Aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin janë mbledhur përpara Komisariatit nr. 1 dhe kërkojnë lirimin e aktivistes së shoqëruar nga policia pasi spërkati me salcë ministren e arsimit Nikolla në shenjë revolte për reformën në arsimin e lartë.
“Përkundër temperaturave të ulëta, studentë, pedagogë, aktivistë e qytetarë vazhdojnë të qëndrojnë para komisariatit nr.1, pranë Ministrisë së Jashtme, duke kërkuar që aktivistja Mirela Ruko të lirohet prej ndalimit të padrejtë që i është bërë. Studentët në liri! Ministrja në qeli!”, thuhet në faqen e lëvizjes “Për Universitetin”.