Cili do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë, Clinton apo Trump? Boldnews.al ju sjell zhvillimet më të fundit nga zgjedhjet presidencialet në SHBA.
01:38 – Mediat amerikane: Trump fiton në Uest Virxhinia
Mediat amerikane raportojnë se kandidati republikan për president, Donald Trump, ka fituar në shtetin Uest Virxhinia, duke siguruar pesë vota elektorale atje.
Uest Virxhinia ka votuar për kandidatët republikanë në të katër palë zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA.
Për t’u shpallur fitues, kandidatit i duhet shumica e 538 votave të Kolegjit Zgjedhor.
01:21 – Trump në epërsi në numërimin e Kolegjit Zgjedhor
Vendvotimet janë mbyllur në gjashtë shtete amerikane dhe qytetarët presin me padurim rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale.
Kandidati republikan, Donald Trump, ka një epërsi të vogël në numërimin e Kolegjit Zgjedhor, përballë rivales demokrate, Hillary Clinton.
Por, shtetet në të cilat ka fituar Trump nuk konsiderohen të rëndësishme dhe të dyja fushatat janë duke pritur për vendet me popullsi më të mëdha.
Kandidati që siguron shumicën e 538 votave të Kolegjit Zgjedhor do të pasojë presidentin aktual të SHBA-së, Barack Obama.
01:07 – Exit Poll: Trump siguron dy shtete, Clinton një
Disa rrjete televizive amerikane raportojnë se kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka fituar në shtetet Kentaki dhe Indiana, ndërsa kandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka fituar në Vermont.
00:45 – Një i vrarë, 3 plagosen jashtë një qendre votimi në Kaliforni
Një qendër votimi në Azusa të Kalifornisë është mbyllur pas të shtënave me armë pranë saj.
Gazetari i CNN Jim Sciutto raporton në tëitter për një person të vrarë dhe tre të plagosur. Të shtënat kanë ndodhur jashtë
00:45 – CNN jep rezultatin e parë
Televizioni amerikan CNN ka dhene Exitpoll-in e pare per rezultatin e zgjedhjeve ne SHBA. Sipas CNN 44% e amerikaneve mendojne se Hillary Clinton eshte favorite, ndersa 54% mendojne se jo. Per Trump vetem 33& mendojne se eshte favorit.
Nga rezultatet ne dy shtetet e para ne Kentucky dhe News Hampshire, ku jane numeruar 2% te votave Trump eshte fitues me vote dermuese popullore, por keto dy shtete njihen si me numer te vogel votash elektorale.
00:16 – Nis mbyllja e vendvotimeve në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur të mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale.
Shtetet Indiana dhe Kentaki kanë qenë të parat që i kanë kryer votimet.
Procesi zgjedhor shpejt do të përfundojë edhe në Virxhinia, Karolinën e Veriut dhe Ohajo.
Më pas, vëzhguesit thonë se mund të ketë të dhëna fillestare për fituesin e mundshëm.
Kandidati republikan, Donald Trump, sërish ka ngritur mundësinë e mospranimit të rezultateve nëse nuk janë në favor të tij, duke thënë se ka parë raporte për parregullsi në votime.
00:03 – Biden: Votojmë për brezat e ardhshëm
“Nuk votojmë vetëm për veten tonë. Votojmë për fëmijët tanë, nipërit dhe brezat e ardhshëm”, ka shkruar nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në Twitter.
Biden, një kohë, është përfolur se do të kandidojë për president, por ai nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.
23:31 – Senatori republikan nuk e votoi Trumpin
Senatori Lindsey Graham, njëri nga 17 kandidatët republikanë që kanë garuar për nominimin për president këtë vit, ka votuar për kandidatin e pavarur, Evan McMullin.“I vlerësoj pikëpamjet e tij mbi një Amerikë të fortë dhe nevojën për të rindërtuar ushtrinë tonë”, ka shkruar Graham në Twitter.
McMullin, megjithatë, nuk pritet të paraqesë sfidë serioze për kandidatët e partive më të mëdha, republikanin Donald Trump dhe demokraten Hillary Clinton.
23:12 – Amerikanët duan “udhëheqës të fuqishëm”
Një anketë e re në Shtetet e Bashkuara tregon se shumica e votuesve amerikanë, që tashmë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, ndjejnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar në aspektin ekonomik dhe se politikanët janë indiferentë ndaj vështirësive ekonomike, me të cilat përballen votuesit e zakonshëm.Anketa nga Reuters/Ipsos, e lëshuar sot, ka gjetur se shumica e votuesve mendojnë se sistemi ekonomik i vendit po “manipulohet” kundër tyre dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten “të pasura dhe të fuqishme”.
Anketa me 10,000 njerëz ka gjetur po ashtu se 72 përqind e votuesve amerikanë mendojnë se “ekonomia manipulohet për të fituar të pasurit dhe të fuqishmit”.Ndërkaq, 75 përqind e të anketuarve janë pajtuar me deklaratën se “Ameika ka nevojë për një udhëheqës të fuqishëm”.
22:45 – Në ditën e zgjedhjeve rriten edhe asksionet
Aksionet në Shtetet e Bashkuara janë rritur të martën, pasi investitorët kanë vënë bast se kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, do të fitojë me gjasë zgjedhjet.
Indeksi Dow Jones, një tregues i rëndësishëm i tregut të aksioneve në SHBA, është rritur për 72.90 pikë, apo 0.4 përqind.
S&P 500 dhe Nasdaq kanë shënuar po ashtu rritje për 8.02 pikë, përkatësisht 27.32 pikë.
22:00 – Kur priten rezultatet e para?
Rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të nisin të dalin pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, sipas kohës në Uashington, apo në orën 01:00 sipas kohës në Kosovë, në shtetet: Gjeorgji, Karolina e Jugut, Virxhinia, Vermont, Kentaki dhe Indiana.
Vendvotimet në Bregun Perëndimor, përfshirë Kaliforninë, mbyllen në orën 20:00, apo 05:00 me kohën në Kosovë.
Kandidati republikan, Donald Trump, më parë ka refuzuar të thotë nëse do të pranojë ose jo rezultatin e zgjedhjeve po qe se ai nuk është në favor të tij.
Djali i tij i madh, Donald Trump Jr., i ka thënë CNN-it sot se Trump “do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve të drejta”.
21:06 – Sanders: Shpresoj në humbjen e Trumpit
Bernie Sanders, i cili ka garuar për nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka thënë se shreson në humbjen e Trumpit:
“Shpresoj që sot ta mundim Donald Trumpin dhe ta mundim keq”, ka shkruar Sanders në Twitter.
19:57 – Obama bën thirrje për të votuar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se “përparimi është në kutitë e votimit”.Ai u bëri thirrje mbi 11 milionë ndjekësve të tij në Twitter që të votojnë.Obama tha se ata duhet të sigurohen se edhe miqtë dhe familjarët e tyre votojnë.Ai ka bërë fushatë intensive për të ndihmuar zgjedhjen e kandidates demokrate, Hillary Clinton.
Obama ka shërbyer dy mandate në postin e presidentit.
19:14 – Kush është Donald Trump?
Biznesmeni miliarder i Nju Jorkut dhe ish-ylli televiziv Donald Trump ka qenë fitues i befasishëm i nominimit republikan për president këtë verë.Manjati i pasurive të patundshme ka habitur ekspertët politikë dhe zyrtarët e partisë me mundjen e 16 kandidatëve të tjerë dhe sigurimin e nominimit në muajin korrik.Si fillestar politik, Trump ka kritikuar dhe fyer ashpër sfidantët e tij më me përvojë, përmes postimeve në Twitter dhe gjatë debateve.Duke premtuar se do ta bëjë Amerikën “të madhe përsëri”, me krijimin e më shumë vendeve të punës dhe me uljen e taksave, Trump nuk ka dhënë shumë detaje mbi çështjet dhe ka ndryshuar shpesh qëndrimet e tij.Trump është zotuar se do të ngrejë mur në kufirin SHBA-Meksikë për të penguar hyrjen e migrantëve të paligjshëm.Trump po ashtu ka thënë se, nëse zgjidhet, do të praktikohet “verifikimi ekstrem” i migrantëve myslimanë, për të përcaktuar se kush prej tyre janë terroristë. Fillimisht, ai ka thënë se do t’i ndalojë të gjithë myslimanët nga hyrja në SHBA.
Trump, 70 vjeç, e ka cilësuar presidentin Barack Obama si lider të dobët dhe e ka fajësuar për, siç ka thënë, politika të dështuara në Siri dhe vatra të tjera të nxehta. Ai është po ashtu kritik i marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore me Iranin.Trump e ka vlerësuar Clintonin si “sekretaren më të keqe të Shtetit” në historinë amerikane, ndërsa vazhdimisht e ka lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin, duke e cilësuar si “lider të madh”.Trump, disa herë, ka treguar mungesë të njohurive mbi çështjet e jashtme. Duke folur në një intervistë muajin e kaluar, ai nuk e ka ditur se Rusia ka aneksuar me forcë gadishullin ukrainas të Krimesë.Vlera neto e pasurisë së Trumpit llogaritet midis 3 miliardë dhe 3.7 miliardë dollarë.Ai ka diplomuar në Akademinë private Ushtarake të Nju Jorkut dhe në Universitetin Fordham në Bronks.Trump ka pesë fëmijë nga tri martesa.
19:11 – Kush është Hillary Clinton?
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka fituar nominimin presidencial të Partisë Demokratike në muajin korrik, pas një beteje të ashpër me senatorin e Vermontit, Bernie Sanders.Clinton – gruaja e ish-presidentit Bill Clinton – është gruaja e parë e nominuar për presidente nga njëra prej dy partive më të mëdha politike në SHBA.Gjatë fushatës së saj, ajo ka premtuar se do të rrisë të ardhurat për klasën e mesme, se do t’i bëjë universitetet më të përballueshme për studentët dhe do të do të përmirësojë “Obamacare” – një sistem i kujdesit shëndetësor që mban emrin e presidentit Barack Obama dhe që ka nisur në vitin 2010.
Clinton ka qëndrim të ashpër kundër veprimeve të Rusisë në Ukrainë dhe Siri, ku thirrja e saj, në kohën kur ka qenë sekretare e Shtetit, për më shumë prani të SHBA-së, është refuzuar nga Obama. Ajo ka nxitur debate dhe kundërthënie mbi përdorimin e emailit privat derisa ka qenë në krye të diplomacisë amerikane. FBI, pas hetimeve, nuk ka ngritur ndonjë akuzë për keqbërje në muajin korrik. Drejtori James Comey ka thënë më 28 tetor se FBI po heton disa emaile të reja, por, më 6 nëntor, ka njoftuar se rishikimi nuk e ndryshon konstatimin fillestar.Clinton ka shërbyer si sekretare e Shtetit në administratën Obama nga viti 2009 deri më 2013.Ajo ka lindur në Çikago më 26 tetor të vitit 1947. Ka diplomë në shkencat politike nga Kolegji Ëellesley dhe nga Shkolla prestigjioze e drejtësisë Yale.Clinton është martuar me Bill Clintonin më 1975 dhe kanë vajzën Chelsea.
19:09 – Donald Trump apo Hillary Clinton?!
Shteti më i fuqishëm në botë zgjedh sot presidentin e ri, ndikimi i të cilit do të ndjehet në gjithë globin. Donald Trump apo Hillary Clinton?!Sondazhet i japin përparsi të ngushtë kandidates demokrate, përballë rivalit të saj republikan.Megjithatë, amerikanët nuk vendosin drejtpërdrejt se kush prej tyre do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. Është një sistem që quhet kolegji zgjedhor, i cili është krijuar qysh në vitin 1787 dhe ka fjalën e fundit.Clinton dhe Trump janë dy nga kandidatët më të papëlqyer në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.
Cilido që të zgjidhet, nuk do të jetë vetëm krytar shteti, por edhe udhëheqës i qeverisë dhe komandant i ushtrisë më të madhe në planet.Shqetësim i të gjithëve është politika e tyre e jashtme.Gjatë kohës sa ka qenë senatore dhe Sekretare e Shtetit, Clinton ka fituar reputacionin e një lidereje agresive në politikën e jashtme. Ajo ka mbështetur luftën e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe ka qenë njëra nga mbështetëset më të zëshme në administratën Obama për fushatën ajrore të SHBA-së në Libi. Clinton po ashtu ka bërë thirrje për një rol më të zgjeruar të SHBA-së në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri, përfshirë edhe vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit dhe armatosjen e rebelëve.
Trump ka kritikuar luftën në Irak dhe veprimet e tjera ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Ai ka bërë thirrje për marrëdhënie më të afërta me Rusinë e Vladimir Putinit.Në ditët dhe javët pas zgjedhjeve – nëse vota është vendimtare – fituesi do të mbledhë kabinetin dhe do të nisë përpilimin e një agjende më të plotë politike.Me Kushteteutën e SHBA-së, presidenti inaugurohet më 20 janar të vitit pas zgjedhjeve.