Trendi i fundit i kujdesit për flokët është padyshim përdorimi i balsamit përpara shampos.
Por cilat janë përfitimet reale të kësaj praktike dhe si të shmangim gabimet?
Disa njerëz gjithashtu pohojnë se përdorimi i balsamit para shampos mund të shërbejë për të mbrojtur flokët nga ngatërresa gjatë larjes.
Këtu keni disa sekrete që duhet t’i dini:
Hapat. Vendosni pak valsam në majat e flokëve tuaj dhe mbajini ashtu për disa minuta. Pastaj shpëlajeni balsamin dhe mund të vazhdoni me larjen normale të flokëve me shampo.
Sa shampo? Për të qenë të sigurta që keni eliminuar të gjitha gjurmët e balsamit, ju mund ta lani kokën dy herë me shampo.
Për flokët e thatë. Nëse keni flokë të thatë është më mirë të mos e përdorin këtë praktikë në çdo larje. Sepse rrezikojmë që qimja të mos hidratohet siç duhet.
Për flokë të dobët. Nëse çështja është që kemi një flok shumë të hollë dhe delikat, kjo mënyrë larjeje do të jetë zgjidhje e përkryer për shkak se ajo ndihmon që flokët të rifitojnë volumin dhe butësinë në të njëjtën kohë.
Dhe për ata që kanë shumë nyje? Nëse flokët tuaj kanë shumë nyje, aplikimi i balsamit para shampoos do të mundësojë që ai të zgjidhë flokët duke shmangur formimin e nyjeve të tjera gjatë larjes.
Burimi: DireDonna