• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gruaja humb ndjenjat në transmetim direkt, mesazhi i vajzës: Je e çmendur, ke bredhur rrugëve të Europës

13:19 : 09/12/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Një incident ka ndodhur sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Lindita Lamaj, nënë e tre fëmijëve ndodhej në studio për të folur për problemet e saj familjare dhe zhdukjen e vajzës, kur papritur ka humbur ndjenjat. Në ndihmë i ka shkuar i gjithë stafi i News24 dhe pas disa minutash gruaja është përmendur.

Lindita ka denoncuar tre ditë më parë zhdukjen e vajzës, Ermirës, e cila nuk dihet se ku është. Por pas denoncimit të martën në emision, Ermira, e cila ka lënë në Shqipëri edhe një fëmijë 6 muajsh ka telefonuar gazetarët dhe iu ka thënë se është në Itali dhe se nuk do të kthehet tek nëna e saj, duke e akuzuar atë për dhunë dhe për sjellje të keqe. Deklaratat e vajzës, i janë thënë nënës gjatë emisionit të sotëm dhe për shkak të tronditjes, Lindita ka humbur ndjenjat për pak minuta.

“Ajo është e çmendur dhe po më degjeneron me këto që po bën. Unë jam mirë dhe jetoj mirë këtu ku jam. Ajo më braktisur duke më lënë nëpër komshinj dhe vetë bridhte rrugëve të Europës”, ka shkruar Ermira në mesazhe.

gruaja-te-fiket

Po kështu në emision ka telefonuar nga burgu një tjetër person. Mentor Hoxhallari deklaroi në një lidhje direkte se ishte duke vuajtur një dënim të pamerituar pasi nënë e bijë e kishin denoncuar se kishte abuzuar seksualisht me Ermirën. Burri ndodhej në një burg në Shqipëri, pasi ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 10 vite burg.

Lexo edhe:

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 40-vjeçari në Kakavijë

Vrasja e Martin Canit, dëshmon Mario Përlleshi: Thikën e gjeta në rrugë

gruja-te-fiket-2

“Jam nga Korça me origjinë por rri në Fier. Unë ndodhem në burg për faj të Linditës dhe Ermirës. Jam i pafajshëm. E kam takuar vetëm një herë Ermirën tek shkolla dhe kaq.
Çdo takim 3-4 herë kam qenë me zonjën Lindita në kafe. Ermira ka qenë 14 vjeçe atëherë. Jam dënuar me 10 vite pasi më akuzuan se kisha abuzuar me Ermirën. Lindita dhe Ermira e kanë pranuar vetë në gjykatën e Fierit që unë nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me Ermirën. Më vjen keq, çdo gjë ka ndodhur për faj të saj (Linditës). Ajo ka dashur që ta merrja Ermirën për grua, unë u shkëputa dhe ajo më denoncoi për inat. I bëj thirrje ministrit të drejtësisë ta shikojë çështjen time. Unë i bëj thirrje vetë Ermirës që të thotë të vërtetën. Të marrë në telefon dhe të deklarojë të vërtetën”, tha Hoxhallari.ermira-vajza

Drejtuesja e emisionit Evis Ahmeti iu ka kërkuar falje shikuesve për pamjet tronditëse të transmetuara në emision gjatë kohës që Lindita ka humbur ndjenjat.

“Ju kërkojmë falje për pamjet që u transmetuan live. Gjendja e Linditës është shumë e vështirë. I ka ardhur në ndihmë gjithë stafi i News24 dhe tashmë edhe ambulanca. Ermira ka braktisur foshnjën 6 muajshe, është 21 vjeçe dhe mund të jetë duke u abuzuar. Iu bëjmë thirrje autoriteteve të marrin në dorë këtë çështje”, apeloi drejtuesja Evis Ahmeti.

te-fiket1

 

Lindita është marrë nga ambulanca në News24 në gjendje shumë të rënduar por para se të ikte i ka bërë edhe një thirrje vajzës së saj. “I bëj thirrje të kthehet për hir të Mateos. Unë të pres Ermira”, ka thënë nëna. bw

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 40-vjeçari në Kakavijë

14:57 : 14/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, dëshmon Mario Përlleshi: Thikën e gjeta në rrugë

14:49 : 14/07/2025
AKTUALITET

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14:37 : 14/07/2025
AKTUALITET

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

14:24 : 14/07/2025
AKTUALITET

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025
Para

Kush është gjyqtari që liroi Lul Berishën?

TË GJITHA

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 40-vjeçari në Kakavijë

14:57 : 14/07/2025

Vrasja e Martin Canit, dëshmon Mario Përlleshi: Thikën e gjeta në rrugë

14:49 : 14/07/2025

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14:37 : 14/07/2025

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

14:24 : 14/07/2025

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com