• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Lear Corp, kompania që kërkoi të vinte në Shqipëri, e hap fabrikën në Maqedoni

14:43 : 10/11/2016
në EKONOMI, KRYESORE

Maqedonia fiton garën rajonale edhe për një tjetër kompani, pas Johnson Control dhe Capcon… Kompania amerikane Lear Corporation ka hapur fabrikën e saj të parë në Zonën Industriale të Tetovës në Maqedoni dhe të dytën në vend, pas asaj të Gostivarit që ka 300 të punësuar.

Prodhuesi amerikan i tekstileve në industrinë e automobilave ka investuar 15 milionë euro në këtë fabrikë dhe fillimisht ka punësuar 520 persona, ndërsa synon të punësojë deri në 3,000 persona.

Lear Corporation është një nga kompanitë që ka shfaqur interes për të hyrë edhe në tregun shqiptar, por më pas vendosi të hyjë në Maqedoni, ndonëse Shqipëria ka pozicion më të favorshëm gjeografik. Mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore në Shqipëri, por edhe tërheqja e zonave të lira industriale në Maqedoni duken arsyet kryesore që e bindën Lear Corporation të investonte në shtetin fqinjë. Edhe dy kompani të tjera, Johnson Control dhe Capcon, që punojnë për industrinë mbështetëse të makinave, ndonëse kanë parë me interes edhe Shqipërinë, kanë zgjedhur Maqedoninë për investimet e tyre.

Konkurrenca në rajon është pranuar dhe nga zyrtarë të lartë maqedonas.

“Për Tetovën, kjo është një ditë historike, por edhe për të gjithë rajonin e Pollogut. Ne ishim në konkurrencë me vende të tjera për të tërhequr këtë investim dhe për ta sjellë këtu kompaninë amerikane. Ne jemi shumë optimistë për planet që ka kompania për të arritur së shpejti maksimumin e kapacitetit të punonjësve, mes 2,500 – 3,000”, tha Vele Samak, një nga ministrat e qeverisë i ngarkuar për Lehtësimin dhe Hyrjen e Investitorëve të Huaj.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Fabrika e re e ndërtuar në Zonën Industriale të Tetovës ka sipërfaqe prej 12,0000 metër katrorë dhe mundësi për të punësuar 2,00 persona. Në të janë të instaluar pajisjet më të fundit të teknologjisë. Një zgjerim i mundshëm do ta rriste numrin e punëtorëve në rreth 3,000.

Përfaqësuesi i Lear, Sven Damm, tha se kompania parashikon të prodhojë tekstile në vlerë totale nga 40-50 mln euro në fabrikën në Tetovë, që do të shkojnë për disa makina të markave të mirënjohura, si Jaguar dhe Land Rover.

“Lear është një markë që nënkupton perfeksionizëm. Ne presim që këtë ta zbatojmë edhe këtu në Tetovë”, tha Damm.

Zyrtarët e lartë që morën pjesë në ceremoninë e përurimit ishin presidenti i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, dhe presidenti i DUI, Ali Ahmeti. Gruevski tha se hapja e kësaj fabrike do të ndikojë në të gjithë rajonin, duke mbështetur mijëra familje.

“Hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i ekonomisë është ajo çka zgjidh problemet e qytetarëve. Ky është një investim tejet i rëndësishëm në kohën e një krize të vështirë politike. Kjo provon se ne nuk ndalemi për të bërë të mundur krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Gruevski.

Kompania me qendër në Miçigan ka marrëveshje me më shumë se 350 shtëpi prodhimi makinash dhe ka të punësuar 140,000 persona në 36 shtete. Në listën e Fortune 500 renditet e 154-a. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025
AKTUALITET

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025
AKTUALITET

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025
AKTUALITET

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025
BOTA

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025
Para

Zgjedhjet amerikane ose pasqyra ku shohim shëmtinë tonë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com