• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alarmi në spitalin e Lushnjës, nuk ka më gjak për 200 pacientët me talasemi

21:37 : 13/12/2016
në AKTUALITET

Banka e gjakut në spitalin e Lushnjës ka mbetur pothuajse bosh, duke rrezikuar seriozisht jetën e rreth 200 të sëmurëve me talasemi, të cilët nuk plotësojnë nevojën për transfuzion. Situata kritike është agravuar nga dita në ditë që pas ndërprerjes së pagesave për dhurim gjaku.

Veç faktit të mungesës së gjakut, pacientët janë të detyruar të sorollaten nga një spital në tjetrin për të marrë shërbimin. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në spitalin e Lushnjës, ku mësohet se banka e gjakut në këtë institucion shëndetësor u shërben mbi 200 pacientëve me talasemi, të cilët nuk janë vetëm nga Lushnja dhe rrethinat e saj, por dhe nga Berati, Mallakastra, Elbasani, Kavaja dhe Fieri. Sipas nevojave, pacientët marrin gjak 1 ose 2 herë në muaj.

Mjekët theksojnë me keqardhje se në muajt e fundit ka rënë ndjeshëm numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut, edhe për faktin se tashmë nuk lejohet më “dhurimi me pagesë”. Mungesa e flakoneve të gjakut shkakton probleme serioze te të sëmurët, ndaj mjekët dhe të sëmurët japin alarmin. “Vajza ime e ka jetë të dytë. Kjo pasi është e theksuar mungesa e gjakut në spitalin e Lushnjës. Shumë herë kam ardhur me të dhe nuk ka mundur të marrë transfuzionin. Ajo vuan nga talasemia, por edhe nga komplikacione të tjera”, thotë një prind nga Berati. Më tej, ai shprehet se ilaçet u janë caktuar t’i marrin në Tiranë. “Nuk kemi mundësi ekonomike të shkojmë në Tiranë, të paktën të gjendet zgjidhje e t’i marrim në Lushnjë”, shton ai. Edhe mjekët e pranojnë vështirësinë për plotësimin e nevojave me gjak. Dr. Mehmet Xhindoli thekson se situata është kritike.

“Çdo vit kemi marrë rreth 2500 njësi gjaku, por nevojat janë për 3500 të tilla”, thotë mjeku Xhindoli. Edhe mjekja laborante, Arjana Zaka, pranon se gjendja është mjaft shqetësuese. “Nuk ka gjak mjaftueshëm për plotësimin e nevojave të të sëmurëve me talasemi. Ka raste kur ata vijnë në spital dhe largohen pa kryer transfuzionin. Në këtë moment i gjithë mllefi i pacientëve bie mbi ne, por duke e ditur gjendjen, jemi të detyruar t’i mirëkuptojmë”, thotë Zaka.

Ndërsa në Qendrën Kombëtare të Gjakut në Tiranë marrin transfuzionin rreth 300 pacientë talasemikë. Mjekët theksojnë se bashkëpunojnë edhe me bankat e tjera të gjakut, por fillimisht plotësojnë nevojat për Tiranën. “Kur bankat e gjakut të rretheve bëjnë kërkesë për të marrë flakonë gjaku, ne ato që teprojnë ua japim. Duhet theksuar se rreth 1% e popullsisë dhuron gjak, por për të plotësuar nevojat duhej të ishte dhurues gjaku 2% e popullsisë”, shpjegon QKGJ-­ja.

Lexo edhe:

Dalin rezultate të tjera nga votimi elektronik në Vorë, si janë shifrat

Patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia, Erion Braçe: Janë shokët e mi

Kurse kreu i shoqatës së të sëmurëve me talasemi Musa Zeneli shprehet se pasojat mund të jenë fatale për të sëmurët me talasemi nëse ata nuk furnizohen me gjak sipas nevojave shëndetësore që kanë. “Këta të sëmurë kanë nevojë për transfuzion gjaku të paktën një herë në 20 ditë. Për fat të mirë apo të keq unë jam anëtar i komisionit ‘për gjetjen e strategjisë për grumbullimin e gjakut’ dhe po ju them se Ministria e Shëndetësisë, që nga 2012 është mbledhur 2 herë.

Ata nuk kanë më frikë as nga Zoti dhe as nga ligji. Ministria duhet të bëjë më tepër fushata sensibilizuese. Këto partitë politike, në vend që të organizojnë takime, duhet të bëjnë thirrje për dhurim vullnetar”, shprehet Zeneli. Për plotësimin e këtyre nevojave, grupi i mjekëve të Lushnjes punon duke lëvizur edhe në rrethe të tjera për të siguruar dhurime gjaku. Kriza e vazhdueshme që përfshin të sëmurët me talasemi në Lushnjë mund të kapërcehej nëse çdo person i rritur, i shëndetshëm, do të dhuronte gjak qoftë një herë në vit, por siç duket ne ende nuk jemi ndërgjegjësuar mjaftueshëm se përmes dhurimit të gjakut mund të shpëtojmë një jetë, pavarësisht se për ne nuk do të kishte asnjë efekt anësor dhe asnjë problem shëndetësor.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dalin rezultate të tjera nga votimi elektronik në Vorë, si janë shifrat

20:38 : 11/05/2025
AKTUALITET

Patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia, Erion Braçe: Janë shokët e mi

20:33 : 11/05/2025
AKTUALITET

Mospublikimi i rezultatit të votimit elektronik, Celibashi: Na i kërkoi vetë PD-ja, ja arsyeja

20:24 : 11/05/2025
AKTUALITET

Ky është rezultati i vetëm një kutie në Vorë, vërtetohen denoncimet për Gonxhen

20:14 : 11/05/2025
AKTUALITET

Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte

20:04 : 11/05/2025
AKTUALITET

KQZ bllokon publikimin e menjëhershëm të rezultatit të votimit elektronik në Vorë

20:02 : 11/05/2025
Para

Hapja e negociatave, Blushi: Kush mban përgjegjësi për takimin që shtyu BE

TË GJITHA

Dalin rezultate të tjera nga votimi elektronik në Vorë, si janë shifrat

20:38 : 11/05/2025

Patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia, Erion Braçe: Janë shokët e mi

20:33 : 11/05/2025

Mospublikimi i rezultatit të votimit elektronik, Celibashi: Na i kërkoi vetë PD-ja, ja arsyeja

20:24 : 11/05/2025

Ky është rezultati i vetëm një kutie në Vorë, vërtetohen denoncimet për Gonxhen

20:14 : 11/05/2025

Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte

20:04 : 11/05/2025

KQZ bllokon publikimin e menjëhershëm të rezultatit të votimit elektronik në Vorë

20:02 : 11/05/2025

Sherri në Pogradec/ Policia arreston dhe dy nipërit e Luan Tollozhinës, në kërkim 4 të tjerë

19:56 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com