Nga Moska në Ankara, qeveritë dhe sigurisht popujt në të gjithë Europën Lindore dhe Juglindore po përtypin lajmin e papritur që Donald Trump – jo Hillary Clinton – do të jetë banori i ri i Shtëpisë së Bardhë.
Me Hillary-n europiano-lindorët e dinin pak a shumë çfarë të prisnin. Një politikane prej dekadash, një ish-zonjë të parë dhe një ish-Sekretare Shtetit, politikat e jashtme të presidencës së saj tashme ishin bërë publike: një rezolutë mbështetjeje për NATO-n, një vijë e ashpër, më konfrontuese me Rusinë e Vladimir Putinit dhe vazhdimin e aleancës së ngushtë të pas Luftës së Dytë Botërore të Amerikës me Europën.
Me “Donaldin” e gjithë kjo është punë hamendësuese. Me mungesë eksperience në qeverisje, pa qenë kurrë kryetar bashkie e aq më pak senator, politika e jashtme e këtij manjati pronash nga Nju Jorku është qartësisht një punë në progres e sipër. Deri më tani, ajo është përbërë vetëm nga deklarata, duke filluar nga propozimet famëkeqe për të ndërtuar një mur ndarës me Meksikën – dhe në një farë mënyre ta bëjë Meksikën të paguajë për të – dhe të ndalojë hyrjen e myslimanëve në vend.
Megjithatë, ajo që është e qartë është se nën drejtimin e Trump, NATO s’do të jetë më falas – ai mendon se Amerika bën shumë nga punët më të vështira – dhe se Rusia mund të presë kohë më të lehta nga një Shtëpi e Bardhë tashmë më e shqetësuar me ekstremizmin islamik sesa zgjerimin rus.
Mbetet për t’u parë ende se çfarë rezultati do të ketë kjo në Ballkan, por nëse Trump i qëndron deklaratave të tij të mëparshme në lidhje me këto çështje – në rajon do të ketë humbës dhe fitues.
Humbësit përbëhen nga dy grupe, fillimisht dhe kryesisht ose pjesërisht kombet myslimane – Bosnja dhe Kosova – të cilët i kanë sutë nga Uashigntoni për të mbrojtur integritetin e tyre dhe pavarësinë kundër fqinjëve të sigurt (në rastin e Kosovës) ose kundër agjitacionit të brendshëm separatist ( në rastin e Bosnjës). Duke e sigurt të përfundojmë se pothuajse të gjithë boshnjakët dhe kosovarët e shohin me një ankth të justifikuar fitoren e Trump.
Humbësit e tjerë të mundshëm janë vendet jo-myslimane që e ndajnë kufirin me Europën me një Rusi të sigurt dhe të palodhshme, duke filluar me Rumaninë, Poloninë dhe më në veri, shtetet baltike.
Një Amerikë që është më e pak angazhuar ndaj NATO-s ka pasoja të mëdha për ta dhe ndryshimi në Shtëpinë e Bardhë mund t’i detyrojë ata të miratojnë një marrëdhënie më të gjindshme sesa do të donin me Kremlinin.
Por sigurisht që jo të gjithë në Ballkan apo Europën Lindore në favor të Clintonit, këtë e tregojnë skenat me serbët që festojnë.
Kombet me një traditë më të fortë miqësore me Rusinë, duke filluar me Serbinë dhe Bullgarinë – të dy vende ku shumë njerëz e identifikojnë veten me Rusinë në bazë të një sërë bazash etnike, fetare dhe kulturore – ndoshta kishin shumë pak për të fituar nga një acarim i mëtejshëm tensionesh midis Uashingtonit dhe Moskës.
Në këto vende, një shumicë njerëzish me siguri s’u pëlqen t’u kërkohet të zgjedhin mes Rusisë dhe Amerikës dhe idealisht do të mbanin marrëdhënie të ngrohta me të dyja. Serbia, me diasporën e saj të madhe amerikane dhe lidhjen emocionale me Rusinë, bie në këtë kategori.
Në një lloj grupi të dytë fituesish nga presidenca e Trump përfshijnë Hungarinë dhe – mundësisht – Turqia – nëse mund ta përballojnë islamofobinë e Trump. Asnjë nuk është plotësisht pro-ruse, por të dyja vendet drejtohen nga regjime autoritare që mund të prisnin shumë pak nga një presidencë e Clinton, e cila i vuri të drejtat e njeriut në listën e prioriteteve.