• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

PD: Rama ka bllokuar reformën, kërkon të shkojë në zgjedhje me krim e para të pista

14:21 : 10/12/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar reformën zgjedhore dhe se do të shkojë në zgjedhje me krim dhe para të psta. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se platforma e PD është depozituar që me 17 maj dhe i jep zgjidhje problemit të zgjedhjeve, por pavarësisht kësaj kjo qeveri ka sabotuar në mënyrë të qëllimshme procesin e reformës zgjedhore.

“Partia Demokratike ka prezantuar që më 17 maj të këtij viti një platformë të plotë për Reformën Zgjedhore. Eshtë një platformë e cila trajton në mënyrë shteruese të gjitha shqetësimet e rënda konstatuar OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias në zgjedhjet e fundit dhe që janë të domosdoshme për tu trajtuar në mënyrë që zgjedhjet e 2017 të jenë të lira dhe të ndershme. Eshtë një platformë e cila ka marrë vlerësimin më të mirë dhe më të madh nga partnerët ndërkombëtarë dhe për rrjedhojë, nga 17 maji e deri më sot, po bëhen 7 muaj gjatë të cilave maxhoranca, Edi Rama, kjo qeveri ka sabotuar në mënyrë të qëllimshme procesin e reformës zgjedhore vetëm e vetëm që të vijmë në këtë pikë ku janë dekretuar zgjedhjet, ka filluar procesi i hartimit të listave, procese të tjera zgjedhore dhe asgjë, si asnjëherë më pare, në qeverisjen e Edi Ramës nuk është bërë për reformën zgjedhore edhe pse zgjedhjet janë tek porta”, deklaroi Bylykbashi.

Sipas tij, platforma e Partisë Demokratike ka kërkuar në mënyrë shumë të qartë të kriminalizohet shitblerja e votës, të merren të gjitha masat që kjo të bëhet e pamundur dhe një nga këto masa do të ishte votimi elektronik dhe identifikimi biometrik i zgjedhësve.

“Pikërisht për të bllokuar këtë, e bllokoi procesin e reformës zgjedhore. Kemi kërkuar financim 100% nga burime shtetërore të partive politike dhe fushatës zgjedhore për të hequr korrupsionin zgjedhor që vjen nga paraja e krimit dhe korrupsionit qeveritar. Kemi kërkuar një numër masash të tjera që garantojnë barazinë në media dhe zhdukin problemet që OSBE-ODIHR-i ka konstatuar”, u shpreh më tej ai.

Bylykbashi paralajmëroi se nëse platforma e paraqitur nga Partia Demokratike nuk merret në shqyrtim urgjentisht pa vonesa të mëtejshme nuk ka asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 Qershor të vitit të vjen.

Lexo edhe:

Operacioni në Elbasan/ Identifikohet një tjetër i shoqëruar, mik me Emiljano Shullazin (Emri)

Kontrabanda e naftës në Durrës, SPAK dërgon për gjykim 11 persona, mes tyre edhe një polic

“Prandaj ne do të insistojmë që kjo platformë të shqyrtohet dhe të trajtohet sa më parë. Të gjitha pretendimet apo propozimet që bëjnë partitë e maxhorancës nuk kanë asnjë lloj synimi për të trajtuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Edi Ramës ia kanë thënë në Berlin, Kancelarja Merkel, ia kanë thënë në Bruksel dhe do vazhdojnë tia thonë edhe këto ditë, dhe ia ka thënë edhe Uashingtoni zyrtar që duhet zbatimi i ligjit të dekriminalizimit i cili po bën një vit që është miratuar, dhe ndërkohë kemi Rroshin në detyrë dhe Balilin e emëruar nga kjo qeveri, ende duke mos iu dorëzuar drejtësisë por mbrohet nga Edi Rama. Këto janë prova që ligji i dekriminalizimit është bllokuar nga Edi Rama. Po kështu, këto qendra të vendimarrjes botërore i kanë kërkuar Edi Ramës që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk i shpëton dot këtyre kërkesave dhe për rrjedhojë sa më shumë e zgjat, zgjat edhe agoninë e tij. Shqiptarët patjetër duhet të kenë zgjedhje të lira e të ndershme”, përfundoi deputeti Bylykbashi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operacioni në Elbasan/ Identifikohet një tjetër i shoqëruar, mik me Emiljano Shullazin (Emri)

17:15 : 13/10/2025
AKTUALITET

Kontrabanda e naftës në Durrës, SPAK dërgon për gjykim 11 persona, mes tyre edhe një polic

17:04 : 13/10/2025
AKTUALITET

Operacioni në Elbasan/ Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

17:04 : 13/10/2025
AKTUALITET

Trafiku i Tiranës në kolaps/ Rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret (Foto e Video)

16:47 : 13/10/2025
AKTUALITET

PD depoziton kërkesën për hetim parlamentar mbi çështjen McGonigal

16:39 : 13/10/2025
AKTUALITET

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

16:27 : 13/10/2025
Para

"4 tonë drogë në dy ditë në Itali, me Ramën Shqipëria oazi i trafikantëve"

TË GJITHA

Operacioni në Elbasan/ Identifikohet një tjetër i shoqëruar, mik me Emiljano Shullazin (Emri)

17:15 : 13/10/2025

Kontrabanda e naftës në Durrës, SPAK dërgon për gjykim 11 persona, mes tyre edhe një polic

17:04 : 13/10/2025

Operacioni në Elbasan/ Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

17:04 : 13/10/2025

Trafiku i Tiranës në kolaps/ Rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret (Foto e Video)

16:47 : 13/10/2025

PD depoziton kërkesën për hetim parlamentar mbi çështjen McGonigal

16:39 : 13/10/2025

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

16:27 : 13/10/2025

Zjarr masiv në Peqin, flakët përfshijnë sipërfaqe të madhe me pemë frutore

16:26 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com