe:

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

Me sa kuptova, ish-operativi i devotshëm i diktaturës jeton në SHBA, pikërisht në shtetin që ka sharë e mallkuar gjatë gjithë jetës së tij si persekutor. Duke harruar porositë e partisë dhe shokut Enver, shoku Kristaq e kishte amerikanizuar emrin e tij, ndërsa shkollën e Saukut e zëvendësonte me një kurs amerikan. Emrin e tij si persekutor e kam lexuar në qindra dokumente. E kam njohur si punëtor të devotshëm partie i specializuar për të “kontrolluar, përpunuar dhe goditur armikun e klasës”. Pleqi (është nga Voskopoja e Korçës, i datëlindjes 17.2.1953), për shumë vite ka shërbyer si punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit, sidomos në rrethin e Lushnjës (fshatrat Gradishtë, Plug, Savër, Gjazë, Grabian dhe Rrapëz), duke vigjiluar e treguar përkushtim komunist mbi të përndjekurit politikë.

Ndërsa jeta ime e deritashme është e kaluar me mijëra orë në biblioteka e arkiva, jeta e Kristaq Pleqit është e kaluar duke u bërë keq njerëzve. Kristaqi ruante të internuarit të mos kalonin zonën e banimit, që ishte zakonisht ndonjë vijë kanali apo shenjë mullari. Kristaqi dhe shokët e tij ndiqnin të lindurit në internim “si agjentë të zbulimit italian”, “zbulimit grek” apo “zbulimit amerikan”.

Gjithë puna e Kristaqit dhe shokëve të tij konsistonte në nxirjen sa më shumë të jetës së personave që ishin të internuar apo të përcaktuar si “armiq të klasës”. Këta përdornin lloj-lloj mjetesh e presionesh dhe e quanin trimëri të madh kur në kushte të tilla rekrutonin “me material shtrëngues”, ndonjërin prej tyre.
Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që i kam shkaktuar trazim emocional Pleqit dhe uroj që të mos vijë kurrë dita të më lavdërojnë persekutorët.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025
BOTA

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025
AKTUALITET

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025
Para

Olta Gixhari në vend të Bleona Qeretit?

TË GJITHA

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025

Kursi i Euros ulet sërish poshtë 98 lekëve, ja faktorët që kanë ndikuar

14:05 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com