• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vodhi 500 mijë euro, bankieri i dënuar: Pse jam penduar

11:30 : 23/11/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Gentian Hoxha, i dënuar me gjashtë vite burg pasi vodhi nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve rreth 500 mijë euro në bankën ku ishte i punësuar, ka rrëfyer përpara gjimnazistëve durrsakë dhe ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, eksperiencën 5­ vjeçare në burg.

Ashtu si Hoxha, edhe 4 të tjerë të dënuar për vepra të ndryshme penale shpalosën eksperiencat e tyre të burgut para gjimnazistëve, ndërsa në mesazhet e tyre i bënë thirrje të gjithë shoqërisë që të mos shkelë rregullat e saj, pasi liria është më e vlefshme se gjithçka.

RREFIMI

“Asnjë pasuri në botë nuk e ble dot lirinë. Para disa vitesh, unë bëra një veprim shumë të gabuar, për të cilin jam penduar thellësisht. Unë punoja me detyrë specialist marketingu pranë Bankës Kombëtare Tregtare Vlorë, në një sektor shumë të rëndësishëm. Isha vetëm 30 e ca vjeç dhe kisha karrierën përpara. Por ambicia dhe rrethanat e vështira që po përjetoja asokohe bënë që unë të ndërmerrja veprimet e para të vjedhjes. Aty nisi gjithçka”, rrëfeu Hoxha para adoleshentëve, raporton “Panorama”.

“Me anë të marifeteve të ndryshme arrita të vjedh një shumë të konsiderueshme parash në bankën ku punoja. Pra, mjafton një moment dhe jeta merr tjetër rrjedhë, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm”, iu drejtua Gentian Hoxha gjimnazistëve dhe të pranishmeve në aktivitet, duke shtuar se ky veprim i kishte kushtuar shumë shtrenjtë.

Lexo edhe:

Tjetër rast i fotografimit të votës, ndërpritet procesi zgjedhor në Librazhd

Veliaj refuzon të votojë! Beqaj, Çyrbja dhe Bllako në të njëjtën “mendje”: Nuk duam para kamerave

“Ky veprim më kushtoi shumë shtrenjtë. Unë e pranoj se nuk jam dënuar pa arsye. Krahas lirisë, që nuk ka pasuri në botë që ta zëvendësojë, unë ndihem moralisht tradhtar te të njohurit e mi, duke nisur nga kolegët e deri të shokët e të njohurit në qytetin tim”, pohoi ish­bankieri, të cilit ministri Manjani, pjesëmarrës në aktivitet, ia premtoi rikthimin në detyrë pas përfundimit të dënimit, duke dhënë njëkohësisht mesazhin se të gjithë e meritojnë një mundësi të dytë.

Gentian Hoxha u arrestua nga policia menjëherë pasi u zbulua vjedhja, ndërsa u dënua me 10 vite heqje lirie. Ai ka kryer pesë vite deri më tani dhe aktualisht po vuan vitin e gjashtë dhe të fundit, pas uljes së dënimit që i është bërë. Arrestimi i tij u bë në dhjetor të vitit 2010, kur punonte në bankën e nivelit të dytë në qytetin e Vlorës.

Në atë kohë, Policia e Vlorës bëri të ditur se Gentian Hoxha, duke shpërdoruar detyrën si specialist pranë bankës, falsifikoi një sërë dokumentesh dhe arriti të përfitojë 500 mijë euro. Këto para u investuan në një shoqëri në Vlorë, në emër të një shtetasi tjetër. Pikërisht kjo shoqëri e ngritur me paratë e vjedhura në bankë i investoi ato në marrjen me qira dhe ngritjen e disa bizneseve private në qytetin e Vlorës.

MANJANI

Sot Hoxha shprehet i penduar, duke u thënë gjimnazistëve se nuk duhet të ndjekin rrugën e gabuar. Nga ana tjetër, ministri Manjani vlerësoi nismën e ndërmarrë me temë “Rinia në Fokus”, duke bërë apel për të gjithë të rinjtë që të kuptojnë rëndësinë e ligjit dhe ta respektojnë atë.

“Po të më pranoni si ‘këshillonjësin’ juaj ligjor do t’ju këshilloja se nuk ia vlen të kesh problem me ligjin. Ligjit mund t’ia hedhësh një herë, mund t’ia hedhësh dy herë edhe herën e tretë me pak zor e gjen mënyrën, por vjen një moment që fillon dhe i lan hesapet dhe larja e hesapeve përpara ligjit është një situatë që është e pashmangshme në një shoqëri me shtet”, u shpreh ministri i Drejtësisë, duke theksuar se dija dhe arsimimi është alternativa e duhur për të gjithë të rinjtë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tjetër rast i fotografimit të votës, ndërpritet procesi zgjedhor në Librazhd

13:46 : 11/05/2025
AKTUALITET

Veliaj refuzon të votojë! Beqaj, Çyrbja dhe Bllako në të njëjtën “mendje”: Nuk duam para kamerave

13:42 : 11/05/2025
AKTUALITET

Fier/ Sekretari i QV-së merr me vete vulën, bllokohet procesi i votimit: Ka parregullsi

13:41 : 11/05/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi Veli Gjura

13:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Fotografuan votën, arrestohen 2 persona të tjerë në Tiranë

13:27 : 11/05/2025
AKTUALITET

Incidentet/ Berisha për tjetërsimin e votës: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës

13:22 : 11/05/2025
Para

Arrestohet 32-vjecari në Tiranë, ngacmoi seksualisht fëmijët e mitur dhe kreu vepra të turpshme ndaj ish-gruas

TË GJITHA

Tjetër rast i fotografimit të votës, ndërpritet procesi zgjedhor në Librazhd

13:46 : 11/05/2025

Veliaj refuzon të votojë! Beqaj, Çyrbja dhe Bllako në të njëjtën “mendje”: Nuk duam para kamerave

13:42 : 11/05/2025

Fier/ Sekretari i QV-së merr me vete vulën, bllokohet procesi i votimit: Ka parregullsi

13:41 : 11/05/2025

Aksidenti tragjik në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi Veli Gjura

13:36 : 11/05/2025

Fotografuan votën, arrestohen 2 persona të tjerë në Tiranë

13:27 : 11/05/2025

Incidentet/ Berisha për tjetërsimin e votës: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës

13:22 : 11/05/2025

Bardhi: Zëdhënësja e organizatës kriminale, Balluku, po tenton të dekurajojë votuesit

13:15 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com