• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Rama si historia e vajzës nga Vunoi, ‘Sa të më thonë i përdal, ua them vet i pari’

22:35 : 27/10/2016
në BOLD BLOG

Nga Denion Meidani

Po shihja lajmet mbi parlamentin, natyrisht, në ritransmetim sepse është diçka që mund t’ia vlejë vetëm kur ke pak kohë të lirë. Por sot ndjeva një keqardhje në rritje për kryeministrin tonë “iniquitatem aeternum”, që fliste i lodhur e i zhubravitur nga mosha reale, por më shumë nga ajo politike, i munduar nga konsumi i fajit dhe vesit.

Teksa ai iu përmendte kazanët, monopolet, tenderët dhe drogën opozitës e aleateve të tij tashmë në revansh kundër tij, m’u kujtua një histori nga Vunoi që ma ka treguar kur isha i vogël gjyshja ime, që vjen nga ato anë.

Në këtë fshat plot histori e traditë, na ishte një vajzë e re së cilës, si shumë të tjerave në fshat në ato kohë të vështira i ishte larguar burri në emigracion. Ajo, nga natyra mbase me pak rezistente ndaj ngacmimit mashkullor, disi dhe e përdalë, mbase e diktuar dhe nga fati për të përfaqësuar fajin kolektiv, kishte mbetur gjatë asaj kohe shtatzënë. Barra e saj po bëhej çdo ditë më e dukshme dhe fshati sapo kishte filluar të gumëzhijë nën thashethemet e provincës, por akoma askush nuk iu kishte dhënë zë haptas dyshimeve të bazuara.

Duke parë rrezikun në rritje, papritur një mëngjes të mallkuar vajza, teksa po bënte ecejaket nëpër fshat për punë të përditshme, filloi të thërriste “kurvë”, duke i bërtitur çdo vajze e gruaje qe i dilte përpara. Zhurma dhe fjalët mbërritën deri në veshin e mamasë së saj, që ishte tepër e shqetësuar për ënjtjen dhe fryrjen e saj gjithmonë e më pranishme prej ditësh. Nënoja e mjerë e drithëruar nga çfarë intuita e paralajmëronte, por mendja e refuzonte, e thirri vajzën e përdalë në shtëpi dhe e irrituar i tha: “Po ç’ bën moj kështu se na more erzin!” Vajza pa ju dridhur qerpikët e gjatë e lozonjarë kroi kokën, që kishte ditë që po e gjakoste me thonj nga stresi dhe iu përgjigj me vrik e fytyrë të shtrembëruar “Sa të ma thonë ua them unë përpara!” Sigurisht mamaja e zemëruar dhe me shumë nder e namuz nuk ja fali këtë mëkatet vajzës së saj dhe thirri të birin dhe ai po në kurbet. Ky ishte dhe fundi i vajzës. Ajo “nuk pati nga të shkonte” përveçse drejt një fundi të hidhur të denjë për çdo telenovelë turke, meksikane e kolumbiane.

Lexo edhe:

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

Tani dhe kryeministri ynë artist dhe me gjysmën e gjakut, që i rrjedh në vena, nga Vunoi na përmend nga foltorja publike tenderë, monopole e kazanë, pikërisht kur ka bërë një “show” të shëmtuar si me fondet publike ashtu dhe me plehrat. Ai, pa iu dridhur qerpiku, teksa kruan kokën, na përmend drogë, të droguar e mafiozë, kur ai është vetë një përdorues i dyshuar i saj; personi që refuzoi shtimin në ligjin e dekriminalizimit të kontrollit për përdorim substancash të tilla apo që mbushi në vetëm tre vjet fusha, kodra e male me plantacione drogash nga më të ndryshmet.

Pra, i “përdali” ynë “përjetësisht fajtor” me barrën e dukshme, që e markon, vepron nën ritmin “sa të më thonë tua them” duke e ditur se fraza që tha dje për gjykatësit në rrjete sociale, në fakt, pasqyronte frikën e tij të brendshme se shumë shpejt “s’do ketë ku të shkojë”…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025
SPORT

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

21:21 : 23/07/2025
BOTA

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

20:55 : 23/07/2025
AKTUALITET

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

20:50 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

20:45 : 23/07/2025
Para

Unioni i Gjyqtarëve për skandalin seksual: Distancohemi nga këto veprime të turpshme

TË GJITHA

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

21:21 : 23/07/2025

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

20:55 : 23/07/2025

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

20:50 : 23/07/2025

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

20:45 : 23/07/2025

Mos klikoni linkun! Klientët e Raiffeisen Bank “viktimë” e mashtrimit kibernetik

20:24 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com