• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Tjetër tatim i fshehur, bizneset kundër kufizimit të interesave që njihen si shpenzim i zbritshëm

10:34 : 15/11/2016
në EKONOMI

Lexo edhe:

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

Ky ndryshim do të rrisë pagesen e tatimit mbi fitimin në buxhet përderisa shoqërite që do të rezultojne me humbje, nuk do të kenë asnjë mundesi të njohin si shpenzim te zbritshëm interesin e paguar për borxhet e marra. Rrjedhimisht, ai përbën rritje të barrës fiskale, e cila është në kundërshtim me angazhimet e qeverise për mos rritjen e mëtejshme të tatimeve dhe taksave…

Një draft i Ministrisë së Financave për ndryshimin e ligjit të tatimit mbi të ardhurat që kufizon njohjen e interesave, si shpenzim i zbritshëm, deri në 30% të të ardhurave të tatueshme para interesit dhe tatimeve, ka ngjallur reagimin e ashpër të bizneseve. Dhoma e Tregtisë Tiranë dhe Dhoma Amerikane kanë shprehur rezerva këtë nismë të Ministrisë, që sipas financave bëhet me qëllim të luftojë evazionin. “Financimi me borxhe shumë të larta i shoqërive, sidomos nga jashtë vendit apo nga kompani të lidhura, është shkak për një erozion të papranueshëm të bazës së të ardhurave të tyre, pasi interesi mbi borxhin, ndryshe nga dividendi, është i zbritshëm për qëllime tatimore. Në këtë mënyrë, shpesh shoqëritë kontribuojnë me borxh ndaj bijave përkundrejt rritjes së kapitalit”, thuhet në relacionin e financave. Më parë, interesat nuk njiheshin si shpenzime të zbritshme, nëse huaja dhe parapagimi tejkalonin mesatarisht katër herë shumën e kapitaleve të veta.
Por, bizneset janë të mendimit se ky ndryshim jo vetëm që nuk do të luftojë evazionin, përkundrazi do ta rrisë atë, ndërsa rrezikon që të kufizojë kreditimin e bankave. Për më tepër kjo ndodh tani kur sipërmarrjet janë në krizë likuiditeti, ndërsa ndryshimet janë të paqarta.
”Ky ndryshim, sipas mendimit tonë është i pakonsultuar,i paplotë dhe nuk e gjejmë të bazuar në eksperiencat më të mira europiane apo rekomandimet e OECD-së”, thuhet në përgjigjen që I është dërguar Ministrisë së Financave nga Dhoma e Tregtisë.
Sipas Dhomës, një masë e tillë do të sjelle uljen e kreditimit, rritje të barrës fiskale apo në të kundërt tendencë për rritje të informalitetit. Shqipëria është një vend në zhvillim ku baza e krijimit të kapitaleve është kreditimi dhe situata e vështirë me kreditë, ku gjendet ekonomia do ta bënte më të vështirë barrën e biznesit me një rëndim të tillë.
Nga ana tjetër, edhe vendet e rajonit vazhdojnë të aplikojnë metodën ekzistuese që parashikon ligji ynë në kufijtë, borxh/kapitali nga 3;1 deri në 4:1 siç janë Maqedonia, Turqia, Serbia, Rumania, Hungaria, Slloveni, etj.
Sipas burimeve nga Dhoma, financat thjesht kanë përdorur një model shabllon, por që kryesisht përdoret për palët e lidhura dhe kreditimet që vijnë nga jashtë dhe vendet e mëdha që kanë kompani konglomerate me nëna e bija. Nëse zbatohet ky ndryshim në Shqipëri, atëhere ai do të kufizojë kreditmin, në kohën kur bizneset janë në krizë për likuiditet. Psh nëse një kompani planifikon në planin e saj të biznesit që të dalë për 5 vjet me humbje, atëhere asaj nuk do I njihet asnjë shpenzim për interesa.
Edhe Dhoma Amerikane nuk është dakord me këtë ndryshim në ligjin për të ardhurat. “Qartazi, ky ndryshim do të rrisë pagesen e tatimit mbi fitimin në buxhet përderisa shoqërite që do të rezultojne me humbje, nuk do të kenë asnjë mundesi të njohin si shpenzim te zbritshëm interesin e paguar për borxhet e marra. Rrjedhimisht, ndryshimi i propozuar përbën rritje të barrës fiskale, e cila është në kundërshtim me angazhimet e qeverise për mos rritjen e mëtejshme të tatimeve dhe taksave”.
“Nga ana tjeter, ndryshimi i propozuar ka një ndikim të ndjeshëm në tatimpaguesit të cilat kanë kryer investime të mëdha në projekte të konsiderueshme (si psh. Projekte Greenfield) duke i financuar këto investime me hua nga institucione financiare. Kjo për shkak se natyra e këtyre investimeve të lidhura me projekte të mëdha nuk lejon gjenerimin e menjëhershëm të të ardhurave, të cilat shfaqen mbas një kohe të konsiderueshme nga realizimi i investimit dhe gjatë kësaj kohe, kostot e financimit jane të mëdha si pasojë e borxhit të madh. Për këto arsye, ndryshimi i propozuar është penalizues për biznese të kësaj natyre.
Për më tepër një ndryshim i tillë, nisur nga pasojat që pritet të gjenerojë, bie ndesh edhe me politikat e zhvillimit ekonomik. Ne një kohë kur kërkohet kreditimi i shoqërive nga bankat tregtare, kjo mundësi limitohet ndjeshëm për shoqëritë të cilat ndërkohë që kanë nevojë për kredi me qëllim financimin e aktivitetit ose investimeve për arsye të ndryshme, për shkak të natyrës së tyre dhe fazës në të cilën ndodhen, janë me fitime minimale ose dhe me humbje dhe nuk u mundësohet njohja e këtyre shpenzimeve si shpenzime të zbritshme”, arsyeton Dhoma Amerikane.
Të dyja dhomat kanë kërkuar që kjo dispozitë të mos miratohet.
“Në përfundim, do të sugjeronim mosndryshimin e dispozites lidhur me zbritshmërinë e interesave të borxhit për efekte fiskale.
Edhe sipas Dhomës së Tregtisë “kjo nuk është koha e duhur për një ndryshim ligjor me efekt hyrjen në fuqi në vitin 2018, pasi ai është pjesor, i paplotë në argumentim, i pakonsultuar mirë me grupet e interesit. Ai është i vështirë në adminisritim dhe ngarkesë për vetë Administratën Tatimore, si dhe që nuk argumenton efektet apo nuk është i bazuar në praktikat më të mira dhe rekomandimeve të OECD-së. /Monitor/

Lajme të lidhura

SHENDETI

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025
SHOW BIZ

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025
BOTA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025
BOTA

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025
AKTUALITET

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025
AKTUALITET

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025
Para

Banorët në Fier protestë kundër impiantit të mbetjeve

TË GJITHA

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com