• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Shifrat/ Ja sa do të rriten pagat dhe pensionet

09:10 : 17/11/2016
në EKONOMI

Efekti vjetor i rritjes së pagave dhe pensioneve do të jetë në shumën e 100 milionë dollarëve. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, shpjegoi dje në Komisionin e Ekonomisë se fondi për rritjen e pensioneve do të jetë 3.6 miliardë lekë, kurse fondi që do të përdoret për rritjen e pagave do të jetë 7.2 miliardë lekë, raporton “Panorama”.

“Ky është buxheti që mbështet rritjen e konsumit të qytetarëve. Është buxheti që shkon drejtpërsëdrejti në xhepat e qytetarëve, mos e harroni asnjë ditë që shuma prej 100 milionë dollarësh me efekt 12¬ mujor shkon si shtesë e drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve”, tha Ahmetaj.

PENSIONET
Nga 1 marsi rritja e pensioneve parashikohet të jetë 3 për qind. Ministri i Financave, Ahmetaj, tha se fondi vjetor për efekt të rritjes së pensioneve llogaritet 3.6 miliardë lekë, ndërsa shpjegoi se reforma e pensioneve ul barrën për buxhetin. “Kemi një rritje të konsiderueshme të pensioneve përtej indeksimit, dhe efekti 12-mujor i pensioneve shkon rreth 3.6 miliardë lekë. Mos harroni që kemi bërë një reformë të rëndësishme të pensioneve ku kemi frenuar rritjen e deficitit në atë sektor dhe në afatgjatë, sektori do të jetë gjithnjë e më pak barrë për buxhetin e shtetit, duke garantuar një shëndetshmëri të sistemit të pensioneve”, tha Ahmetaj Kreu i Financave informoi edhe për korrektim të pensioneve për 5 mijë naftëtarë.

“Dua të ndaj me ju edhe një lajm tjetër, që Kryetari i Komisionit ka pasur një iniciativë të hershme për pensionin e naftëtarëve dhe ia doli të bindë qeverinë për atë korrektim që do t’i bëjmë pensionit të naftëtarëve, që do të thotë që nëpërmjet skemës që po përfundojmë për të korrigjuar edhe ligjin, 5 mijë naftëtarë do të përfitojnë pension. Shumat dhe detajet do t’i ndajmë në ditët që vijnë”, u shpreh Ahmetaj.

PAGAT
Nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, pagat për administratën do të rriten 7 për qind, ndërsa pagat për mësuesit, infermierët dhe mjekët do të rriten 10 për qind. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se efekti vjetor për rritjen e pagave llogaritet 7.2 miliardë lekë. Ministri shpjegoi kategoritë që përfitojnë nga rritja. “Pagat e arsimtarëve, mjekëve dhe infermierëve do të rriten 10 për qind. Pagat për administratën publike do të rriten 7 deri në 10 për qind. Pagat e ulëta të administratës mbi 200 mijë lekë do të arrijnë në vlerën mbi 300 mijë lekë. Rritje të konsiderueshme të pagave do të ketë edhe për ushtarakët, punonjësit e policisë dhe pilotët. Rritja e pagave për policinë e burgjeve do të jetë e diferencuar”, u shpreh Ahmetaj.

Lexo edhe:

“Furtunë” dorëheqjesh në 4 bashkitë e Qarkut Dibër

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

DEBATI
Shpenzimet e buxhetit për investime sollën debat mes opozitës dhe maxhorancës. Deputeti Edmond Spaho tha se qeveria po mban të ulët deficitin, në një kohë kur nuk ka rritur investimet. “Mburreni se e keni çuar deficitin 2.25%. Kjo nuk është mburrje. Deficiti mbahet 4%, në qoftë se do të zhvillosh ekonominë. Por ti nuk garanton mbledhjen e të ardhurave, prandaj t’i ka futur FMN¬ja të dyja këmbët në një këpucë. 4% deficitin dhe të bësh 6% investime mbi PBB”, tha Spaho.

Por ministri i Financave tha se qeveria nuk do të rrisë borxhin. “Unë po them që kjo qeveri nuk e rrit borxhin, pavarësisht nga ajo që kërkon opozita që ta rrisim nuk e rrit. Nuk i shkatërrojmë ne financat publike si i shkatërruan këta. Si mund të thotë bëje deficitin 4%, ndërkohë që ne jemi në një trajektore të uljes së borxhit”, tha Ahmetaj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Furtunë” dorëheqjesh në 4 bashkitë e Qarkut Dibër

13:11 : 15/07/2025
AKTUALITET

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

13:08 : 15/07/2025
AKTUALITET

Detaje nga misteri i vrasjes së Renis Dobrës, nga rrëfimi i babait, autorët deri tek gjetja e trupit

13:03 : 15/07/2025
AKTUALITET

Elbasan/ I riu thyen arrestin shtëpiak dhe vjedh një automjet

12:56 : 15/07/2025
AKTUALITET

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

12:49 : 15/07/2025
AKTUALITET

Maliqi: Të analizojmë humbjen, opozita të largojë të paaftët dhe servilët!

12:41 : 15/07/2025
Para

Charlie Hebdo guxon sërisht, kjo është karikatura për Trump (FOTO)

TË GJITHA

“Furtunë” dorëheqjesh në 4 bashkitë e Qarkut Dibër

13:11 : 15/07/2025

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

13:08 : 15/07/2025

Detaje nga misteri i vrasjes së Renis Dobrës, nga rrëfimi i babait, autorët deri tek gjetja e trupit

13:03 : 15/07/2025

Elbasan/ I riu thyen arrestin shtëpiak dhe vjedh një automjet

12:56 : 15/07/2025

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

12:49 : 15/07/2025

Maliqi: Të analizojmë humbjen, opozita të largojë të paaftët dhe servilët!

12:41 : 15/07/2025

Kërcënoi me armë fqinjin, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

12:40 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com