• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E ngacmuan me fjalë të pista 20 -vjeçaren, burg për dy djem në Tiranë

09:17 : 02/11/2016
në AKTUALITET

Dy djem, 25 dhe 23 vjeç, u dënuan me burg nga Gjykata e Tiranës, për shkak se komplimentuan me fjalë të pahijshme në distancë një vajzë në rrugë.

Të rinjtë Leonard B. dhe David B. u kallëzuan për “ngacmim seksual” nga 20 -vjeçarja me iniciale B.A., e cila pretendoi se ishte ndier e fyer dhe e frikësuar. Sipas saj, dy djemtë nuk i ishin afruar, por i kishin shoqëruar frazat me veprime me natyrë seksuale. Shfajësimi i të pandehurve Leonard B. dhe David B. në gjyq, se vetëm kanë komplimentuar 20¬vjeçaren, nuk ka bindur gjyqtarin Ardian Kalia.

Në një vendim të shpallur pak ditë më parë, të pandehurit u shpallën fajtorë për akuzën e “ngacmimit seksual” dhe u dënuan me nga 1 vit e 6 muaj burg secili. Më herë, në pretencën e paraqitur në gjyq, prokuroria i kërkoi gjykatës nga 4 vjet burg për dy të rinjtë. Vendimi i gjykatës është ankimuar në Apel edhe nga të pandehurit, edhe nga Prokuroria.

DËSHMIA E VAJZËS
Sipas vendimit të shpallur më 14 tetor, një kopje e të cilit zotërohet nga “Panorama”, episodi i ngacmimit të 20¬ vjeçares ka ndodhur në oborrin e pallatit të saj, në një nga lagjet e kryeqytetit. Gjatë procesit gjyqësor, në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, e reja ka dëshmuar se sapo kishte dalë nga shtëpia, nga apartamenti i saj, për të shkuar në punë, ka parë të pandehurit.
Ata kanë qenë të kapur me njëri¬tjetrin dhe të pozicionuar në një rrugë të ngushtë ngjitur me pallatin e saj. “E dëmtuara ka dëshmuar se është tronditur mjaft nga shprehjet e thëna ndaj saj si: “…. ..”, lëvizje e duarve dhe bërja e gjesteve të ndryshme në drejtim të saj, gjeste me natyrë seksuale, situatë kjo e cila, sipas të dëmtuarës, ka zgjatur dy ose tre minuta”, thuhej në vendim. Para trupit gjykues 20-vjeçarja është shprehur se u ka bërtitur të pandehurve, duke u ndier e frikësuar dhe e fyer, shkak që, sipas saj, buronte dhe nga fakti se ndodhej pranë banesës dhe pranë një lokali ku punonte babai i saj. E reja ka dëshmuar se në atë moment aty ka ardhur kushëriri i saj i parë, i cili ka ndërhyrë duke debatuar me të pandehurit dhe më pas një patrullë policie që ka shoqëruar dy të pandehurit.

“NUK MË PREKËN”
E pyetur në seancë gjyqësore nga ana e gjykatës dhe palët ndërgjyqëse, nëse të pandehurit kishin kryer ndonjë veprim ndaj saj, në kuptimin e prekjes fizikisht të saj, e dëmtuara B.A. është shprehur se nuk e kishte prekur asnjë person. Ajo ka përsëritur se thjesht i ishin thënë fjalë të rënda në drejtim të saj, faktin se ishte ndier e fyer, si dhe gjeste të ndryshme me duar ndaj saj, të cilat kishin natyrë seksuale.

“E KOMPLIMENTUAM”

Gjatë hetimit dy të pandehurit kanë deklaruar se thjesht e kishin komplimentuar 20- vjeçaren. Ata kanë mohuar të kenë prekur ndonjë pjesë intime, apo ta kishin ngacmuar atë. Gjatë gjykimit, avokatët e tyre janë shprehur se rasti i sjellë për gjykim nga organi i Akuzës është i nxituar dhe keqinterpreton një traditë pozitive në lidhje me mënyrën e sjelljes ndaj së bukurës, duke e ngatërruar me veprën penale të ngacmimit seksual.

Lexo edhe:

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

Lajme të lidhura

BOTA

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

13:51 : 20/09/2025
AKTUALITET

Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

13:42 : 20/09/2025
AKTUALITET

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

13:29 : 20/09/2025
BOTA

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

13:20 : 20/09/2025
AKTUALITET

Peleshi thërret opozitën në konferencën e kryetareve: Të miratojmë përbërjen e komisioneve

13:08 : 20/09/2025
AKTUALITET

50-vjeçari shqiptar kapet pranë Kapshticës duke transportuar 21.5 kg heroinë drejt Greqisë

12:52 : 20/09/2025
Para

Rama fton Agron Dukën të pijnë kafe, ja si shprehet kreu i PAA -së

TË GJITHA

Pse NATO mund ta humbasë Luftën e Tretë Botërore brenda 5 ditësh

13:51 : 20/09/2025

Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

13:42 : 20/09/2025

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

13:29 : 20/09/2025

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

13:20 : 20/09/2025

Peleshi thërret opozitën në konferencën e kryetareve: Të miratojmë përbërjen e komisioneve

13:08 : 20/09/2025

50-vjeçari shqiptar kapet pranë Kapshticës duke transportuar 21.5 kg heroinë drejt Greqisë

12:52 : 20/09/2025

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

12:37 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com