• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Tensione në Kuvend, ikën opozita. Dogjani tenton të godasë Ballën

15:54 : 24/11/2016
në POLITIKE

Opozita ka braktisur seancën parlamentare pas tensioneve të krijuara në Kuvendit.

Lajmin e ka dhënë nënkryetari i Kuvendit Edmons Spaho për mediat jashtë Kuvendit. Deputeti Spaho tha se largimi ishte shenjë proteste për mos reflektimin e qëndrimit të deputetëve të maxhorancës ndaj ligjit të importit të mbetjeve dhe faktit që maxhoranca s’e solli dekretin e presidentit për ta votuar.

“Kemi më shumë se 5 orë që po diskutojmë ndërkohë që qindra qytetarë janë në protestë dhe për fat të keq kryeminsitri vetëm për të nuk foli por iu drejtua sukseseve imagjinare. Ju jeni të pakorigjueshëm dhe ne po vendosim të largohemi duke ju lënë në imagjinatën e sukseseve tuaja të mëdha për këtë vend” tha Spaho para se opozita të largohej nga salla e Kuvendit”, tha ai.

Sakaq, ka qenë e tensionuar situata në Kuvend në momentin kur po fliste ish-kryeministri Sali Berisha i cili në fjalën e tij përdori shprehje fyese dhe iu drejtua socialistëve duke i thënë se “jeni rracë e neveritshme”. Kjo ka shkaktuar edhe ilaritet në sallë, ku më i zëshmi ka qenë nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili ka ulëritur në drejtim të Berishës por edhe të drejtuesit të seancës, Edmond Spaho, të cilin e ka kritikuar për mënyrën se si po e drejtonte seancën sepse i la më shumë kohë Berishës të fliste se sa parashikon rregullorja për replikën.

Por nga ana tjetër, ishte deputeti demokrat Asllan Dogjani i cili po kapej me fjalë me Ballën në distancë, sa në dy momente Dogjani është çuar dhe ka tentuar t’i afrohet dhe ta qëllojë Ballën por e ka mbajtur nga xhaketa kolegu që kishte pranë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

Spaho-Ballës: Për shumë më pak se kaq e përjashtuat zotin Paloka, tani edhe ju qetësohuni.

Berisha-Dogjanit: Zotërinj deputetë, personave që heqin fytrën dhe përdoren si leckë nga kryekumbara mos i kushtoni asnjë vëmendje. Me kaq unë e mbyll fjalën time, nuk të dëgjon njeri Shals.

(Eduard Shalsi në foltore për të marrë fjalën)

Taulant Balla: Zoti kryetar, ju tërheq vëmendjen për mënyrën si drejtoni seancën, replika është 2 min. Këtu kishte një fyerje nga parafolësi për cështje rracash se ky zotëria është mësuar ta ndajë Shqipërinë me rraca dhe shqiptarët kanë ditur mirë t’ja japin shuplakat, pati edhe një fyerje kundrejt ministrit të Jashtëm, je komplet paburrë, që të fyesh një ministër të Jashtëm, më të mirin që ka pasur Shqipëria në këto 25 vjet për gjithcka ka bërë për çështjet shqiptare, ka folur sic duhet kur ti as nuk guxoje t’i përmendje ashtu sic duhet. Fole këtu për lidhje me Serbinë e kompanitë serbe, po Damirin e harrove? S’ke punë me rracat në Shqipëri. Ti po, ke gjak të përizer dhe ndoshta s’ke lidhje me shqiptarët, ti je tradhëtar.

Berisha i përgjigjet Ballës: Nuk duhet të komentoj shpifjet dhe trillimet e një njeriu që në pafytyrësi të plotë para kamerave mohoi se është dënuar me vendim të formës së prerë si shpifës ordiner me urdhër të Ramës. A mund të komentohet shpifësi? S’mund të komentohet, shpifësi është shpifës edhe 40 ditë po ta lyesh me sheqer zift del. Ndaj edhe i them mjeranit Edi Ramës se sa herë që ti përdor një mjeran të akuzuar të dënuar për shpifje, të akuzuar për përdhunim, të akuzuar për trafik prostitucioni, aq më shumë del cullak por jo sic ke dalë në plazhet e botës, por del moralisht jo trupërisht por moralisht si cullak që je.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 29/07/2025
BOTA

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
SPORT

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025
SPORT

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025
BOTA

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025
Para

I riu i vë flakën vetes para Parlamentit, teksa mbahej seanca

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 29/07/2025

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025

Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

22:36 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com