• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndau gruan për virgjërinë, babai i djalit: Nusen e djalit e kam respektuar, por nuk luhet me nderin

08:41 : 06/11/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Një ditë pasi tregoi live historinë e martesës së tij në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News24”, është kërcënuar me jetë Avni Allmeta. Deklarata e tij se nusen nuk e gjeti të virgjër dhe e ktheu te prindërit ka acaruar tejet këta të fundit. Ata e kanë kërcënuar sërish 36-vjeçarin me origjinë nga Klosi i Burrelit, i cili që prej 10 vitesh banon në Shkozet të Durrësit. Të paktën kështu deklaroi dje babai i 36-vjeçarit.

Sami Allmeta tha se e ka telefonuar vëllai i ish-nuses së djalit, i cili i ka thënë se janë në gjak. “Vëllai i nuses së tim biri më tha se ‘më keni një gjak borxh, pasi djali juaj ka dalë në televizor e ka folur për motrën time. Djalin tënd, Avniun, po e pashë në ndonjë rrugë apo përballë, do ta ndaj në 14 copa'”, – kështu u shpreh 82-vjeçari.

Sapo është vënë në dijeni në lidhje me kërcënimin nga të afërmit e bashkëshortes, Avni Allmeta ka reaguar menjëherë, duke kërkuar mbrojtje nga shteti. Nga ana tjetër, 36-vjeçari pohoi se e dashuron gruan e tij dhe nëse ajo i kërkon falje është i gatshëm të jetojë me të. Ndërkohë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Sami Allmeta tregoi me detaje se çfarë ka përjetuar familja e tij pas martesës së të birit. I moshuari tha se është i shqetësuar nga kërcënimet e familjarëve të nuses, të cilën e ka respektuar dhe dashur si vajzën e vet. Por, plaku deklaroi se me nderin nuk mund të luhet.

Zoti Sami, ju, e patë djalin tuaj të premten në televizion?
Po, e pashë. Ai tregoi gjithçka që ka ndodhur në të vërtetë. Ndërkohë që në mbrëmje na kanë kërcënuar me jetë. Ky është shqetësimi ynë më i madh si familje.

Mund të na thoni kur dhe kush ju ka kërcënuar?
Mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:30, ka rënë telefoni. Personi që telefonoi më tha se ishte vëllai i nuses sonë. Kishte inat dhe fliste me zë të lartë. Ai më tha direkt se ishim në gjak. “Ju më keni një gjak borxh, pasi djali juaj ka dalë në televizor e ka folur për motrën time. Djalin tënd Avniun, po e pashë në ndonjë rrugë apo përballë, do ta ndaj në 14 copa”. Kështu më tha personi që telefonoi.

Lexo edhe:

Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Shkodër, ja kush është viktima dhe të plagosurit

Si reaguat ju pas telefonatës kërcënuese?
Më pas mora në telefon djalin dhe i thashë që je në gjak me njerëzit e ish-gruas. Kjo na ka shqetësuar shumë. Është e rëndë që të na ndodhin këto gjëra në moshën e pleqërisë. Ne po prisnim të bëheshim me nip në shtëpi, pasi mësuam që nusja është shtatzënë, por nuk e di çfarë ndodhi me të.

Këtu me ju ka qëndruar nusja, në të njëjtën shtëpi?
Po, këtu e solli djali. Ne i kishim thënë asaj që djali është i papunë, pa të ardhura, çfarë do të hanim ne, do të hante edhe ajo. Nusja na respektonte dhe unë e respektoja më shumë se vajzën time. E respektoja dyfish, pasi ishte jetime, pa babë, dhe më vinte keq.

Ju, e keni pyetur nusen se si shkonte me djalin tuaj?
Po. E kam pyetur disa herë si prind, pasi u doja të mirën. I thosha ‘a të dhunon djali’, ndërsa ajo më thoshte ‘jo’. Unë e besoja se im bir nuk e dhunonte. Unë do i flisja tim biri nëse e shikoja një veprim të tillë.

Si ndodhi që ata u ndanë?
Erdhi daja i saj këtu dhe po kërkonte llogari pse Avniu është i papunë. Djali i tha atij, që mbesën tënde ma keni dhënë jo të rregullt. Ndërsa, ai i tha nuses ‘bëhu gati se të marr me vete’. Nusja pa marrë mendimin tim la të gjitha nishanet këtu dhe mori plaçkat e saj dhe doli te dera. Unë mbeta i çuditur, po ashtu edhe të tjerët, pasi nuk e prisnim që nusja të largohej nga shtëpia me një fjalë që i tha daja i saj.

Zoti Sami, çfarë mund të na thoni në lidhje me deklaratat e djalit tuaj se ndarja mori shkas ngaqë nusja nuk ishte e virgjër?
Për mendimin tim, djali nuk duhej ta kishte mbajtur aq gjatë nusen, por ta kishte nisur me vrap në shtëpinë e saj. Nuk ka falje për të tilla gjëra në fisin tonë, familjen tonë apo edhe në zonën tonë. Unë i besoj djalit, se ai është i rritur dhe nuk është i vogël, dhe në këtë mënyrë kërkon të drejtën e vet.

Pas ndarjes, çfarë ndodhi midis jush në familje?
Unë fillimisht nuk e besova djalin, ndaj e përzura nga shtëpia. I thashë që ai i kishte fajet që u nda nga gruaja. Djali iku në Greqi dy muaj.

Çfarë mund të na thoni për traditat tuaja?
Ne jemi njerëz të ndershëm gjithë jetën. Jemi të varfër, por të ndershëm. Kam rritur 7 fëmijë të mitë dhe një nip, pra 8 gjithsej. 4 djem e 4 vajza, por me nderin nuk luhet.

Me çfarë jetoni?
Jemi tre të moshuar, unë, bashkëshortja dhe motra ime burrneshë (e pamartuar). Me pensionet tona shumë të vogla ushqenim edhe fëmijët, djalin e nusen që na erdhën.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

13:43 : 18/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Shkodër, ja kush është viktima dhe të plagosurit

13:30 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Zjarret janë krim shtetëror”/ Berisha: Shqipëria u gjet tërësisht e çarmatosur

13:20 : 18/08/2025
AKTUALITET

Qafë-Thanë/ Ndalohet turisti polak, u kap me pistoletë, thikë dhe radio marrëse në makinë

13:12 : 18/08/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Shkodër-Bushat, humb jetën një person dhe plagosen dy të tjerë

12:57 : 18/08/2025
AKTUALITET

DOKUMENTET/ Jo vetëm “KAYO” e Ardi Veliut, shteti shqiptar krijon dhe 3 kompani ushtarake të tjera

12:47 : 18/08/2025
Para

Si ndodhi vrasja në Sarandë, punonjësi i karburantit u vra për 60 mijë lekë

TË GJITHA

Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

13:43 : 18/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Shkodër, ja kush është viktima dhe të plagosurit

13:30 : 18/08/2025

“Zjarret janë krim shtetëror”/ Berisha: Shqipëria u gjet tërësisht e çarmatosur

13:20 : 18/08/2025

Qafë-Thanë/ Ndalohet turisti polak, u kap me pistoletë, thikë dhe radio marrëse në makinë

13:12 : 18/08/2025

Aksident i rëndë në Shkodër-Bushat, humb jetën një person dhe plagosen dy të tjerë

12:57 : 18/08/2025

DOKUMENTET/ Jo vetëm “KAYO” e Ardi Veliut, shteti shqiptar krijon dhe 3 kompani ushtarake të tjera

12:47 : 18/08/2025

Fluturimi me parashutë nuk shkon siç duhet, turistja përfundon e dëmtuar në Lungomare

12:39 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com