• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal/ I dha 200 mijë lekë prokurorit, i zhbllokon kamionçinën (Biseda)

21:41 : 21/10/2016
në AKTUALITET, FOTOGRAFI

Një qytetar ka denoncuar Prokurorin e Dibrës Tom Deda se i ka marrë 200 mijë lekë për të zhbllokuar makinën e kapur nga Policia.

48-vjeçari nga Dibra,  Fation Zeqja, i cili njihet edhe me emrin Faik Zeqja nga fshati Majtare i këtij rrethi  është ndaluar nga policia pasditen e 5 tetorit 2016, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Maqellarës”, ku është kapur duke transportuar 3 metër kub lëndë drusore me kamionçinën e tij, me targë AA 296 BC.

Në këto kushte, policia e Dibrës sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën drusore dhe automjetin, ndërkohë që dosjen e poseduesit e dërgoi në prokurori për ndjekje penale në gjendje të lirë, pasi dyshohet për veprën penale “prerje e paligjshme e pyjeve”.

Pas dërgimit të dosjes në prokurori, Fation (Faik) Zeqja ka kërkuar vetëm rikthimin e mjetit, jo të druve, pasi sipas ligjit kjo makinë ishte me dokumentacion të rregullt.

Për këtë çështje, dy ditë pas ndalimit, qytetari thotë se ka kontaktuar me prokurorin Tom Deda, i cili ka qenë i gatshëm ditën e ngjarjes dhe kishte marrë paraprakisht dosjen e tij, por kishin kaluar më shumë se 10 ditë dhe makina nuk ishte nxjerrë nga policia.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Në këto kushte, qytetari shkon dhe takon prokurorin për të mësuar mbi fatin e makinës së tij. Qytetari Fation (Faik) Zeqja takon prokurorin Tomë Deda, i cili ka qenë i gatshëm natën e bllokimit të makinës dhe gjatë bisedës me të, e pyet se çfarë është bërë me makinën e tij.

Takimi i qytetarit me prokurorin bëhet në ambientet e prokurorisë së Dibrës. Prokuroria e takon qytetarin, bisedon me të në korridoret e prokurorisë dhe tregon afrimitet gjatë bisedës. Qytetari e pyet nëse mund të flasin në zyrën e tij dhe prokurori i përgjigjet “Ti e di”.

Rrugës për në zyrën e prokurorit, gjatë bisedës, prokurori e vë në dijeni qytetarin se e ka dërguar shkresën që një natë më parë në polici për zhbllokimin e makinës. Madje gjatë bisedës që zhvillohet në zyrën e prokurorit Tom Deda, ai i tregon shkresën qytetarit me datën 17 tetor (17 tetor 2016), që ia ka dhënë sekretarja dhe është dorëzuar në polici.

Në këto kushte, qytetari falënderon prokurorin , duke i thënë se “atë ditë i kishte dhënë vetëm 200, pasi nuk kishte të tjera me vete”. Prokurori nuk çuditet nga as revoltohet kjo shifër që qytetari përmend në zyrën e tij, por I përgjigjet shkurt “Faleminderit” dhe aty ndahen me njëri tjetrin.

Pas bisedës me prokurorin në zyrën e tij, qytetari shkon në komisariat për të verifikuar nëse ka shkuar shkresa dhe për të marrë makinën.

Qytetari drejtohet te sporteli i Drejtorisë së Policisë dhe punonjësi i informacionit e vë në dijeni se ka ardhur shkresa, por duhej të priste pak që të merrte makinën. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, qytetari tregon se duhen shkarkuar drutë nga makina dhe se çelësat i ka marrë nga policia. Sipas tij, ai do presë punonjësin e policisë që të bëjë shkarkimin e druve, që janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale dhe më pas do marrë mjetin.

Biseda me prokurorin

Qytetari: Prokuror Toma është sipër?

Punonjesi i Prokurorise: S’e di, qe ku është

Qytetari: Mirëmengjesi

Prokurori: Mirëmjesi

Qytetari: Si u gdhine prokuror

Prokurori: Mirë

Qytetari: A je mirë?

Prokurori: Çar bën ti?

Qytetari: Hiç, ja erdha t’u takoj

Prokurori: He njëherë?

Qytetari: Ç’kemi, a u lodhe ti?

Prokurori: Ishtu

Qytetari: A u mërzite?

Prokurori: Jo. He?

Qytetari: A shkojmë te zyra?

Prokurori: Ti e din

Qytetari: Hajt. A s’ke sos puna akoma, jo?

Prokurori: Cilën punë, tanen?

Qytetari: He…

Prokurori: Ta kam çu mor atë, ka shku qysh dje

Qytetari: Ka shku a?

Prokurori: Po

Qytetari: Qysh dje ka shku? Në çfarë ore dje? Mbasdite?

Prokurori: Për Zotin s’e di, sekretari sot ma pruni, më tha e kemi nis dje

Qytetari: A e keni nis dje?

Prokurori: Po

Qytetari: Po pyete njëherë atë gocën, a kanë shku a?

Prokurori: S’kam nevojë me e pyt, ka shku ajo.

Qytetari: Ka shku eee?

Prokurori: Ka shku ajo.

Qytetari: Veç shkoj të marr makinën eee?

Prokurori: Veç me shku me e marr. Drutë kam than se s’ke për t’i marrë.

Qytetari: Mirë po deshe ti, ti i ke ba letrat.

Prokurori: Jo s’e kam në dorë unë

Qytetari: Jo, po…

Prokurori: Ene ma dasht unë, s’ti japin ata.

Qytetari: Jo?

Prokurori: Jo. Edhe ti sikur sa metra ke?! Mbi 3 metra ke o burrë! Eee. Sa metra ke?

Qytetari: A e ke çu si çështje. A ka shku si çështje?

Prokurori: Komisariatit të Policisë, 17, i dhjeti. Ka shku dje qe kjo

Qytetari: Po mirë se të dhashë 200 atë ditë, se s’kisha më (momenti që i zgjat paratë e tjera, por nuk duket)

Prokurori: Faleminderit

Qytetari: E kam pa hile

Prokurori: Për Zotin. Ik mirupafshim.

Qytetari: Faleminderit. Ej se nuk kisha ma atë ditë

Prokurori: Ik thashë mirupafshim

Qytetari: Hajde miupafshim, faleminderit shumë eee.

 

Biseda në polici

Qytetari: O Gimi si shkove, si kalove? Pyete njëherë atë gocën, Orgisën, a si e ka, a kanë ardh ato letrat e ….. thuj.

Punonjësi i policisë: Për çfarë?

Qytetari: Për bllokim mjeti, për kamionçinën me dru.

Punonjësi i policisë: A t’ka thirr, të ka lajmëru ajo?

Qytetari: Po, prokurori tha, i kam sjellë letrat ktu tha

Punonjësi i policisë: Si e pate emrin ti?

Qytetari: …..

Qytetari: A t’vij të takohemi thuj?

Punonjësi i policisë: (flet në telefon), Dëgjo, ka ardhur një ……

Qytetari: Ka kamionçinën thuj

Punonjësi i policisë: Se ka ardhur me urdhër… Këtu është. Po këtu në oborr e ke. Po.

Qytetari: A kanë ardh: Kanë ardh?

Punonjësi i policisë: Po.

Qytetari: Kanë ardh letrat eee?

Qytetari: Ej, i ka pru po he.

 

 

Biseda me gazetarët e Fiksit pas policisë

Qytetari: S’mund t’i shkarkoj drutë sonte prapë.

Fiksi: Pse?

Qytetari: S’është ai…

Fiksi: Kush është ai?

Qytetari: Ai që ka punën e druve.

Fiksi: A e more letrën?

Qytetari: Po duhet me shkarku drutë se s’më lirojnë.

Fiksi: Tashi do e marrësh prapë, pa dru makinën?

Qytetari: Po pa dru, se i mbajnë drutë këtu.

Fiksi: E mbylle komplet, apo vetëm çështjen e makinës?

Qytetari: Vetëm çështjen e makinës. Në prokurori është çështja e hapme mo burr

Fiksi:

Fiksi: Po mirë mo, kur e bëtë muhabetin me prokurorin?

Qytetari: A e patë, a e patë filmimin

Fiksi: Jo s’kam parë filmim… kur e bëtë herën e parë, që i dhe 200 mijë lekëshin

Qytetari: Po, nesër tha, shko merr makinën, drutë do bllokohen tha, kurse çështjen e ke në prokurori, është si ligj tha, mos u lodh me atë punë. O ça më bënë mor burrë. Kam çelësat, është… Kam blloku rrugën aty.

Fiksi: Pse?

Qytetari: E kam blloku mo se e neza ni me te shtyme deri aty, atje matanë, më erdhën prapë për mbrapa se kujtun se do hiki, e ktheva prapë këtu, e kam lënë qaty, tani as nez asgja ma.

Fiksi: Tashi çfarë duhet të bësh?

Qytetari: Duhet ta bi prapë makinën mbas nja nji ore, t’jap çelësat prapë, t’vij nesër, të shkarkoj drutë dhe ta marr makinën.

Fiksi: Ato i pagove vetëm për zhbllokim makine, jo drutë?

Qytetari: Vetëm për të marrë makinën o burrë, ça flet.

Qytetari: Do e shohësh si fytyrë or ti, ke për ta pa, edhe me ba telefon sa ta shohish, pash Zotin. Asht një ai, që dy Zoti nuk e bën. Jo mo veç ta shihje, por fshije, fshije pastaj, veç ta shohësh si fytyrë dhe do më thuash o Faik paske pas të drejtë. Njeriu ka pak logjikë. S’ka njeri që s’bën gabime. A e kupton? Unë nuk jam t’u ba tregti me ato, të shes e blej?

Fiksi: Ore po mos të nxjerrin nesër probleme për makinën, apo jo?

Qytetari: Jo, jo, nesër makina është e marrë, është e marrë, po ça t’bëj druve. Jo nesër s’ka problem, ai e kishte pru. Ai më tha prej djehit i kam çu, kur erdha unë, që erdha ktu te kjo, po tani sa kan ardh tha

Fiksi: Pse s’ua lë çelësat këtyre?

Qytetari: Çelësat këtyre?! Shyqyr që i futa çelësat në xhep

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Rrëfimi i Altin Lalës: U arratisa me 20 dollarë në xhep, tani fitoj 17 milionë euro në vit

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com