Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të dytë të Champions League. Nga selia e UEFA-s, dolën çiftet e 16 skuadrave që u kualifikuan gjatë turit të grupeve.
Shorti i hedhur ka sjellë mjaftë duele interesante në garën kryesore të klubeve evropiane.
Përballjet
Sevilja – Lestër Siti
PSG – Barcelona
Bajer Leverkusen – Atletiko Madrid
Porto – Juventus
Bajern Mynih – Arsenal
Benfika – Borusia Dortmund
Real Madrid – Napoli
Mançester Siti – Monako