• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Laboratori i Policisë Shkencore i mbingarkuar nga lëndët narkotike

21:41 : 04/12/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Laboratori i Policisë Shkencore duket se është mbingarkuar nga kërkesat për ekspertim kimik të lëndëve narkotike. Janë me dhjetëra kërkesa që i drejtohen laboratorit në fjalë nga policitë e të gjitha qarqeve të vendit dhe nga 22 prokurori në rrethe, përfshi edhe Krimet e Rënda.

Rastet e panumërta të sasive të drogës që kapen çdo ditë, për të cilat flet edhe policia në komunikatat e saj, duan së paku një ekzaminim kimik-shkencor për çdo çështje.

Numri i lartë i ekspertimeve të kërkuara, për çdo sasi droge që kapet, kanabis, heroinë apo kokainë, në çështjet me apo pa autor, si për rastet e parcelave me kanabis ku merren mostra, ashtu edhe te personat që kapen me drogë me vete apo në makinë, kanë mbingarkuar laboratorët shkencorë të Policisë.

Për këtë arsye mësohet se më herët janë dëmtuar dy nga pajisjet që përdoreshin për ekzaminimin kimik të lëndëve narkotike. Dalja jashtë funksionit e dy pajisjeve të ekspertimeve kimike të narkotikëve ka ndodhur pasi ato kanë plotësuar orët e punës.

MBINGARKESA

Lexo edhe:

Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier

Për këtë arsye, aktualisht laboratori i Policisë Shkencore mësohet se punon me një pajisje të vetme. Kjo pajisje qëndron thuajse “non-stop” në punë për të përballuar fluksin e madh të kërkesave për ekspertim lëndësh narkotike.

Burime të konfirmuara të gazetës “Panorama” bënë me dije se situata është rënduar me ekspertimet kimike të lëndëve narkotike, që prej vitit 2014 e në vazhdim.

Por duket se më problematike gjendja është bërë në vitin e fundit, kur në disa prokurori rrethesh ekspertimet kimike të drogave që kapen ka raste që vonohen përtej afatit deri në 9 muaj, duke u bërë shkak edhe për zvarritjen e hetimeve apo të afateve për çështje të caktuara.

Situata duket edhe më problematike, duke marrë parasysh se e gjithë ngarkesa me ekspertimet kimike të narkotikëve, mbulohet nga një pajisje e vetme, e cila qëndron në punë thuajse pa pushim.

Nga ana tjetër, gazeta “Panorama” pyeti burime jozyrtare të Policisë që kanë thënë se çështja është diskutuar prej muajsh dhe po kërkohet një zgjidhje, edhe pse pajisja laboratorike që bën ekzaminimin kimik të lëndëve narkotike është tepër e kushtueshme.

PROCEDURA

Kodi i Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi përcaktojnë ekspertimin kimik të lëndës narkotike në çdo rast kur ajo kapet. Konkretisht, ngritja e akuzave për mbajtje, trafikim dhe çdo lloj krimi tjetër me drogën, realizohet vetëm duke u bazuar në një akt-ekspertimi shkencor që konfirmon se lënda e bllokuar është narkotike.

Në çdo rast kur kapet drogë, në sasi të mëdha apo të vogla, merren “mostra përfaqësuese”, të cilat dërgohen për ekspertim me procesverbal përkatës. Në procesverbal shënohet data e veprimit hetimor, numri i procedimit penal, numri i urdhrit të prokurorit apo gjykatës për ekspertim dhe emrat e të pandehurve të çështjes.

Ekspertimi kimik i drogës është i detyrueshëm edhe për rastet e bimëve të kanabisit apo në çdo rast tjetër, pasi vëzhgimi i jashtëm përbën dyshim, por jo provë për lëndën narkotike.

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

13:37 : 05/11/2025
AKTUALITET

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier

13:37 : 05/11/2025
AKTUALITET

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

13:17 : 05/11/2025
AKTUALITET

Hetimet e SPAK/ Berisha: Balluku i ka thënë Ramës nuk jap dorëheqje se kam zbatuar porositë e tua

13:17 : 05/11/2025
AKTUALITET

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar ‘ups and downs’…

13:06 : 05/11/2025
AKTUALITET

Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

13:00 : 05/11/2025
Para

Ministri i Jashtëm britanik braktis intervistën, nuk dinte emrin e presidentit të Koresë së Jugut (Video)

TË GJITHA

Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

13:37 : 05/11/2025

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e 3 personave në Fier

13:37 : 05/11/2025

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

13:17 : 05/11/2025

Hetimet e SPAK/ Berisha: Balluku i ka thënë Ramës nuk jap dorëheqje se kam zbatuar porositë e tua

13:17 : 05/11/2025

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar ‘ups and downs’…

13:06 : 05/11/2025

Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

13:00 : 05/11/2025

Berisha: Lubi Balluku s’është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse! Ka 20 dosje në SPAK

12:54 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com