• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Lobimi 360 milionë euro i lojërave të fatit; operatorët “zbulojnë” informalitetin e lartë

09:59 : 29/11/2016
në EKONOMI

Tabela me xhirot dhe fitimet e operatorëve më të mëdhenj të lojërave të fatit. Ja sa fitojnë zyrtarisht bizneset që po lobojnë për shtyrjen e zbatimit të ligjit të ri për në vitin 2018 dhe sa vlerësohet informaliteti…

16 kompanitë kryesore, që janë subjekt i lojërave të fatit, kanë qarkulluar zyrtarisht rreth 120 milionë euro gjatë vitit 2015, sipas të dhënave të deklaruara në bilancet e tyre dhe fitime prej rreth 20 milionë eurosh (shiko tabelën). Ky është vetëm deklarimi zyrtar, ndërsa informaliteti në këtë sektor mbetet shumë i lartë dhe vlerësohet të arrijë në 70%. Vetë operatorët “zbulojnë” një pjesë të këtij informaliteti kur në shkresën e dërguar Kuvendit, i kërkojnë shtyrjen e hyrjes në fuqi edhe me një vit të ligjit të ri të lojërave të fatit, pohojnë se “të ardhurat nga ky sektor për buxhetin e shtetit në total (tatime, taksa, kontribute direkte si dhe pagesat në thesar e shpenzimet e tjera të aktivitetit në favor të të tretëve, pra të ekonomisë) janë afërsisht rreth125 milionë USD në vit”. Kjo shumë është e përafërt me xhiron e deklaruar zyrtarisht, ndërsa ajo reale vlerësohet të jetë tre herë më e lartë, teksa këto kompani nuk punojnë me bankat. Pikërisht ligji i ri duhet të formalizonte llogaritë e tyre duke disiplinuar deklarimet nëpërmjet regjistrimit online të lojtarëve dhe automateve të lojërave të fatit. Por, kjo nuk u arrit. Subjektet e lojërave të fatit po ushtrojnë presion mbi Kuvendin, duke e detyruar atë që të shtyjë deri në vitin 2018 detyrimet e tjera që rrjedhin nga ligji i ri i lojërave të fatit që u miratua kohë më parë. Gjashtë deputetë të mazhorancës kanë çuar në Kuvend një projektligj të ri që kërkon shtyrjen e zbatimit të ligjit edhe për dy vite të tjera. Edhe më herët, miratimi i ligjit ishte shtyrë për gati dy vjet.

Kompanitë kryesore dhe fitimet e larta

Ndonëse 2015-a ka qenë një vit pa kampionate të rëndësishme botërore, apo europiane, kompanitë e lojërave të fatit kanë arritur të mbajnë nivele të larta të ardhurash. Në total, qarkullimi i pesë operatorëve kryesorë në këtë sektor, Top Bast, Apex-Al, Astra Albania sh.a., Adriatic Game, Top Start ishte rreth 72 milionë euro, pothuajse i njëjti nivel si në 2014-n, duke zënë rreth 60% të tregut zyrtar të lojërave të fatit.

Operatori më i madh në këtë segment këtë vit ka kaluar Top Bast, që ka arritur të ruajë ritme të larta rritjeje, me 22%, në rreth 2.3 miliardë lekë.

Lexo edhe:

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, Olta Goxhari u zbulon romancën?

Të ardhura pothuajse të njëjta në rreth 2.3 miliardë lekë ka raportuar dhe APEX-AL, që pas tkurrjes me rreth 3.5% ka kaluar në kompaninë e dytë më të madhe të aktiviteteve të lojërave të fatit në vend.

Astra Albania është operatori i tretë më i madh, me të ardhura prej 2.1 miliardë lekësh dhe tkurrje prej 6% me bazë vjetore.

Adriatik Game dhe Top Start kanë deklaruar rënie të qarkullimit vjetor përkatësisht me 9.6% dhe 4.4%.

Disa prej kompanive raportojnë norma fitimi të larta, ku më fitimprurësja është APEX-Al, që në vitin 2015 kishte një normë fitimi para taksave prej 45%, duke u renditur ndër 10 kompanitë me norma më të larta të fitimeve në vend. Edhe operatorë të tjerë deklarojnë norma fitimi të larta, midis 25 dhe 40% (shih tabelën). Vetëm tre prej operatorëve në këtë sektor deklarojnë humbje, ku performancën më negative e ka Lotaria Kombëtare.

Shtyrja e ligjit

Në relacionin e 6 deputetëve thuhet se:

“Duke marrë shkas nga kërkesat e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e lojërave të fatit, propozohet të shtyhet me dy vjet afati i përmbushjes së kërkesave të ligjit 155/2015 deri më datën 31 dhjetor 2018.

Ligji i ri i lojërave të fatit përcakton kategoritë e lojërave të fatit të lejuara, kushtet, kriteret dhe procedurat që rregullojnë këtë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin e strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit.

Ndër kategoritë e lojërave të fatit që lejohen të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë, për të cilat shoqëritë e interesuara mund të licencohen bazuar në këtë ligj janë edhe “Kazinotë”, “Lotaria kombëtare”, “Baste sportive”, “Baste për garat në pistë” dhe “Bingo televizive”. Ligji nr. 155/2015, në dispozitat e tij kalimtare, njeh të drejtën e organizatorëve të kazinove elektronike dhe bingove tradicionale, të cilat janë licencuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, të ushtrojnë aktivitetin vetëm në pikat që janë hapur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri më datën 31 dhjetor 2016.

Sa u takon kategorive “Baste sportive”, “Baste për garat në pistë” dhe “Bingo televizive”, ligji nr. 155/2015 në dispozitat e tij kalimtare parashikon fillimin e afatit të vlefshmërisë së licencës së tyre sipas kategorisë përkatëse, nga hyrja në fuqi të tij dhe parashikon për këto subjekte detyrimin për të përshtatur organizimin dhe funksionimin e tyre sipas kërkesave të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij deri më 31 dhjetor 2016.

Sipas ligjit ka qenë detyruese për të respektuar distancat për sallat e basteve. Por ky parashikim i dhënë nga ligji është i pamundur të zbatohet për kohëzgjatjen e periudhës tranzitore, për shkak se kontratat e qirave, që këto subjekte kanë nënshkruar, janë për një afat më të gjatë se vetë periudha e parashikuar nga neni 71 i ligjit. Për të shmangur këtë kontradiktë, shtyrja e afatit, njëkohësisht ndikon edhe në shmangien e konflikteve gjyqësore ndërmjet palëve në lidhje me respektimin e afateve kontraktore.

Gjatë zbatimit në praktikë të këtij ligji janë evidentuar një sërë problematikash. Subjektet kanë hasur në vështirësi në lidhje me përmbushjen e kërkesave të ligjit brenda afatit 31.12.2016, të parashikuar në nenin 71 të ligjit në fuqi. Gjithashtu, vonesa e daljes së akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji, ka krijuar një ngërç në ushtrimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve ose, në rastin më të keq, bllokimin e veprimtarisë së tyre. Njëkohësisht me propozimin e paraqitur kërkohet shfuqizimi i pikës 1 të nenit 71 të ligjit. Kjo për faktin se parashikimi i kësaj pike bie ndesh me parashikimet e pikës 2, pasi rezulton se shoqëri të licencuar për këto lojëra fati kanë një afat të përfundimit të licencës përtej 31.12.2016, ndërkohë që pika 2 bie ndesh me pikën 1, duke krijuar një kaos në treg dhe shteg për interpretime subjektive.

Ministria e Financave argumenton se, duke shfuqizuar pikën 1 të nenit 71, rezulton të kemi një afat të vetëm kohor për vlefshmërinë e licencës për ushtrim veprimtarie. Ligji në fuqi për lojërat fatit, mundëson edhe zhvendosjen e lojërave të fatit si aktivitet ekonomik për t’u ushtruar në hotele me 5 yje apo në resorte turistike. Duke parë situatën konkrete në të cilën ndodhemi, kur këto hotele apo resorte ende nuk janë ngritur dhe kërkojnë minimalisht një periudhë 3-4-vjeçare për t’u ndërtuar, me qëllim ruajtjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit kërkojmë të shtyhet afati i parashikuar nga neni 71 i ligjit. Këto të ardhura për buxhetin e shtetit në total (tatime, taksa, kontribute direkte, si edhe pagesat në thesar e shpenzimet e tjera të aktivitetit në favor të të tretëve, pra të ekonomisë) janë afërsisht rreth 125 milionë USD në vit”, përfundon relacioni.

tabela me kompanite e basteve

Lajme të lidhura

BOTA

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin

16:21 : 15/06/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, Olta Goxhari u zbulon romancën?

16:12 : 15/06/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin

15:56 : 15/06/2025
AKTUALITET

Po bënte zhytje/ Helikat e gomones i presin gjymtyrët turistit gjerman në plazhin e Gjipesë

15:45 : 15/06/2025
AKTUALITET

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025
BOTA

Netanyahu kërcënon Iranin: Do ta paguani shtrenjtë vrasjen e civilëve

15:26 : 15/06/2025
Para

Kapet drogë në Itali me vlerë 3 milionë euro, vinte nga Shqipëria

TË GJITHA

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin

16:21 : 15/06/2025

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, Olta Goxhari u zbulon romancën?

16:12 : 15/06/2025

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin

15:56 : 15/06/2025

Po bënte zhytje/ Helikat e gomones i presin gjymtyrët turistit gjerman në plazhin e Gjipesë

15:45 : 15/06/2025

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025

Netanyahu kërcënon Iranin: Do ta paguani shtrenjtë vrasjen e civilëve

15:26 : 15/06/2025

Arrestimi me drogë i dy të rinjve nga MB, media britanike: Rrezikojnë 15 vite burg

15:17 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com