• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Nga i marrin paratë partitë shqiptare?

15:26 : 24/10/2016
në BOLD BLOG

Nga Blendi Fevziu

Përse partitë politike po mbushen me biznesmenë dhe njerëz që politikën nuk e kanë pasur as dimension dhe as e shohin si shërbim? Përse në partitë politike po depërtojnë njerëz me rekorde kriminale dhe pasuri të dyshimtë? Përse njerëzit e biznesit kalojnë nga një qeveri tek tjetra duke siguruar favore, duke ju imponuar politikës, duke shkelur rregulla dhe duke shpërfillur ligje? Ka edhe shumë pikëpyetje të tjera që mund të ngrihen për politikën shqiptare, sot dhe ka shumë përgjigje që mund të jepen për to. Por ka një përgjigje që renditet ndër më të rëndësishmet dhe nuk duhet të anashkalohet: paratë dhe financimi i partive.

Të gjithë e dimë që nga viti në vit fushatat bëhen më të shtrenjta, me më shumë ekipe ndihmëse, vendase dhe të huaja. Reklamat në media rriten. Por rritja e shpenzimeve në fushatë nuk reflektohet askund në financimin e partive nga shteti. Një kërkim i vëmendshëm në Thesarin e Shtetit tregon se në vitin 2005, qeveria jepte për partitë politike një fond vjetor prej 156.9 milion lëkësh ose afro 1.1 milion euro me kursin e athershëm.

12 vjet më pas, në vitin 2016, ajo ka dhënë 190 milion lekë ose 1.388 milion Euro. Financimi i partive në dhjetë vitet e fundit varion nga 190 në 200 milion në vit. Pra maksimumi 1.46 milion euro në vit. Askush nuk mund të thotë që për nga shpenzimet fushata e vitit 2005 ka qenë njësoj me atë të 2015 psh. Do ishte absurde dhe e pabesueshme. Pra ndërkohë që shpenzimet rriten, financimi i partive nga shteti mbetet po ai.

Në vitin 2015 psh, që ishte vit zgjedhor, PS përfitoi afro 550 mijë euro nga buxheti i shtetit. PD afro 500 mijë. Por ajo që u hodh në terren ishte shumë shumë më e madhe. Sipas një vëzhgimi ekskluziv bërë nga opinion.al rezulton se kostoja e fushatës për një qark, për një nga 3 – 4 partitë e mëdha politike shkon nga 500 – 700 mijë euro. Në 12 qarqe, kjo kosto shkon nga 6 – 8.5 milion euro për një parti. Pa llogaritur këtu shpenzimet e përditshme gjatë gjithë vitit. Me një llogari të tillë të thjeshtë, mund të thuhet, gjithnjë me kalkulim të përafërt, që kostoja e zgjedhjeve në Shqipëri shkon midis 30 dhe 35 milion eurove.

Lexo edhe:

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

I ftuar në Opinion, Ben Blushi, që mbulon fushatat që prej 25 vitesh deklaroi se kostoja e një fushatë shkon afro 60 milion euro. Por edhe këtu jemi në terrenin e kalkulimeve të përafërta. 1.5 milion prej ketyre mbulohen nga shteti, madje diçka më pak, ndërsa pjesën tjetër, partitë janë të detyruara ta mbulojnë vetë. Përkthyer ndryshe, ato janë të detyruara të trokasin në dyert e biznesit, që duke qenë klient i politikës bëhet njëkohësisht edhe sponsor i saj; përpiqen të afrojnë biznesmenë që paguajnë për zgjedhje apo persona problematikë që vënë në dispozicion të politikës fondet e tyre të dyshimta.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

12:02 : 20/10/2025
AKTUALITET

Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

11:43 : 20/10/2025
BOTA

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

11:26 : 20/10/2025
BOTA

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025
Para

Ilia Terpini: Si ua deformonim fytyrën ballistëve gjatë xhirimeve. Enver Hoxha ishte mjeshtër përpara kamerave

TË GJITHA

Korreshi në Komisionin e Ligjeve: Nëpunësit civilë me teserë partie, demokratët të përjashtuar

12:02 : 20/10/2025

Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

11:43 : 20/10/2025

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025

I shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

11:26 : 20/10/2025

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

11:19 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com