• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Rakip Sulit, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

20:36 : 09/12/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e disa javëve më parë për mandatin e deputetit socialist Rakip Suli.

Partia Demokratike kishte bërë kërkesë për heqjen e mandatit të Sulit me pretendimin se ka përfituar fonde publike, por Kushtetuesja rrëzoi pretendimin e opozitës.

Arsyetimi i Kushtetueses:

Gjykata vëren se në rastin konkret është kërkuar konstatimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit, duke iu referuar paragrafit 2 të nenit 70 të Kushtetutës, si dhe neneve 21 dhe 24 të ligjit nr.9367/2005, për shkak se shoqëria ku është ortak shtetasi Saimir Suli (djali i madh i deputetit Rakip Suli), kuotat e të cilit më parë ishin në pronësi të këtij deputeti, ka përfituar të ardhura që burojnë nga fondet publike si pasojë e lidhjes së një kontrate qiraje me një shoqëri me kapital 100% shtetëror, siç është OSHEE­-ja.

Sipas paragrafit 2 të nenit 70 të Kushtetutës rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj, kurse sipas nenit 21/1 të ligjit nr.9367/2005: “Asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara në kreun III, seksioni 2 të këtij ligji, gjyqtarët e prokurorët në nivelin e gjykatës së shkallës së parë e në atë të apelit, dhe asnjë shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri e thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, në çfarëdo sasie, nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik”.

Lexo edhe:

Sulmet kibernetike/ Sërish vonesa në fluturime në gjithë Europën

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

Sipas paragrafit 1 të nenit 24 të këtij ligji, persona të lidhur me zyrtarin konsiderohen edhe fëmijët në moshë madhore të tij, kurse sipas paragrafit 3 të po këtij neni ndalimet dhe kufizimet për zyrtarin, të përcaktuara në këtë seksion, zbatohen edhe për personat e lidhur me të.

Bazuar në paragrafin 4 të nenit 70 të Kushtetutës dhe jurisprudencën kushtetuese, Gjykata ka juridiksion për rastet e vlerësimit të papajtueshmërisë me mandatin për shkelje të paragrafit 3 të nenit 70, kur vetë deputeti me veprimet e tij shkel ndalimin kushtetues të parashikuar në këtë dispozitë, pra nëse kryen veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor, ose fiton pasuri të këtyre.

Vetëm në lidhje me këtë ndalim kushtetutëbërësi ka parashikuar vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese, sipas paragrafit 4 të nenit 70, e cila në raste të tilla është organi që ka kompetencën për të shqyrtuar në themel çështjen. Për sa u takon rasteve të tjera të papajtueshmërisë, sipas paragrafit 2 të nenit 70 të Kushtetutës apo ligjeve tek të cilat ai referon, Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për shqyrtimin e tyre.

Sipas subjektit të interesuar, 1/10­ës së deputetëve, çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmërinë me mandatin e deputetit, Kushtetuta i ka parashikuar në kompetencat që i janë dhënë Gjykatës Kushtetuese sipas nenit 131/e të Kushtetutës. Gjykata e vlerëson këtë pretendim si të pambështetur.

Pika 2 e nenit 70 të Kushtetutës përbën një rregullim specifik dhe bazuar në rregullin interpretues, sipas të cilit norma specifike ka përparësi mbi normën e përgjithshme, lex specialis derogat lex generalis (shih vendimin nr.2/2010 të Gjykatës Kushtetuese), kjo dispozitë ka përparësi mbi nenin 131/e, i cili përmban një rregullim të përgjithshëm ku listohen kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

Në konkluzion, Gjykata vlerëson se konstatimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit është në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese vetëm në rastet e parashikuara nga neni 70/3 i Kushtetutës, kurse për të gjitha rastet e tjera legjislatori ka parashikuar vetë Kuvendin si institucionin i cili vendos për heqjen ose jo të mandatit të deputetit.

Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se në rastin konkret nuk plotësohen kushtet për vënien e saj në lëvizje në kuptim të përmbajtjes së nenit 70/4 të Kushtetutës dhe çështja në fjalë e paraqitur nga Kuvendi nuk hyn në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, për rrjedhojë kërkesa duhet rrëzuar.

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet kibernetike/ Sërish vonesa në fluturime në gjithë Europën

19:38 : 22/09/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025
SHOW BIZ

Dua Lipa shkarkon menaxherin, u përpoq të bojkotonte performancën e grupit pro-palestinez

19:23 : 22/09/2025
BOTA

Panik në ajër/ Stjuardesa përplaset me tavanin e avionit, dy të plagosur pas turbulencave

19:14 : 22/09/2025
BOTA

Trazira në Milano gjatë protestës pro Gazës, 60 agjentë të plagosur

19:13 : 22/09/2025
AKTUALITET

Betonieret pushtojnë Tiranën. Di gjë Proda, apo e bën Eltoni dhe Neritani me kokën e vetë?

19:00 : 22/09/2025
Para

Arrestohet ‘Arsen Lupeni’ shqiptar, vidhte vajzat në gjumë

TË GJITHA

Sulmet kibernetike/ Sërish vonesa në fluturime në gjithë Europën

19:38 : 22/09/2025

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025

Dua Lipa shkarkon menaxherin, u përpoq të bojkotonte performancën e grupit pro-palestinez

19:23 : 22/09/2025

Panik në ajër/ Stjuardesa përplaset me tavanin e avionit, dy të plagosur pas turbulencave

19:14 : 22/09/2025

Trazira në Milano gjatë protestës pro Gazës, 60 agjentë të plagosur

19:13 : 22/09/2025

Betonieret pushtojnë Tiranën. Di gjë Proda, apo e bën Eltoni dhe Neritani me kokën e vetë?

19:00 : 22/09/2025

Pastrimi i parave në ndërtim, Çollaku: Veliaj dhe Rama kanë firma të përbashkëta

18:55 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com