• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikthehet në polici “tmerri” i Elbasanit, komisar Koseni fiton edhe 121 paga

11:28 : 15/11/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

I njohur në kohën e tij si “komisari i hekurt”, Edmond Koseni, ka fituar të gjitha betejat ligjore me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, duke i detyruar këto institucione ta sistemojnë në punë dhe t’i kthejnë 121 rroga mujore për 10 vitet e lëna pa punë.

Pak ditë më parë ish-drejtori i policisë së Elbasanit i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej saj, nxjerrjen e urdhërit të ekzekutimit, me qëllim detyrimin nëpërmjet përmbarimit të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për ta sistemuar në punë dhe t’i paguajë detyrimet financiare që lidhen nga data 1 dhjetor 2015 e deri në momentin e ekzekutimit të vendimit të qershorit 2012, të gjykatës së Apelit Tiranë.

Prej më shumë se 10 vite ish-komisari Edmond Koseni, është pezulluar nag detyra për shkak të një procesi penal kundër tij. Mirëpo edhe pse nga ky proces efektivi i policisë doli i pafajshëm, ai sërisht u la pas dore nga krerët e policisë së Shtetit, duke mos u lejuar të rikthehet në punë. Nisur nga kjo situatë, Koseni është detyruar të punojë në disa kompani private, ndërkohë paralelisht i është futur kalvarit të proceseve gjyqësore, duke kërkuar rikthimin në punë.

Edmond Koseni ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe ka kryer së fundi detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan. Gjatë kryerjes së kësaj detyre, ndaj paditësit ka filluar një procedim penal, në të cilin ai është akuzuar të kish kryer veprën penale të “torturës me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

Në këto kushte, me urdhrin nr. 3727, datë 23 dhjetor 2001 të Ministrit të Rendit Publik, paditësit është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e çështjes penale, me motivacionin “për shkelje të rënda në detyrë”.

Lexo edhe:

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

Kriza e Italisë “lumturon” presidentin e Interit: Ndoshta bëri një figurë më të shëmtuar se ne

Rezulton se në këtë procedim penal, ndaj paditësit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”. Ndërkohë që kryeministri një ditë më pas në 21 dhjetor 2001 ka vendosur të largojë paditësin Edmond Koseni nga detyra.

Sa i përket procedimit penal, rezulton se me vendimin e nëntorit 2003 të gjykatës Elbasan, Koseni është deklaruar i pafajshëm për akuzën e “torturës” dhe është pushuar çështja penale, lidhur me akuzën e “kryerjes së veprimeve arbitrare”.

Pas marrjes së pafajësisë nga gjykata e Elbasanit, paditësi i ka kërkuar palës së paditur që t’a sistemojë atë në punë dhe në kushtet kur pala e paditur ka refuzuar këtë kërkesë, ai ka ngritur padinë objekt gjykimi.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë pjesërisht padinë, duke i njohur paditësit të drejtën e përfitimit të pagesës kalimtare. Ky vendim pasi është gjetur jo i drejtë nga gjykata e apelit, është prishur nga kjo e fundit me arsyetimin se konkluzioni i gjykatës është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë, mos analizimit të fakteve të caktuara, si dhe disponimit jashtë kërkimeve të pareshtruara në objektin e padisë.

Për këto arsye, gjykata e apelit ka vendosur t’a prishë vendimin dhe t’a dërgojë çështjen për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sërisht kalvari i gjyqeve ka filluar nga e para, ndërkohë që në qershor të 2012 në gjykatën e Apelit, Koseni ka fituar gjyqin.

Në rrethanat e fakteve të paraqitura, gjykata çmoi se heshtja e palës së paditur për ta sistemuar paditësin në detyrën e punonjësit të policisë së shtetit, duhet të kuptohet dhe trajtohet si refuzim për të zënë me punë paditësin, situatë kjo që nënkupton ndërprerjen e kontratës së shërbimit publik mes policisë së shtetit dhe paditësit./Shqiptarja.com

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025
SPORT

Kriza e Italisë “lumturon” presidentin e Interit: Ndoshta bëri një figurë më të shëmtuar se ne

20:44 : 09/06/2025
RAJONI

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

20:41 : 09/06/2025
BOTA

Varr Bizantin në Siri/ I lashtë rreth 1500 vjet, zbulohet në rrënojat e një banese

20:41 : 09/06/2025
AKTUALITET

Itali/ Atentati ndaj një shqiptari, dyshime për vrasës me pagesë

20:31 : 09/06/2025
SPORT

FOTO/ U largua nga Egnatia, lojtari del në stërvitje në shtëpinë e Tiranës

20:26 : 09/06/2025
Para

Për çfarë mashtroi Rama në New York!

TË GJITHA

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025

Kriza e Italisë “lumturon” presidentin e Interit: Ndoshta bëri një figurë më të shëmtuar se ne

20:44 : 09/06/2025

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

20:41 : 09/06/2025

Varr Bizantin në Siri/ I lashtë rreth 1500 vjet, zbulohet në rrënojat e një banese

20:41 : 09/06/2025

Itali/ Atentati ndaj një shqiptari, dyshime për vrasës me pagesë

20:31 : 09/06/2025

FOTO/ U largua nga Egnatia, lojtari del në stërvitje në shtëpinë e Tiranës

20:26 : 09/06/2025

Semaforët në Tiranë ndizen njëkohësisht për këmbësorë dhe mjete, rrezik për aksidente

20:23 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com