• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

PLANI I BETEJES / Lufta e Mosulit, e shpjeguar në detaje

11:04 : 25/10/2016
në BOTA

Përse sulmi po ndodh tani? Cili është plani i betejës? A është ISIS gati për sulmin? A do e dëmtojë ISIS-in rënia e qytetit? Çfarë do të ndodhë në Mosul, pasi ISIS të jetë dëbuar? Sa keq do të bëhet situata humanitare? Sa i rrezikuar do të jetë Perëndimi pas kësaj? Sepse pritet që lufta të zhvenoset në kryeqytetet dhe qytetet e Evropës dhe SHBA …

ISIS e pushtoi qytetin më të madh të Irakut dy vjet më parë. Tani, një koalicion i mbështetur nga SHBA po lufton për ta rimarrë. Ja gjithçka që duhet të dini, sipas “The Week”:

Përse sulmi po ndodh tani?

Për arsye se ushtria irakene më në fund është gati të hidhet në ofensivë. Forcat qeveritare u poshtëruan nga ISIS në vitin 2014, kur afro 1500 xhihadistë sulmuan Mosulin dhe dëbuan 20 mijë ushtarë irakenë – shumica e tyre u mbërthyen nga paniku dhe ia mbathën, duke lënë pas armë dhe makina të ofruara nga SHBA. Që atëherë, administrata Obama është fokusuar në rindërtimin dhe ritrainimin e ushtrisë së demoralizuar dhe jofunksionale të Irakut, me qëllim që ajo të jetë në gjendje të marrë dhe mbajë territore, pa ndihmën e një numri të madh trupash amerikane. Eshtë shumë e rëndësishme që ushtria irakene të prijë në Mosulin me shumicë sunite, sepse më parë militantët shiitë janë akuzuar se kanë vrarë dhe kanë abuzuar me civilë sunitë. Masakrat në Mosul do të shkaktonin një kryengritje të re sektare kundër qeverisë me dominim të shiitëve në Bagdad, shkruan bota.al.

Kështu që beteja e Mosulit do të udhëhiqet pjesërisht nga Divizioni i 15 i ushtrisë irakene, që u krijua pas humbjeve të vitit 2014. Shumë prej ushtarëve të saj ishin anëtarë të njësive që u dorëzuan në Mosul, dhe ata janë të uritur për revansh, thotë Michael Knights, një ekspert iraken në Institutin për Politika të Lindjes së Afërme në Uashington. “Ata që atëherë ia mbathën, tani po rikthehen”.

Lexo edhe:

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE

Cili është plani i betejës?

Ofensiva është duke u luftuar në dy fronte. Rreth 4,000 kurdë Peshmerga janë duke luftuar për të rimarrë një varg fshatrash të mbajtur nga ISIS në lindje të Mosulit, me ndihmën e avionëve luftarakë amerikanë, artilerisë, dhe operacioneve të posaçme të komandove. Sulmi kryesor është duke u nisur nga baza ajrore Qayyarah, rreth 40 milje në jug të Mosulit, ku 560 këshilltarë ushtarakë nga SHBA, 22,000 trupat qeveritare irakiane dhe 6.000 luftëtarë kryesisht nga fise sunite, janë grumbulluar gjatë muajve të fundit. Mbështetur nga ajri prej koalicionit, forcat çlirimtare do të avancojnë përgjatë lumit Tigër, largojnë ISIS nga qytetet dhe fshatrat, para se të mbërrijnë në rrethinat e qytetit, në fillim të nëntorit. Ekspertët thonë se beteja kryesore urbane ndoshta do të zgjasë deri në dhjetor. Pjesa më e madhe e betejës mund të luftohet rrugë më rrugë dhe shtëpi më shtëpi.

A është ISIS gati për sulmin?

Afro 5000 luftëtarët që ISIS ka në qytet kanë kaluar muajt e fundit, duke krijuar një rrjet të përpunuar mbrojtjeje. Eksplozivë janë fshehur nën rrugë dhe në ndërtesa, dhe pesë urat janë të mbushura me eksplozivë. Banorët thanë për Reuters se hendek shumë i gjerë është hapur rreth perimetrit të Mosulit, i cili do të jetë i mbushur me vaj dhe do i vihet flaka, duke krijuar shtëllunga tymi të zi, që do të bëjnë të vështirë për avionët të godasin objektivat. Për të shmangur sulmet ajrore, ISIS është duke kaluar njerëz dhe pajisje nëpër tunele të nëndheshme. Ish Ministri i Jashtëm dhe i Financave i Irakut, Hoshiyar Zebari thotë se militantët kanë “rruajtur mjekrat dhe janë bërë njësh me popullsinë, si dhe zhvendosur selinë e tyre”.

Xhihadistët janë duke u përpjekur dëshpërimisht për të rritur numrin e tyre: burrave vendas që refuzojnë të marrin armët u janë prerë veshët, dhe banorët thonë se fëmijëve që në moshë 8 vjeç u janë dhënë pistoleta dhe thika, si dhe janë urdhëruar për të spiunuar qytetarët. “Unë i mësova tim biri gjithçka për autizmin, me qëllim që të shmangte rekrutimin”, thotë një banor.

A do e dëmtojë ISIS-in rënia e qytetit?

Me rreth 1 milion banorët e mbetur, Mosuli është qyteti më i populluar i mbajtur nga ISIS, dhe humbja e tij do t’i privojë xhihadistët nga një burim kryesor të ardhurash. Një humbje në Mosul do t’i japë një goditje potencialisht fatale “ëndrrës së krijimit të një kalifati të madh, përgjatë kufijve ekzistues. Në kulmin e vet në vitin 2014, ISIS kontrollonte deri në 40 për qind të Irakut. Në sajë të sulmeve ajrore të koalicionit dhe sulmeve tokësore nga trupat irakiane dhe luftëtarët paramilitarë, ky numër është zvogëluar në 10 për qind sot. Vendndodhja e Mosulit – vendburimet e naftës, rrugët kryesore tregtare, dhe kufiri sirian – e bën atë edhe më kritik. Ekspertët besojnë se kryeqyteti sirian i xhihadistëve, Raqqa, do të jetë më i lehtë për t’u rimarrë, një herë që rrugët e furnizimit nga Iraku do të jenë ndërprerë.

Çfarë do të ndodhë në Mosul, pasi ISIS të jetë dëbuar?

Sfida e parë do të jetë që të stabilizohet qyteti dhe të kthehet besimi në mesin e mozaikut të grupeve sektare, fisnore dhe etnike. SHBA dhe zyrtarët irakianë kanë folur për krijimin e tetë zonave vetëqeverisëse në dhe përreth Mosulit. “Këto detyra mund të jenë më të vështira se sa vetë beteja”, thotë Knights. Turqia – një vend kryesisht sunit – ka rreth 2,000 trupa dhe një duzinë tankesh të vendosur në një bazë pranë Mosulit dhe ka në plan t’i mbajë ato atje edhe për një vit, gjoja për të “luftuar organizatat terroriste”, por edhe për të penguar qeverinë e udhëhequr nga shiitët në Irak, që të shtypë sunitët e Mosulit. Kryeministri irakian Haber Haider al-Abadi ka paralajmëruar Turqinë se një prani e vazhdueshme ushtarake mund të ndezë një luftë rajonale. Shqetësimi më i ngutshëm për banorët e Mosulit, megjithatë, është kriza humanitare, e cila është pothuaj e sigurtë se do të shpaloset pas çlirimit.

Sa keq do të bëhet?

Agjencitë e ndihmave thonë se beteja për Mosulin do të shkaktonte një eksod masiv: Shumë nga banorët e mbetur të qytetit pritet të largohen në të njëjtën kohë, duke lënë pas pasuritë e tyre. “Ne jemi duke u përballur me këtë cunam të madh që po vjen”, thotë Lise Grande, koordinatore humanitare e Kombeve të Bashkuara për Irakun. Forcat e koalicionit do të duhet që të ndajnë xhihadistët nga refugjatët, dhe, me rreth 3.3 milionë irakianë zhvendosur tashmë nga dhuna, agjencitë e ndihmave do të luftojnë për të ushqyer dhe strehuar të gjithë civilët e dëshpëruar të Mosulit. Do të jetë një katastrofë në shkallë të gjerë.

Diaspora terroriste e ISIS-it

ISIS është në prag të humbjes ushtarake në Lindjen e Mesme – dhe kjo mund ta bëjë atë një kërcënim edhe më të rrezikshëm në Perëndim. “I ashtuquajturi Kalifat do të shembet”, tha drejtori i FBI, James Comey muajin e kaluar. “Sfida do të jetë që mespërmes gishtave të asaj shtypjeje, do të dalin shumë njerëz të rrezikshëm”.

Comey parashikon se grupi gjithnjë e më shumë do të përpiqet të zhvendosë betejën në SHBA dhe Evropë, duke i dërguar luftëtarët që të kryejnë sulme si ato në Paris nëntorin e kaluar, ku u vranë 130 persona. Nicholas Rasmussen, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërterrorizimit, gjithashtu beson se për shkak se grupi nuk do të ketë më nevojë që t’i kushtojë kaq shumë burime mbajtjes së territoreve, ai në vend të kësaj do të fokusohet në rekrutimin e myslimanëve të pakënaqur në Perëndim, për të realizuar sulme me “ujq vetmitarë”./Bota.al

Lajme të lidhura

BOTA

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025
AKTUALITET

Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE

18:50 : 15/05/2025
SPORT

Mitaj pëlqehet në Serie A, Juventus pas mbrojtësit kuqezi

18:47 : 15/05/2025
AKTUALITET

Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

18:36 : 15/05/2025
SHOW BIZ

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

18:26 : 15/05/2025
SHOW BIZ

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025
Para

Lista e plotë, ja 30 kandidatët për fitimin e “Topit të Artë”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025

Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE

18:50 : 15/05/2025

Mitaj pëlqehet në Serie A, Juventus pas mbrojtësit kuqezi

18:47 : 15/05/2025

Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

18:36 : 15/05/2025

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

18:26 : 15/05/2025

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com