• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Agron Duka: Kryeministri nuk i njeh fare problemet e bujqësisë

17:33 : 26/11/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama gjatë takimit që pati me fermerët e Peqinit.

Në një deklaratë për mediat, Duka shprehet se  Rama, ose nuk i njeh fare problemet e bujqësisë dhe të fermerëve ose politika e bën të flasë kështu.

E ndërsa Rama deklaroi se në 25 vite nuk u mor asnjë titull pronësie, Duka shprehet se që në 2005, 80-82% e familjeve fermere i kanë marrë çertifikatat e pronësisë.

Si specialist i bujqësisë, Duka ka këtë këshillë për kreun e qeverisë:

“Nëse vertetë doni te keni rezultate te mira, duhet të pastroni të paktën 20 mijë kilometra në vit, prandaj ju sugjeroj që përgjatë deklaratave tuaja mediatike t’i referoheni fakteve dhe ekspertizës profesionale”

Lexo edhe:

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Deklarata e plotë

E dëgjova me vëmendje kronikën në media për takimin e Kryeministrit me fermerët e Peqinit. Më bënë shumë përshtypje ato që ai tha lidhur me e qeverisë për mbështetjen e familjeve fermere. Sipas meje, Kryeministri  Rama, ose nuk i njeh fare problemet e bujqësisë dhe të fermerëve ose politika e bën  të flasë kështu. Kryeministri trajtoi problemin e titujve të pronësisë duke thënë se gjatë kësaj periudhe “nuk iu dha askujt një titull pronësie”. E ndiej për detyrë që t’i them Kryeministrit Rama se Zyra e Regjistrimit, Zyrat e Administrimit dhe të Mbrojtjes së Tokës si edhe Komisionet e Ndarjes së Tokës në të gjitha nivelet, kanë funksionuar prej vitesh dhe deri në vitin 2005, ishin regjistruar 80% e zonave kadastrale në shkallë vendi nga të cilat  82% e zonave kadrastrale rurale. Kjo do të thotë zoti Kryeministër, se 80 – 82% e familjeve fermere i kanë marrë çertifikatat e pronësisë që në atë periudhë.

Besoj se duhet ta dini se procesi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme ka filluar që në vitin 1994 me krijimin e projektit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të financuara nga programi FAR dhe USAID me konsulencë të Universitetit  Wisconsin në Amerikë. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për rehabilitimin e sistemit kullues dhe ujitës. Në vendin tonë kanë  funksionuar katër projekte të Bankës Botërore për ujitjen dhe kullimin përveç financimit të dhënë nga qeveritë shqiptare. Unë e vlerësoj angazhimin e qeverisë për rritjen e financimit për këto dy sisteme, si  atë kullues ashtu  edhe atë ujitës, por vlen të citoj që rrjeti i kanalizimeve për bujqësinë është rreth 40 mijë kilometra, shifrat e ndërhyrjeve në rrjetet ujitëse dhe kulluese që ju përmendni përgjatë takimeve me fermerë në zona të ndryshme të vendit, janë shumë inferiore në krahasim me atë që duhet bërë çdo vit. Si specialist i bujqësisë po ju them: Nëse vertetë doni te keni rezultate te mira, duhet të pastroni të paktën 20 mijë kilometra në vit, prandaj ju sugjeroj që përgjatë deklaratave tuaja mediatike t’i referoheni fakteve dhe ekspertizës profesionale.

Zoti Kryeministër, ju sugjeroj të jeni më i informuar për çfarë ka ndodhur përgjatë 25 viteve. Nuk duhet të mohoni kontributin e qindra specialistëve shqiptarë  apo ndihmën financiare dhe teknike të  institucioneve ndërkombëtare si USAID dhe  Komisioni Europian. Ju flisni për 25 vite  punë të pabëra, duke harruar që në këto 25 vite përfshihet edhe mandati i qeverisë qe ju drejtoni.

Zoti Kryeministër për një gjë keni të drejtë kur thoni se bujqësia është një sektor prioritar për ekonominë shqiptare, por në fakt bujqësia ka 25 vite, përfshirë këtu edhe mandatin tuaj, që nuk është trajtuar si e tillë, përkundrazi në gjithë këto vite është marrë më shumë prej këtij sektori dhe është dhënë më pak .

Ky bilanc negativ po çon përditë e më shumë në degradimin e këtij sektori. Dhe së fundi vlen t’ju them se: Vetëm atëherë kur të investojmë të paktën aq sa marrim prej tij, atëherë do të kemi një bujqësi të zhvilluar dhe si pasojë një ekonomi  të qëndrueshme.

Lajme të lidhura

SPORT

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

23:12 : 18/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 18/06/2025
AKTUALITET

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025
SHENDETI

Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit

22:49 : 18/06/2025
BOTA

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

22:35 : 18/06/2025
AKTUALITET

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025
Para

Motra e Ergi Dinit: Mos postoni video të aksidentit, do t'ju vrasë dhimbja jonë

TË GJITHA

Al Hilal i Inzaghit ndal Realin në Botërorin e Klubeve, Valverde humb penallti në shtesë

23:12 : 18/06/2025

Horoskopi, e enjte, 19 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 18/06/2025

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025

Nga bananet te agrumet, zbuloni superushqimet që na ndihmojnë me reduktimin e stresit

22:49 : 18/06/2025

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

22:35 : 18/06/2025

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025

Lojtarët që Barcelona mund të shesë për të regjistruar Nico Williams

22:24 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com