• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Të hysh në konflikt prej Edi Ramës në Beograd

11:11 : 20/10/2016
në BOLD BLOG

Nga Armand Shkullaku

Tendenca për të devijuar një nevojë politike të Edi Ramës, (të ndërthurur me trillet e një stari), në një debat identitar shqiptar-kosovar, rrezikon të krijojë një konflikt të paarsyeshëm dhe pa bazë reale mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në vizitën e tij periodike në Serbi, kryeministri shqiptar nuk ka bërë më shumë se sa disa nga paraardhësit e tij, të cilët, në kohë të caktuara, nuk e kanë kursyer përdorimin e çështjes së Kosovës për interesa të ngushta të pushtetit personal. Cilido, në Prishtinë apo Tiranë, që qëndrimet e Edi Ramës i vendos në kontekstin e diskursit për kombin, identitetin, historinë, bashkimin, ndarjen apo tradhtinë, po ndez një zjarr që në terrenin tonë të thatë të arsyes mund të përhapet me shpejtësi dhe të na djegë të gjithëve.

Këtu nuk është fjala për një grusht individësh, për hir të së vërtetës më së shumti në Prishtinë, që janë në kërkim të një identiteti nacional si shpëtim nga kriza e tyre e identitetit. As për ca të tjerë, këta më së shumti në Tiranë, që e quajnë veten më shumë shqiptarë se e flasin shqipen me “ë” dhe “r” dhe me arrogancën e injorantit paragjykojnë gjithçka që vjen nga Kosova. Problemi është me pjesën tjetër, atë që duhet t’i referohet arsyes dhe jo emocionit, e cila po preket ethshëm nga epidemia frustruese “kush jam unë e kush je ti”. E që agravon pastaj në garën e patriotizmit, në analizën identitare, në debatet komb-shtet apo shtet-komb, në historinë e vrasjeve politike dhe ndarjen e figurave kombëtare.

Interpretimi i qëndrimeve të kryeministrit shqiptar në këtë kontekst të rrezikshëm, është një komplikacion që po ia krijojmë vetes pa patur nevojë. Problemi i Edi Ramës është më i thjeshtë. Ai nuk shkon në Beograd për të folur as në emër të Kosovës dhe as për Kosovën. Ai shkon atje për veten e tij. Për t’u faktorizuar, për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, për të përdorur (si shumë të tjerë) koniunkturat rajonale si narkozë për problemet lokale. Rama kërkon që dështimin e brendshëm ta kompensojë duke u bërë “i vlefshëm” për ndërkombëtarët si garant i paqes dhe stabilitetit në rajon. Refren i njohur ky i liderëve ballkanikë, që i drejtojnë si mos më keq vendet e tyre dhe, për të mbuluar krizat e brendshme, shfaqen si misionarë të qëllimeve të epërme.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Po të fliste për Kosovën, kryeministri shqiptar do të ishte sjellë si homologët e tij normalë, që përpiqen t’u japin zgjidhje çështjeve të përditshme dhe jo të marrin përsipër në mënyrë qesharake zgjedhjen e konflikteve historike. Për Kosovën, Edi Rama mund të kishte kërkuar për shembull përfshirjen në Forumin e biznesit në Nish, hartimin e projekteve të përbashkëta ekonomike mes tri vendeve, zhbllokimin e linjës së interkonjeksionit, aplikimin për kodin telefonik të Kosovës, reciprocitetin në tregti etj. Prandaj problemi nuk është se Rama i bën vizita Vuçiçit për të folur për Kosovën apo në emër të Kosovës. Rama shkon në Beograd për Edi Ramën.

Të projektosh nevojat e Edi Ramës në një debat për kombin, në diskutime identiteti apo analiza historike, është krejtësisht një ndërmarrje e paarsyeshme dhe e padobishme. Është i njëjti kryeministër që organizon mbledhje të dy qeverive, Tiranë- Prishtinë, me flamuj kombëtarë, me simbolika bashkimi e retorikë nacionaliste dhe po i njëjti që citon Ivo Andriçin apo merr përsipër paqen e madhe shqiptaro-serbe.

Problemi këtu nuk është me Edi Ramën, por me ata (kryesisht në Prishtinë) që e marrin seriozisht në rolin e ri që ai i ka caktuar vetes dhe që mundohen t’i lexojnë qëndrimet e tij përtej koniunkturave të politikës ditore. Sigurisht që kanë të drejtë të reagojnë kur dëgjojnë kryeministrin e Shqipërisë që për pritjen e Goran Bregoviçit në Tiranë i referohet kanunit (“ne shqiptarët kur miku na vjen në shtëpi nuk e pyesim për origjinën”, tha ai në intervistën për Eni Vasilin) dhe kur vjen puna për bllokimin që Serbia i bën Kosovës, i referohet BE dhe ligjit. Kanë të drejtë të reagojnë edhe kur kryeministri shqiptar, për t’u dukur erudit përpara Vuçiçit, zgjedh të citojë Andriçin, shkrimtar por edhe diplomat i rangut të lartë në Jugosllavi që tezë të tij ka patur copëtimin e Shqipërisë dhe spastrimin etnik në Kosovë. Kanë të drejtë të reagojnë edhe kur e dëgjojnë Edi Ramën të flasë për paqe mes shqiptarëve dhe serbëve ashtu si gjermanët dhe francezët pas Luftës së Dytë Botërore, duke shkelur mbi faktin se serbët kanë qenë dhe janë në luftë e konflikt me shqiptarët e Kosovës dhe u takon këtyre të fundit të përcaktojnë kushtet e një paqeje të mundshme, e cila kalon patjetër nga njohja e shtetit të Kosovës.

Mirëpo, megjithatë, të gjitha këto mufka të kryeministrit shqiptar, nuk janë arsye për të ndezur zjarrin e çartur të një rivaliteti shqiptar- kosovar. As për të rënë në absurdin e atyre që dikur lëndoheshin nëse cilësoheshin kosovarë, sepse donin të quheshin shqiptarë të Kosovës, ndërsa sot preken po t’u thuash shqiptarë. Në këtë territor të minuar nuk duhet të na shtyjë politika e ditës. Qoftë edhe ajo e një kryeministri që kur shkon në Beograd do të tregohet edhe lider global, edhe patriot, edhe shkrimtar, edhe piktor, edhe humorist. Merreni edhe si një “zvezdë” që kërkon të shkëlqejë e të bjerë në sy dhe, për të arritur këtë, nuk i llogarit pasojat e sjelljeve të tij. Si “zvezdë” shkoi edhe këtë herë në Beograd./Mapo

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Zjarri në apartament, 7 anëtarë të familjes shqiptare hidhen nga kati i dytë

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com