• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rryshfet për ta liruar nga burgu, dënohet me 3 vjet burg prokurori

17:53 : 27/10/2016
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen EMRAT e shqiptareve të arrestuar dhe në kërkim

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 3 vjet burg ish-prokurorin e Fierit, Petrit Vukaj, i cili u shpall fajtor për korrupsion.

Vukaj u arrestua një vit më parë, pasi kishte marrë 3 mln lekë të vjetra për të liruar një të paraburgosur që kishte shkaktuar një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një qytetari.

Gjykata ka dënuar edhe me nga 1 vit burg Elton Xhemalin, Arjan Xhemalin dhe Gazmir Nelollarin që tentuan të korruptonin prokurorin. Megjithatë, Vukaj do të kryejë 1 vjet 8 muaj shërbim prove, për shkak të problemeve shëndëtësore si edhe e ka të ndaluar për 5 vjet që të zgjidhet në poste publike.

DOSJA
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se shtetasi Petrit Vukaj, në përmbushje të funksioneve të tij, nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënim e shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur në datë 31.03.2015 në aksin rrugor Levan¬Tepelenë, me pasojë vdekjen e qytetarit Përparim Bizhga, Shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali. Në bazë të veprimeve hetimore është konstatuar se shtetasi Elton Xhemali, nëpërmjet vëllait të tij, Arjan Xhemali dhe oficerit të Policisë së Shtetit, Gazmir Nelollari, synon që të shmangë dënimin me burgim për veprën që i atribuohet.
Për të arritur qëllimin e tyre, shtetasit Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari kontaktojnë me prokurorin e çështjes, Petrit Vukaj, i cili, në bazë të veprimeve të tij proceduriale, dukshëm ka marrë përsipër zbutjen e pozitës proceduriale të të paraburgosurit Elton Xhemali, në këmbim të parave, e cila, sipas të personave të përfshirë është 300 mijë lekë të reja. Pas ndërhyrjes së dyshuar korruptive, prokurori Vukaj, në seancën e datës 07.10.2015 në gjykatën e Fierit, kërkon “dënimin me 2 vjet burgim për të pandehurin Elton Xhemali dhe pezullimin e dënimit e kalimin e tij në shërbim prove”. Kërkesa e prokurorit është pranuar pjesërisht nga ana e gjykatës, e cila vendos “dënimin me 18 muaj burgim”, por duke mos pranuar kërkesën e prokurorit për pezullimin e dënimit. Ky vendim i gjykatës rezulton se nuk ka kënaqur aspak të pandehurin Elton Xhemali, të cilit, i vëllai Arjan Xhemali dhe polici Gazmir Nelollari, i kishin dhënë garanci se kishin ndërhyrë të prokurori dhe ai do të dilte nga paraburgimi. I pandehuri Elton i kërkon dy personave të tjerë që t’i marrin paratë që i kanë dhënë prokurorit Petrit Vukaj, pasi ai (prokurori) nuk e kishte mbajtur premtimin e tij. Shtetasit Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari kanë tentuar të qetësojnë të pandehurin Elton Xhemali, duke i bërë të ditur Elton Xhemalit se prokurori e ka bërë punën e tij, pasi ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij. Në vijim të hetimit, nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, fillimisht është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Elton Xhemali, Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit….”, vendime të cilat janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit në datë 07.11.2015. Ndërkohë, po me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, në datë 26.11.2015, gjykata vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin Petrit Vukaj, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit, prokurorit….”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen EMRAT e shqiptareve të arrestuar dhe në kërkim

12:03 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

11:54 : 05/07/2025
AKTUALITET

Kur Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, “ngrohet” në zjarret e landfilit

11:51 : 05/07/2025
SPORT

U jepet lamtumira e fundit, Diogo Jota e Andre Silva prehen në qytetin e tyre të lindjes

11:48 : 05/07/2025
AKTUALITET

Tender 1 mln euro/ E quan “Fake news”, por Arlinda Pogaj konfirmon të dhënat e “Boldnews.al”

11:41 : 05/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Inter prezanton sulmuesin e ri, kontratë katër vjeçare për Ange-Joan Bonny

11:28 : 05/07/2025
Para

Presidenti Nishani dekoron nënën e Armina Mevlanit si ish-valltare e Ansamblit të Ushtrisë (Foto)

TË GJITHA

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen EMRAT e shqiptareve të arrestuar dhe në kërkim

12:03 : 05/07/2025

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

11:54 : 05/07/2025

Kur Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, “ngrohet” në zjarret e landfilit

11:51 : 05/07/2025

U jepet lamtumira e fundit, Diogo Jota e Andre Silva prehen në qytetin e tyre të lindjes

11:48 : 05/07/2025

Tender 1 mln euro/ E quan “Fake news”, por Arlinda Pogaj konfirmon të dhënat e “Boldnews.al”

11:41 : 05/07/2025

Zyrtare/ Inter prezanton sulmuesin e ri, kontratë katër vjeçare për Ange-Joan Bonny

11:28 : 05/07/2025

Alarm për bombë, evakuohen deputetët nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës

11:21 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com