• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tahiri shpall tenderin, 910 mln lekë të reja për një faqe adresash

09:47 : 01/11/2016
në AKTUALITET

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur procedurat tenderuese për ndërtimin e një ndërfaqe komunikimi ndërmjet Regjistrit Kombëtar të Gjëndjes Civile dhe Regjistrit Kombëtar të Adresave.

Nëpërmjet kësaj faqe, që do kushtojë 910 milion lekë të reja (Pa TVSH), ministria e Brendshme synon të rregjistrojë të gjitha adresat e qytetarëve në Shqipëri por dhe të emigrantëve, për të ditur vendodhjen e tyre, jashtë kufinjve të Shqipërisë.

Subjektet që do të marrin pjesë në tender kanë edhe 15 ditë kohë pasi procedura tenderuese ka nisur në 17 tetor 2016 dhe mbyllet në 15 nëntor të këtij viti.

Një burim pranë ministrisë tha se deri në këtë kohë kanë shfaqur interes disa kompani oferta financiare për ngritjen e sistemit elektronik, që do të arrijë të komunikojë mes Regjistrit Kombëtar të Gjëndjes Civile dhe Regjistrit Kombëtar të Adresave.

Gjithashtu tashmë ka nisur dhe procesi i rekrutikmit të 1200 personave që do shpërndahen në gjithë vendin për të ndërtuar adrrestarin e ri.

Lexo edhe:

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

Adresat kërkojnë vetëm dollarë

Rezulton se në vitet 2006-2010 janë akorduar 57 milion dollarë fonde nga institucionet BE¬OSBE-BB dhe 6.5 milionë dollarë nga buxheti i shtetit, për të ndërtuar dhe futur në funksionim sistemin e adresave në Tiranë e në rrethe. Madje, janë bërë edhe përurime shtetërore të realizimit të adresarit dixhital e fizik me tabela emërtesash, zyra informacioni e guida orientuese në qendra publike, lidhur me gjetjen e adresave. Por në Shqipëri, adresat nuk gjenden lehtë. Në këtë katrahurë adresash, ku nuk dihet nga të shkosh për të arritur në destinacion, përveç se nuk ka adresa, në 70 për qind të qendrave të banimit e shërbimit nuk ka as zyra adresash, për të marrë ndihmën e duhur. Kështu, jo vetëm të huajt, por dhe shqiptarët, madje edhe vetë postierët që kërkojnë të gjejnë adresa për të realizuar shërbimet me institucionet, shkollat, spitalet, rrugët, lagjet, blloqet e banimit, apartamentet, hotelet etj, vazhdojnë të vijnë vërdallë rrugëve. Mos funksionimi i sistemit të adresave shpesh herë sjell dengje me letra dhe kolive në magazinat postës, të cilat nuk dërgohen në kohën e duhur për shkak të mos gjetjes së adresave. Në janar 2008, Ministria e Brendshme, shpalli datën 30 shtator 2008, si afatin e fundit për kompletimin e adresave në 30 mars 2009, nuk do kishte asnjë rrugicë, as në komuna… pa adresë.

Realisht adresat mungojnë në 40 për qind të mjediseve publike, ndërkohë që nuk i dinë as postierët, paçka se ky projekt ka marrë 63.5 milionë dollarë.

Regjistrim emigrantëve

Mirëpo pavarësisht këtyre shpenzimeve,në nëntor të vitit 2015, qeveria aktuale ndërmori iniciativën për të realizuar një sistem të ri të adresave dhe realizimin e përditësimit të të dhënave të tij. Aktualisht, është realizuar sistemi i adresave, duke përfshirë funksionalitetet e munguara dhe është realizuar përditësimi i të dhënave si dhe është përshtatur sipas reformës territoriale.Gjithashtu, në vijim të regjistrimit te adreses së shtetasve shqiptare, qeveria ka ndërmarrë një iniciativë,mundësimin e deklarimit të adresës së shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, duke mundësuar kështu identifikimin e çdo shtetasi shqiptar me adresat e tyre.

Problemet në sistem

Regjistri Kombëtar i Gjëndjes Civile funksionon siç duhet në nivel qëndror dhe lokal. Ajo që mungon në situatën aktuale, është që ky regjistër duhet të aksesojë të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Adresave dhe gjithashtu mungon një platformë që të realizojë shkëmbimin e vazhdueshëm të të dhënave ndërmjet këtyre dy regjistrave. Një shkëmbim i tillë i të dhënave do të mundësonte Zyrat e Gjëndjes Civile që të bënin regjistrimin e banoreve në adresën korrekte dhe zyrtare. Gjithashtu, Regjistri Kombëtar i Adresave funksionon siç duhet në nivel qëndror dhe është në proces të shtrirjes së tij në nivel lokal. Sikurse u përmend edhe në paragrafin e mësipërm, mungon shkëmbimi i të dhënave ndërmjet RKA dhe RKGJC.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025
SPORT

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025
BOTA

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

19:57 : 08/06/2025
BOTA

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025
AKTUALITET

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

19:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

19:30 : 08/06/2025
Para

Sërisht lëkundje në Itali, tërmet me 4.8 ballë. Njerëzit dalin në rrugë

TË GJITHA

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

19:57 : 08/06/2025

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

19:41 : 08/06/2025

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

19:30 : 08/06/2025

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit

19:23 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com