• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Flet vajza e Sabri Godo-s: Ku gaboi babai im!

18:04 : 26/11/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Vajza e politikanit dhe shkrimtarit të ndjerë Sabri Godo, Ermira Godo Jorgo rrëfen marrëdhënien e saj me babanë; shkrimtarin, publicistin dhe politikanin.

Teksa rikthehet te lexuesi me vëllimin me tregime “Koha e gështenjave”, shkrimtarja Ermira Godo Jorgo, gjatë një interviste për gazetën “Shekulli” tregon raporton me të atin dhe zbulon gabimet e tij në 20 vitet e fundit.

“Tek na rrëfen marrëdhënien e saj me prindërit, gjithçka e nis nga martesa e të atit me mamanë e saj, pas së cilës Sabri Godon e përjashtuan nga partia për t’i lënë një njollë, që do ta ndiqte tërë jetën nga mbrapa. E megjithatë, shkrimtarja shton se, babai i saj këtë gjë nuk e përmendi asnjëherë. Si pakkush, prindërit e saj zgjodhën që të vuanin në heshtje, pa u ankuar për punët e rënda, që do të bënin gjatë viteve, që do të pasonin”- shkruan Shekulli.

ermira

Pjesë nga intervista 

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

Si ka qenë marrëdhënia juaj me prindërit?

Siç ju thashë, nëna ime vjen nga kjo familje e madhe “e deklasuar”. Në moshën trembëdhjetë vjeçe ajo humbi gjithçka brenda një dite, familjen dhe pasurinë. Megjithatë, ajo është një grua me një kulturë të gjerë, po sidomos me një shpirt të pathyeshëm, edhe pse delikate në sjellje, dhe përballoi çdo gjë me buzë në gaz e me hir. U martua me babanë tim në moshën 18 vjeçe, ndërsa ai ishte 20 vjeç. Për shkak të martesës babanë e përjashtuan nga partia, dhe kjo ishte një njollë që të ndiqte pas tërë jetën e nuk kish të larë. Filloi një kalvar i gjatë që zgjati një jetë. Por, ai nuk e zuri kurrë në gojë këtë. Ndërsa, ime më nuk u ankua kurrë për punët e rënda, që është detyruar të bëjë gjatë gjithë jetës, përkundrazi është përpjekur të shohë te njerëzit e thjeshtë më të mirën, që mund të nxirrte prej tyre. Ata e mbështetën fort njëri-tjetrin në këtë rrugëtim të vështirë, duke na e bërë jetën të denjë, mua, sime motre dhe gjithë njerëzve, që kishin nën kujdes.

Çfarë ndryshoi në jetën e babait në vitet e demokracisë?

Ai filloi ta ndjente ndryshimin në trup që në muajt e verës të atij vitit. E kujtoj tek ecte nëpër shtëpi dhe thoshte si me vete: “Kur të vijnë studentët!”. Ai kishte besim të patundur se rinia do të shpërthente dyert. Dhe ashtu ndodhi. Por, gjërat nuk shkuan aq lehtë sa u pandeh në fillim. Ai kishte durim prej stoiku dhe i priste gjërat në kohën e vet. Thoshte gjithnjë atë që duhej, edhe pse shpesh rrezikonte, të keqkuptohej nga njerëzit, që nuk kishin durimin t’i shihnin gjërat në kohë dhe e donin ndryshimin në vrap e sipër. Ai kishte nuhatjen e forte të politikanit, dhe kishte lexuar mjaft. T’u thoshe njerëzve në ato ditë euforie, që do të hyjmë në Evropë pas tridhjetëvjetëve, ishte diçka e rëndë. Po ai nuk gënjente kurrë. Dhe kjo u kuptua më pas.

Vendimi i tij, për t’u përfshirë në politikë, si erdhi?

Ai hyri në politikë me një mendim shumë të qartë: duhej të bënte diçka për këtë vend, bashkë me të tjerët. Pastaj të merreshe me politikë, ishte një traditë e familjes. Të kalosh nga një diktaturë 50-vjeçare, në një demokraci pa kufij, në një lloj shthurje lirie, mbartte rreziqet e veta. Ai krijoi Partinë Republikane me një program të qartë e të drejtë të mbështetur mbi disa piketa themeli mbi të cilat mund të zgjidheshin shumë probleme, siç ishte veçanërisht e drejta e pronës, që edhe sot ka mbetur ende pezull. Aq fort punoi gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit të jetës, duke vënë çdo ditë diçka nga vetja me një energji të habitshme, sa letërsia mbeti mënjanë.

Gabimi i tij ishte se nuk mbajti shënime për gjithçka bëri ato vite. Dhe gabimi ynë, sidomos imi ishte se nuk arkivova asgjë nga shkrimet e tij, si publicist e gazetar, gjatë njëzet vjetëve, sepse nuk e mendoja largimin e tij nga jeta.

Tani më duhet një punë kolosale të mbledh qindra për të mos thënë mijëra artikuj, që kanë në thelb tërë përpjekjet e tij në vitet e nxehta të demokracisë. Po me siguri do ta nxjerr në krye.

Marrë me shkurtime nga Shekulli 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025
SPORT

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025
SPORT

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025
BOTA

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori pozonte me armë dhe i dërgonte “mesazh”: Të vij aty kur s’ta pret mendja

22:21 : 14/08/2025
Para

I fiksuar pas propogandës, Rama manipulon publikun me foto

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori pozonte me armë dhe i dërgonte “mesazh”: Të vij aty kur s’ta pret mendja

22:21 : 14/08/2025

Europa League/ Steaua eliminon Dritën, kampionët e Kosovës vijojnë garën në Ligën e Konferencës

22:05 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com