• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes/Nishani: Më i ulëti që prej 1999. Kodheli: Nuk të takon ty që ta diskutosh!

18:42 : 26/11/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Bujar Nishani shprehet se draft buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2017 është në kundërshtim me direktivat e NATO-s. Ai i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të mos e votojnë këtë draft buxhet.

Në letrën dërguar deputetëve, Presidenti Nishani argumenton se:

  • Ky është [buxheti] më i ulët që prej vitit kur Shqipëria mori statusin e vendit Aspirant në 1999;
  • Draft-buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është shumë më i ulët (afërsisht 2.8 herë) se niveli 2% i PBB-së, synimi kombëtar i konfirmuar në NATO;
  • Ministria e Mbrojtjes parashikon të rrisë në mënyrë të konsiderueshme numrin e personelit, përtej detyrimeve të përcaktuara

Kodheli: Nuk i takon presidentit të merret me buxhetin tonë

Ministria e Mbrojtjes i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës i cili shprehu shqetësimin për buxhetin e Mbrojtjes.

Në një deklaratë, ky institucion i sqaron kreut të shtetit se “vazhdon të ndjekë praktikat e mëparshme ku nuk rezulton të jetë konsultuar ndonjëherë institucioni i Presidentit kur flitet për buxhetin.”

Lexo edhe:

Rikthimi në detyrë i Veliajt, Bardhi: Rama cirk me shqiptarët! Turp i pushtetit

Raporti i KE për Shqipërinë/ Për Marta Kos “u bë deti kos”…

Ministria sqaron se “Buxheti i planifikuar për vitin 2017 përfaqëson 1.1 % të prodhimit të brendshëm bruto, ku përfshihen fondi i pagave dhe pensioneve, shpenzime për misione, investime, pensione të ish-ushtarakëve. Ky buxhet në asnjë rast nuk prek arritjen e objektivave tona në fushën e mbrojtjes dhe aq më pak detyrimet kushtetuese dhe angazhimet në NATO.”

Po ashtu ministria thote se “nga negocimi i suksesshëm me aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe Italinë, që në 3-mujorin e parë të vitit në vazhdim, FARSH do të jetë 100% i pajisur me armatim të standardeve të NATO-s, objektiv ky që më parë ishte i përcaktuar për t’u arritur në vitin 2019. Nga ana tjetër, mjetet e rënda të transportit të planifikuara për t’u blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë përgjatë 10 viteve në vazhdim (PAZH 2016-2025), do të mundësohen pa pagesë, falë bashkëpunimit të sipërmendur duke filluar nga janari i 2017. Pa përmendur këtu të ardhurat dytësore që do të vazhdojnë të shkojnë si asnjëherë më parë, ekskluzivisht për modernizimin e FA-ve.”

“Për vitin 2017, -thotë Ministira e Mbrotjes, –FARSH do të jenë prezente në të gjitha misionet e NATO-s kudo në botë, në dyfishimin e personelit të deklaruar më parë në misionin “RSM” në Afganistan, në dyfishimin e personelit të deklaruar më parë në misionin KFOR, për herë të parë në një mision detar (në detin Egje), si dhe në mbrojtjen direkte të kufijve lindorë të Aleancës. Pa harruar pjesëmarrjen në 2 misione BE dhe prezencën në të gjitha stërvitjet e rëndësishme të Aleancës. Këto angazhime ushtarake do të mbulohen si asnjëherë më parë nga buxheti i alokuar i 2017-tës. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Ministria e Mbrojtjes i ka të gjitha kapacitet për të hartuar buxhetin e saj dhe vazhdon të ndjekë praktikat e mëparshme ku nuk rezulton të jetë konsultuar ndonjëherë institucioni i Presidentit kur flitet për buxhetin.”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rikthimi në detyrë i Veliajt, Bardhi: Rama cirk me shqiptarët! Turp i pushtetit

15:30 : 04/11/2025
AKTUALITET

Raporti i KE për Shqipërinë/ Për Marta Kos “u bë deti kos”…

15:22 : 04/11/2025
RAJONI

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025
AKTUALITET

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

15:02 : 04/11/2025
AKTUALITET

“Shpirt njofto ambulancën”/ Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit? Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës

14:45 : 04/11/2025
BOTA

SHEIN përballet me hetime pas shitjes së produkteve p*rnografike për fëmijë

14:44 : 04/11/2025
Para

Gjendet e vdekur e moshuara në ujërat e Shkopetit, ishte e lidhur me litar

TË GJITHA

Rikthimi në detyrë i Veliajt, Bardhi: Rama cirk me shqiptarët! Turp i pushtetit

15:30 : 04/11/2025

Raporti i KE për Shqipërinë/ Për Marta Kos “u bë deti kos”…

15:22 : 04/11/2025

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

15:02 : 04/11/2025

“Shpirt njofto ambulancën”/ Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit? Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës

14:45 : 04/11/2025

SHEIN përballet me hetime pas shitjes së produkteve p*rnografike për fëmijë

14:44 : 04/11/2025

“Presion dhe ofendime”, Spahia: Si socialistët kaluan me shpejtësi ligjin e Barazisë Gjinore

14:30 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com