Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Viktima sipas të dhënave të para është 71-vjeçari me iniciale Y.H. Trupi i pajetë u gjet nga banorët e zonës të cilët njoftuan policinë.
Nga ekzaminimi paraprak, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Shkaqet e sakta të vdekjes do të përcaktohen nga ekspertiza mjeko-ligjore.