• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U helmuan nga hashashi në shkollë, dëshmitë e nxënëseve: Nuk mbusheshim dot me frymë, mësuesi na tha ‘hyni në klasë’

10:10 : 21/10/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Pas alarmit të djeshëm kur katër nxënëse në shkollën 9­-vjeçare të fshatin Bilaj të Krujës, përfunduan në spital me asfiksi, dyshuar nga tymi e hashashit, dëshmojnë prindër e drejtues të shkollës. Ata pranojnë se aty konsumohet hashash. Edhe nxënëset kanë pohuar të njëjtën gjë. Vetë drejtori e ka deklaruar, kurse prindërit ankohen se ky nuk ishte rasti i parë.

Nga shkolla në spital për shkak të asfiksisë nga tymi i hashashit. Të paktën ky është dyshimi paraprak i ngjarjes që ndodhi dje në shkollën 9­-vjeçare të fshatit Bilaj të Krujës, ku katër nxënëse të klasës së tetë përfunduan në urgjencë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Dëshmia e vajzave dhe konstatimi i mjekut të urgjencës bie ndesh me versionin e policisë në lidhje me këtë ngjarje. Sipas Policisë, ka qenë djegia e një masivi plehrash disa metra larg shkollës që u bë shkak për asfiksinë e katër nxënëseve. Ato u ndjenë keq kur u futën në klasë pas pushimit të gjatë.

Vajzat e moshës 13-­14 vjeçare, banore të fshatit Bilaj, të cilat u dërguan menjëherë në spitalin e Krujës, deklaruan dje se ishte tymosur hashash në klasë. Edhe mjekët e urgjencës së Krujës theksuan paraprakisht se shkak mund të jetë tymi i lëshuar nga hashashi. Pas pushimit të gjatë 15­ minutësh, nxënësit e shkollës 9­-vjeçare të fshatit Bilaj janë rikthyer në klasë për të vazhduar programin mësimor.

Një grup vajzash u ndjenë keq sapo u futën në klasë. Policia bëri të ditur se ato mund të kenë thithur helme toksike që është çliruar nga djegia e mbeturinave pak metra larg dritares së klasës së tetë.

Lexo edhe:

Mashtroi për një vend pune, SPAK kërkon dënimin me burg të Dritan Lleshit

Drejtonte makinën i dehur dhe u aksidentua, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD

“Pas pushimit të madh hymë brenda. Klasa ishte gjithë tym dhe u shpërnda. Ne donim të dilnin, pasi nuk po mbusheshim me frymë, por mësuesit na thanë të hynim brenda dhe të vazhdonim procesin mësimor. Ne nuk po duronim dot më dhe dolëm jashtë kundër dëshirës së mësuesve”, shprehet njëra prej tyre. Ndërsa shoqja e saj aludon se mund të jenë asfiksuar nga tymi i hashashit.

“Kishin ndezur cigare, nuk e di çfarë kishin ndezur. Na mbyti era të gjithëve. Ndërkohë që ndodheshim në pushimin e gjatë, djemtë e shkollës kishin djegur hashash në klasë. U ndjemë keq dhe na sollën në spital. Pasi morëm shërbimin mjekësor, ndihemi mirë”, shprehet njëra prej nxënëseve që përfundoi dje në spital.

Përdorimin e hashashit në klasë (gjatë pushimit të gjatë) e pranon edhe vetë drejtori i shkollës 9­vjeçare të fshatit Bilaj, i cili pohon se ishte ndezur vetëm një cigare nga djemtë. Por siç mësohet, një grup djemsh të shkollës kishin konsumuar lëndë narkotike në klasë në pushimin e gjatë. Në spitalin e Krujës ku u dërguan me urgjencë katër vajzat e asfiksuara, prindërit e tyre u përplasën verbalisht me drejtorin. Ata e akuzuan atë se lejon të pihet hashash në shkollën e fshatit.

“Nuk është hera e parë që në shkollën tënde pihet hashash”, iu drejtua nëna e njërës prej vajzave. Ndërsa drejtori iu përgjigj se “është ndezur vetëm një cigare, nuk besoj se e kanë nga hashashi”. Mjeku i urgjencës së Krujës, Kastriot Mustafaj, i cili u kujdes për nxënëset, u shpreh se ato pohuan se në klasë ishte ndezur hashash. “Vajzat kanë shfaqur dhimbje koke, marrje fryme dhe dridhje trupi”, u shpreh ai. /Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtroi për një vend pune, SPAK kërkon dënimin me burg të Dritan Lleshit

14:31 : 19/06/2025
AKTUALITET

Drejtonte makinën i dehur dhe u aksidentua, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD

14:17 : 19/06/2025
AKTUALITET

Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kartelet e drogës përdorin manovra të reja për trafikimin e drogës

14:12 : 19/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false pasi ishte në kërkim, arrestohet 25-vjeçari

13:47 : 19/06/2025
AKTUALITET

Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin

13:46 : 19/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

13:44 : 19/06/2025
Para

Kardinali Ernest Troshani: Feçorr Shehu donte të më digjte të gjallë. Jam lutur për Enverin

TË GJITHA

Mashtroi për një vend pune, SPAK kërkon dënimin me burg të Dritan Lleshit

14:31 : 19/06/2025

Drejtonte makinën i dehur dhe u aksidentua, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD

14:17 : 19/06/2025

Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kartelet e drogës përdorin manovra të reja për trafikimin e drogës

14:12 : 19/06/2025

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false pasi ishte në kërkim, arrestohet 25-vjeçari

13:47 : 19/06/2025

Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin

13:46 : 19/06/2025

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

13:44 : 19/06/2025

“Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi”/ Berisha paralajmëron: Kemi fakte të pafundme…

13:41 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com