• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

E njihni mirë Hillary Clinton? 10 gjëra që ende nuk i dini për të

12:45 : 08/11/2016
në BOTA
Former U.S. Secretary of State Hillary Clinton  takes part in a Center for American Progress roundtable discussion on "Expanding Opportunities in America's Urban Areas" in Washington.

Former U.S. Secretary of State Hillary Clinton takes part in a Center for American Progress roundtable discussion on "Expanding Opportunities in America's Urban Areas" in Washington.

1-Që në rini Hillary Clinton, e lindur Rodham, dëshironte të ngjitej lart. Presidenti amerikan John F. Kennedy premtoi: «Do të fluturojmë në hënë».

Dhe Hillary i dërgoi një letër NASA-s. Ajo dëshironte të dinte se si mund të bëhej astronaute. Shumë shpejt mori përgjigje negative: si grua ajo, për fat të keq, nuk kishte shans të ngjitej në qiell, bëri të ditur autoriteti amerikan i gjithësisë. Një përgjigje e tillë e hidhëroi Hillary: «Ishte hera e parë që unë nuk po mund të kaloja një barrierë me punë këmbëngulëse dhe vendosmëri», kisht thënë ajo më vonë. Dëshpërimi me përgjigjen negative nga NASA e motivoi Hillry Clintonin të angazhohet për të drejta të grave.

2- Në rini Hillary Clinton ishte mbështetëse e republikanëve. Si nxënëse ajo përkrahu fushatën e kandidatit konservator Barry Goldwater nga Arizona. Gjatë studimeve në Wellesley College ajo ishte kryetare e Young Republicans Club.

3- Në vitin 1969 ajo ishte studentja e parë që mbajti fjalim në ceremoninë e diplomimit në Wellesley College, një shkollë private për gra. Përballë luftës në Vietnamn dhe lëvizjes për të drejta civile ajo kërkoi një koncept të ri politik. Në vend se vetëm të shikohet se çfarë është e mundshme, tani, sipas saj, sfida ishte që çfarë duket e pamundshme të bëhet e mundshme. Fjalimi i saj tërhoqi vëmendjen në mbarë vendin dhe pjesë të tij u botuan nga Life Magazin. Në atë numër u botua edhe një fotografi e Hillary Clinton si ilustrim për aktivizmin e ri të absolventëve amerikanë.

4- Gjatë pushimeve verore Hillary Clinton punoi në një fabrikë për përpunimin e peshkut në Alaskë. Ajo duhej të nxirrte të brendshmet e peshkut. Pas pak ditësh ajo nisi të shqetësohej nëse peshqit ishin vërtet të freskët. «Ata kishin ngjyrë vjollce dhe të zezë, kjo ishte e neveritshme», i kishte thënë ajo më vonë gazetës New York Times. Meqë s’ishte ndalur së foluri mbi gjendjen higjienike në fabrikë, ajo u përjashtua nga puna brenda një jave. Kjo përvojë për të ishte e dobishme: «Të përpunosh peshkun në Alaskë ishte ndër punët më të mira për t’u përgatitur për postin e presidentit», tha Clinton para një viti.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

5- Secili politikan promiment ka tabiatet e veta. Disa pëlqejnë lule të caktuara, të tjerët ngjyra të veçanta të mureve. Në suitën e Hillary Clinton, ndërkaq, me vite të tëra frigoriferi është mbushur me pijën e ëmbël Dr. Pepper Diet. Kur njëherë ishte pyetur se çfarë pije i pëlqente, asaj iu kujtua vetëm kjo limonadë.

6- Gjatë kohës sa ishte Zonja e Parë e Amerikës Clinton shkroi libri «It Takes a Village», në të cilin prezanton idetë e saj për një Amerikë të përzemërt ndaj fëmijëve. Në vitin 1997 audiolibri përkatës fitoi një Grammy Award në kategorinë «Best spoken word album».

7- Kur Bill Clinton u martua me Hillary më 1975, ajo ruajti mbiemrin e vajzërisë – Rodham. Thuhet se nëna e Clintonit kishte qajtur kur kishte dëgjuar për këtë vendim, i cili në atë kohë ishte i pazakonshëm në Amerikë. Edhe kundërshtarët politikë dhe një pjesë e opinionit amerikan e tematizuan çështjen e mbiemrit. Pais Bill Clinton më 1980 dështoi të rizgjidhet guvernator në Arkansas, Hillary mori edhe mbiemrin e tij – Clinton. Qëllimi ishte që të mbështetet Clinton në kandidaturat e ardhshme politike dhe të os acarohen zgjedhësit me bindje tradicionale. Dy vite më vonë Bill u zgjodh guvernator.

8- Si adoleshente Clinton më 1962 takoi Martin Luther Kingun, luftëtarin e famshëm për të drejta civile. Ky takim e inspiroi atë për t’u angazhuar në politikë. «Mbase ishte privilegji më i madh si grua e re të dëgjoje duke folur Dr. Martin Luther Kingun», tha ajo më 2014.

9- Shërbimi sekret mbron presidentin amerikan dhe familjen e tij. Në mënyrë që në situata të tensionuar të mos ndodhin keqkuptime, bartësit e posteve marrin nga një emër të koduar. Që nga koha kur Clintonët kanë qenë për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, emri i koduar i Hillary është «Evergreen». Bill Clinton mban emrin «Eagle», vajza e tyre Chelsea është «Energy».

10- Para se Donald Trump të fillojë ta fyejë konkurrentën e tij në fushatën presidenciale, ai kishte një raport të mirë me Hillary Clinton. Në vitin 2005 Hillary dhe Bill Clinton ishin mysafirë në dasmën e Donald Trumpit me gruan e tij të tretë, Melania. Trump kishte përkrahur financiarisht edhe fushatën elektorale të Hillary Clinton për postin e sentatores nga New Yorku.

(Süddeutsche Zeitung-Dialog Plus)

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/08/2025
AKTUALITET

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

22:41 : 09/08/2025
AKTUALITET

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu
AKTUALITET

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025
AKTUALITET

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025
BOTA

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025
Para

Informacioni sekret/ MOSSAD informoi se ka dyshime për bombë në stadium

TË GJITHA

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/08/2025

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

22:41 : 09/08/2025

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com