Janë zbardhur përgjimet mes sekserëve, pedagogëve dhe një studenteje, që jepte para kundrejt marrjes së një note kaluese në universitetin e Shkodrës.
Studentja Brunilda Alushi ka dhënë para, deri në 140 mijë lekë të vjetra, për marrjen e disa provimeve, ndërkohë që në një provim ajo s’ka hyrë në kohë, për shkak se nuk i kishte dalë gjumi i mëngjesit, shkruan Shqiptarja.com.
Në një bisedë të përgjuar, babai i Brunildës, i thotë kësaj të fundit se duhet t’i japë veglën Ndocit, pasi kishte mbaruar punë me provimin. Në fakt ashtu ka ndodhur, studentja ka hyrë në provimin e diplomës, dhe nuk ka shkruar asnjë gjë, duke marrë notë kaluese, shkruan shqiptarja.com.
Ndërkohë për këtë ka dhënë 140 mijë lekë të vjetra. Mirëpo pas marrjes së pesës 5,ka qenë babai i saj Vehbi Alushi që ka marë në telefon sekserin Ndoci, duke i kërkuar këtij të fundit që pedagogu duhet të rregullonte çikë dorën se do i jepnin një drekë. Kështu pas ndërhyrjeve nota 5 është bërë në procesverbal 7.
Brunilda Allushi ishte studente e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore. Nga transkriptet dhe raportet e vëzhgimit rezulton se kjo studente në bashkëpunim me të atin i kanë dhënë lekë shtetasit Ndoc Deda në mënyrë që ajo të marrë provimet dhe diplomën. Në 21 qershor 2016 ora 12:27, telefonatë nga Vehbi Alushi i thotë për vajzën Brunilda Allushi,e cila nuk kishte kaluar në provimin me gojë në provimin e dhënë atë ditë.
Në orën 13:19, Ndoci i telefonin Vehbiut duke i thënë se u kry dhe se ky i detyrohet 14-të. Babi flet me të bijën, Brunildën dhe i thotë se duhet t’i japi Ndocit 140 mijë. Brunilda i thotë fola dhe e ka lënë të takohet tek shtëpia e saj dhe se do i japi 140 dhe se e ka rregulluar provimin me profesorin.
Brunilda takohet me Ndocin në orën 18:49 dhe i jep lekët. Nga biseda e orës 18:49 me Vehbiun rezulton se Ndoci i ka thënë që e ka parë vetë kur i ka vënë 5 profesori dhe lekët do ia japi djalit të tezes që t`ia japi atij. Bëhet fjalë për provimin e Histori e Organizatave Ndërkombëtare, ku nga procesverbali i notave rezulton se kjo shtetase ka marrë notën 5 (pesë).
Ndërkohë në datën 1 korrik 2016, në 10:56 Vehbiu i thotë Ndocit se nesër ka vajza provimin. Ndoci i thotë që të vij vetë ajo ta takoj. Në 2 korrik 2016 bashkëshortja merr Vehbiun dhe i thotë se vajza nuk i ka dalë gjumi dhe nuk është futur në provim si dhe e pyet a e ka takuar Ndocin. Ora 10.07 Vehbiu merr Brunildën dhe e pyet a ka hyrë në provim.
Në datën 2 korrik 2016 ora 09:00 Ndoci merr në telefon profesorin dhe i thotë që të fusi Brunildën në provim pasi është vajza e një shoku të tij dhe se ajo vjen në emër të tij. Ka qënë ora 12:53 kur Vehbiu i thotë të mos ketë merak se provimet i ke marrë të gjitha. Edhe ato që kanë dalë në internet do të ti japi brenda 15 korrikurt Gjoja Sikur…edhe diplomën e ke të marrë.
Ora 17.59 Vehbiu flet Brunildën dhe e pyet se sa lekë ka, ajo i thotë 300 mijë lekë, 280 lekë ajo ka për t`ia dhenë Ndocit për dy module.Në datë 3 korrik 2016 ora 19:21 Vehbiu i thotë Brunildës të marri Ndocin që nesër t`i japi 280 mijë lekshin, Vehbiu i thotë t`i fusi në një letër dhe t`i paketojë veçantë. Nesër nga ora 09:00 tek shkolla që ta kryejë atë punë me Ndocin.
Ndërkohë në datën 4 korrik 2016 ora 08:41 Vehbiu pyet të bijën nëse i ka lekët me vete, ajo i thotë po. Ora 08:42 e merr në telefon Vehbiu dhe i thotë se do e takojë vajza dhe do i jape veglën për provimin e datës 2 korrik 2016. Ora 08.43 Vehbiu i thotë të Bijës dhe i thotë të kalojë nga konvikti bëji telefon Ndocit dhe jepi veglat. Pasi i jep numrin e Ndocit i thotë jepi lekët dhe ta pyesim se si do ia bëjmë për tek sekretarja.
Ora 08.59 minuta Vehbiu pyet të bijën nëse është regjistruar për provimin. Ajo i thotë se është regjistruar për provimin e datës 14 korrik 2016. Brunilda, merr në telefon Ndocin dhe në orën 09:04 lënë të takohen tek konvikti. Ora 09:11 minuta Brunilda ka takuar Ndocin dhe i thotë të atin se mbaroi punë me të. Ndoci i ka thënë që për këtë e ke 100% të kryer, ajo kishte pyetur Ndocin nëse duhet të shkonte tek provimi për të cilin kishte dhënë para, Ndoci i ka thënë që në provim duhet të shkruash vetëm emrin dhe të firmosesh që ke qënë prezent dhe dil.
Në datën 11 korrik 2016 ora 13:33 Vehbiu telefonon Ndocin dhe i thotë se të enjten vajza ka provimin. Ndoci i thotë flasim. Në 13 korrik 2016 ora 19:10, Vehbiu merr në telefon Ndocin dhe ky i thotë të vijë vajza që ta takojë. Ka qënë ora 19.13 kur Vehbiu merr Brunildën dhe i thotë të marri Ndocin në telefon dhe ta takojë. Brunilda i thotë Vehbiut se Ndoci i ka kërkuar të njëjtën shumë që i ka dhënë herën e para, pra 140 mijë dhe do shkojë ta takojë tëk shkolla. Takohen rreth orës 20.00 dhe vajza i ka dhënë diçka që ka nxjerrë nga protofoli.
Brunilda i thotë të atit se e ka takuar Ndocin dhe se ka mbaruar punë. Ndoci i kishte thënë t`i hyr dhe shkruaj kot. Datë 14.07.2016 ora 10.19, Vehbiu me Brunildën në telefon e cila i thotë që ka bërë vetëm një pyetje dhe profesori i tha që mos shkruaj më dhe i kishte vënë notën 5 në kapak të fletores. Dhe e ka pyetur nese është tek shkolla pasi do të kontrollojë Diplomën ai i ka thënë se nesër e gjen aty. Bëhet fjalë për provimin e Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare datë 14 korrik 2016, në këtë provim shtetasja Brunilda Allushi ka marrë notën 5. Në datën 17 korrik 2016 Vehbiu i thotë vajzës hap internetin dhe shih se ke marrë provimin e Pranverës.
Në po të njëjtën datë e merr Vehbiu, Ndocin dhe i thotë që donte të mbaronte punën që ka lënë Ndoci me atë burrin (profesorin e diplomës). Vehbiu i thotë Ndocit që t`i thotë atij burrit ta rregullojë dorën dhe ti vërë 7, se do e hajnë një darkë kur ta takojnë. Ndoci i thotë se ia ka bërë muhabetin atë ditë dhe ka mundësi që po dhe e lënë të takohet me Brunildën kur të ketë kohë Ndoci.
Në oren 11.47 Vehbiu i thotë Brunildës që të takojë mbasdite Ndocin dhe ti japi 450 mijë lek, dhe ti thotë të verë një shtatë se ka hallin e masterit. Në orën 17.18 e merr Brunilda dhe takohen rreth orës 18.05. Në orën 18:23 Brunilda merr të atin dhe i thotë se ia ka dhënë Ndocit 420 mijë lek. Sipas procesverbalit të diplomës, të dates 18 qershor 2016 shtetasja Brunilda Allushi ka marrë notën 7 për temën e diplomës. Provimet e dhëna nga Brunilda Allushi.
Të arrestuar
Rokin Dabërdaku,pedagog,zv.Dekan i Fakultetit të Filologjisë
Simon Lufi,pedagog, Shef i Departamentit të Historisë
Vehbi Bala (në rolin e sekserit)
Ndoc Deda (në rolin e sekserit)
Brunilda Allushi
Vehbi Allushi
Renato Trushi
Arsen Lekaj