• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shërbimi sekret gjerman, hetoi hierarkinë policore të implikuar me mbjelljen e kanabisit

22:22 : 29/11/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME
SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

Gjatë muajve Shtator-Tetor 2016, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sulmoi në disa dalje publike deputetin Koço Kokëdhima dhe median e tij ‘Shekulli’. Sulmet e Tahirit erdhën pasi ‘Shekulli’ publikoi një serial delikat shkrimesh që kishin lidhje me kanabisin dhe situatën e rënduar me mbjelljet në Shqipëri. Kjo ishte një ‘dhuratë e thartë’ për Tahirin dhe Ramën, të cilët kishin arritur deri atëherë ta mbanin të izoluar çështjen e kanabisit.

Raportim i faqes Opinion.al, 2 Tetor 2016 Po çfarë thoshte gazeta e Kokëdhimës? Gazeta po interpretonte disa aksione të prokurorisë që u finalizuan me kapjen e disa tonelatave sasie kanabis. Por gazeta zbuloi se prokuroria ishte furnizuar me informacion nga SHISH-i, ndërsa ky i fundit, duket se ka pasur aleatë në këtë nismë dy shërbime inteligjente të huaja. Hashtag.al ka mësuar se shërbimi inteligjent i Gjermanisë kishte nisur punën operative që prej muajit Maj-Qershor, për të evidentuar të gjithë hierarkinë policore që ishte implikuar dhe mbronte mbjelljet me kanabis.

Por në lojë ishte dhe shërbimi inteligjent italian. Madje roli i këtij të fundit ka qenë i sikletshëm, sepse italianët ishin të përçarë. Guardia di Finanza mbështet qeverinë Rama dhe ishte e interesuar në bojkotimin e hetimeve, ndërsa shërbimi inteligjent italian funksiononte në tjetër korridor dhe nxiste hetimet. Roli dhe informacionet e BND-së gjermane ishin vendimtare në zbërthimin e skemës dhe zbulimin e individëve dhe rrethanave gjeografike që dokumentonin biznesin në fjalë. Edi Rama dhe Saimir Tahiri e kanë ditur shumë mirë se kush po luante dhe se cilën palë kishin kundër. Ishte BND-ja gjermane dhe SHISH-i ato që po dokumentonin biznesin fitimprurës të kanabisit dhe implikimin e zyrtarëve të rëndësishëm policorë të rilindjes.

Dhe që prej Qershorit 2016, kur nisi puna operative e shërbimeve në terren, kryeministri Rama karikoi gjithë bateritë mediatike rilindëse që të shmangnin me çdo kusht vëmendjen nga çështja e kanabisit. Rama replikon me komentuesit për plehrat në Facebook, Shtator 2016 Madje Rama nxiti personalisht debatin për ‘importin e plehrave’ duke provokuar dhe komentuesit e tij në Facebook dhe gradualisht strategjia e tij funksionoi, po flitej më pak për kanabisin dhe më shumë për çështjen e importit të plehrave.

Edi Rama kishte siguruar heshtjen e ambasadorit amerikan Lu për kanabisin, por dhe heshtjen e ambasadores së BE-së Vlahutin, kishte siguruar partneritetin e Guardia di Finanza-s, por dështoi të ndikonte mbi shërbimin inteligjent Italian. Është kanabisi dhe shndërrimi i qeverisë shqiptare në një kupolë karteli arsyeja bazike e shqetësimit të gjermanëve, çka shpjegohet dhe me angazhimin direkt të BND-së.

Lexo edhe:

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

Të gjitha këto zhvillime dhe hetime pas kuinte Rama i ka ditur në kohë reale, por me sa duket i ka ditur dhe Kokëdhima, i cili i publikoi tek ‘Shekulli’, duke prekur ‘telat’ më delikatë të rilindjes dhe duke thyer heshtjen për një çështje ku nuk guxonin të pipëtinin as ata ‘dy ambasadorët e Vetingut’.

SMS-të për Rusinë

Edi Rama është zyrtari më i informuar në Shqipëri, patjetër që ai e ka ditur se raportet e BND-së për kanabisin në Shqipëri, janë dërguar në të gjitha rangjet përkatëse politike në Gjermani, deri tek kancelarja Merkel. Ai e di shumë mirë se gjermanët e kanë të zbërthyer skemën e implikimit të policisë së tij në këtë biznes. Me siguri, zyrtarët gjermanë nuk është se i gënjen mendja se personi më i interesuar në Shqipëri për reformën në drejtësi, mund të jetë i njëjti që komandon dhe kontrollon mbjelljet kolosale me drogë.

Por ndonëse figuron në raportet e inteligjencës gjermane si përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në një parcelë gjigande droge, Edi Rama po bën çdo gjë që ky fakt të mbahet jashtë vëmendjes së publikut. Shkrimi i ‘Reuters’, 28 Nëntor 2016 Drejtori i tij i Informacionit, zoti Endri Fuga, ka shpërndarë sot për mediat proqeveritare një SMS, si porosi të kryeministrit.

Kjo SMS i orientonte gazetarët tek një artikull i agjencisë Reuters, ku Rama citohej duke u ankuar për ‘vështirësitë e mëdha’ në betejën për integrim, si pasojë e rrymave anti-BE që ekzistojnë në Ballkan. Rama linte të nënkuptuar si pengesë faktorin rus. Krejt papritur, kryeministri që s’ka lënë gurë pa lëvizur për të penguar hetimin e shërbimeve gjermane dhe SHISH-it për kanabisin, po i tregon botës dhe shqiptarëve se sa të vështirë e paska ai punën integruese si pasojë e presioneve anti-BE. (!)

Kjo tezë e re mediatike e Ramës, përveçse mediokre, është dhe një kopje e shëmtuar e tezave që përdor zakonisht kryeministri serb Vuçiç, i cili , kur i leverdis, përdor presionet ruse për të kapur sa më shumë nga BE-ja. Por ndryshe nga Vuçiç, Rama nuk po e përdor tezën e tij për të kapur ndonjë gjë, por thjesht sa për të maskuar fundosjen e negociatave për shkak të kanabizimit të vendit.

Në ndryshim nga Serbia, ku rusët kanë një ndikim real dhe të prekshëm, në Shqipëri, Rama ka pasur mbështetje të dorës së parë nga qeveria amerikane, madje ka pasur dhe ‘mirëkuptimin e heshtur’ të tyre kur vinte puna për mbjelljet me kanabis. Situata është krejt e ndryshme. Por me sa duket, mirëkuptimi ka munguar nga pala gjermane, ndërsa BND-ja dhe SHISH ja kopsitën letrat e implikimit me kanabisin.

Hashtag.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025
AKTUALITET

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

14:02 : 09/05/2025
BOTA

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025
AKTUALITET

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025
BOTA

Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare

13:37 : 09/05/2025
Para

12 të vdekur dhe 22 të plagosur nga zjarri që përfshiu konviktin e vajzave në Turqi

TË GJITHA

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

14:02 : 09/05/2025

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025

Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare

13:37 : 09/05/2025

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor Axial Seamount gati të shpërthejë

13:35 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com