• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

“Po mobilizohet grupimi anti-Ramë në PS, ja roli i Metës dhe Kokëdhimës”

14:03 : 14/11/2016
në OP-ED

Analisti Artur Zheji në shkrimin e tij e të radhës në “360 gradë”, ka analizuar situatën brenda Partisë Socialiste pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në të cilat kryetari i saj Rama u pozicionua hapur kundër presidentit të sapo zgjedhur Trump.

Zheji, shkruan edhe për vizitën e Ramës në SHBA dhe thotë se kryeministri atje u mor vetëm me ekspozitën e pikturës së vet dhe nuk mundi të bëjë politikë, pasi miqtë ishin të zënë me bilancet e humbjes, ndërsa fitimtarët e zgjedhjeve amerikane, nuk e kanë kryeministrin shqiptar në axhendë

Sipas Zhejit një grup brenda strukturave të larta të PS-së, mes të cilëve edhe të ashtuquajturit “senator” duke kuptuar dobësimin e pozitave të Ramës, kanë nisur të zhvillojnë takime intensive me synim rikthimin e “parajsës së humbur” brenda partisë.

Zheji informon se të gjithë këta socialistë, po kërkojnë që në betejën kundër Ramës të orientohen te kreu i LSI-së Ilir Meta dhe “disidenti”, Koço Kokëdhima.

“Senatorët” e fyer të PS, Koço Kokëdhima dhe Ilir Meta

Lexo edhe:

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

NGA ARTUR ZHEJI

Tanimë është një realitet që po përforcohet. Kryeministri shkoi në Neë York dhe u morr aty vetëm me ekspozitën e pikturës së vet dhe nuk mundi të bëjë politikë.

Nuk e priti askush që ja vlente. Miqtë ishin të zënë me bilancet e humbjes, ndërsa fitimtarët e zgjedhjeve amerikane, nuk e kanë kryeministrin shqiptar në axhendë.

Kjo situatë e turbulluar në politikën e jashtëme të Ramës, personazh i vockël anti-Trump në Ballkan, ka rigjallëruar Opozitën brenda PS dhe në rradhë të parë janë në krye të “betejës” së tyre, për të fituar terren, të ashtuquajturit “senatorë”. Të cilët e ndjejnë mirë e bukur dobësimin politik të Kryetarit të tyre dhe kanë filluar të gumëzhinjë si bletët, në takime intensive.

Tanimë ka 3 Pole të Majta, ku ata mund të drejtohen, për tu rigrupuar, për të fituar “Parajsën e Humbur” në PS.

LSI dhe Ilir Meta, Ben Blushi dhe partia e tij, “Libra”, si edhe Koço Kokëdhima, më i gatshëm dhe më në formë se kurrë për të marrë në duar, “Çoroditjen” e situatës së tanishme.

Së pari “senatorët”, që i kanë mbijetuar spastrimeve të Ramës, në procesin e tjetërsimit të kontrollit të PS, e dinë fare mirë se në listat e deputetëve të vitit 2017, ata mund të mos jenë fare dhe se këtë mandat të sotëm, mund ta kenë mandatin e tyre të fundit.

Ata vëzhguan të turbulluar, por në heshtje dhe pasivë se si u ndëshkua me një të rënë të lapsit Koço Kokëdhima.

Ata përcollën në heshtje funerali, përzënien dhe largimin e pahijshëm, që ju bë Ben Blushit, duke i cuar në fshehtësi vetëm ca sms të trembura ngushëlluese, duke vëzhguar plot buzëqeshje të shtirura ndaj kryetarit të plotfuqishëm të partisë së tyre.

Ata flirtojnë nga mëngjesi deri në darkë me Ilir Metën, duke i cuar fjalë, sms, apo në takime të shkurtra zyrave, me atë personalisht apo me deputetët e tij.

Po Meta, përtej mirësjelljes, gjindet mirë i rehatuar në shtëpinë e vet politike dhe me mbi 250.000 vota të qëndrueshme, në açountin e tij elektoral. Ndërsa Blushi, me një pjesë të tyre është thellësisht hatërmbetur, për vetminë që ata i dhanë si shpërblim të rrebelimit të tij, ndaj demokracisë së rrezikuar në PS dhe ndaj karjerës së tij të mbyllur nga Rama.

Duket se, pamvarësisht mërive të vjetra, të reja dhe hatërmbetjeve, ata po orientohen në mënyrë të barazlarguar, nga Meta dhe Kokëdhima, i cili, po shndrrohet në një Pol reference, të Disidencës së organizuar dhe të strukturuar në PS.

Efekti Trump, në këtë fazë një efekt më tepër psikologjik, që u ka dhënë hov shpresave të tyre politike, sepse tanimë, me ardhjen e shpejtë në pushtet të administratës Trump, mbështetja e pakufizuar që kryeministri dhe kryetari i partisë së tyre, ka marrë këto kohë nga ambasadori Lu, nuk do të jetë më e para. Ose të paktën, kryetari i tyre, nuk do të mundë ta përdorë, miqësinë dhe simpatinë e ambasadorit simpatik Lu, Për Shqipërinë dhe kryeministrin e saj, si një provë të mbështetjes së pakufizuar amerikane të qeverisjes së tij.

Konferenca e shtypit e Kokëdhimës në përplasje me Lu dhe fitorja e pabesueshme dhe e papritur e Trump, ka krijuar një klimë të re, në kërkim të ekuilibrave të reja politike në Shqipëri, krejt në difavor të Ramës.

Dhe duket se liderin brenda PS ata e kanë gati te Kokëdhima, arkitektin e aleancave dhe ngritjes së Ramës, në këto 10 vitet e fundit. Mik i kahershëm dhe i qëndrueshëm i Metës. Me aftësi organizative dhe në gjëndje të gëzueshme financiare.

Përpos kësaj Kokëdhima, është nga ata “senatorë” të majtë, që gëzon një mbështetje personale elektorale në Jug të Shqipërisë dhe që në periudhën e lumtur qeverisëse të dy viteve të para të qeverisë Rama, ka bërë jo pak emërime të rëndësishme, në disa pika kyçe të territorit.

Ndërkohë, pritet që Kokëdhima të japë disa prova të reja dhe më bindëse, për pozicionet e tija ndaj Ramës, që tu vërtetojë skeptikëve se nuk do ti fshijë më lotët e Ramës në supin e tij, nëse kryeministri kalon në një pendesë taktike ndaj tij.

Me pak fjalë, kur dukej në kulmin e paarritshëm të pushtetit të tij, që do të kurorëzohej me fitoren e zonjës Hillary, Rama sot është në vështirësi të thella, rrethuar nga “Yesëmenë apo Yesëomen”, të cilët janë të këndshëm në situata të bukura pushteti dhe vrapues të shpejtë në situata të vështira.

Dhe pra sot, shumë më shumë se dje, rihapet një pamje e re në fushë-betejën politike shqiptare, e cila është gati për një “up-date”, pothuajse nga e para. /360grade.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
Para

Dashuria kalon nga… hunda

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com