• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Luçiano Boçi për kafen me kryeministrin: Nuk e dija që PD paska ‘vija të kuqe’, Rama armiku im i betuar

22:39 : 20/10/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Pas reagimit të Asllan Dogjanit, ka folur dhe deputeti tjetër i PD­-së, Luçiano Boçi për kafen më Edi Ramën në ambientet e Kuvendit.

Nisur nga komentet e shumta në rrjetet sociale deputeti Boçi thotë se, nuk e dinte se me këtë veprim ka shkelur vijat e kuqe të PD­-së.

Ai e quan Ramën politikisht ‘armikun’ e tij të betuar dhe dikur basketbollist pa sukses sot tragjikisht në majë të suksesit.

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT
Për miqtë e mi!
Po shoh shumë tollovi në rrjete, në lidhje me foton time, të Asllanit e Bedriut në kafen e Parlamentit, me K/ministrin!
Shumë komente!?

Nuk e dija që duke debatuar me pasion të plotë politik, me autorin e vijave të kuqe për studentët, Ramën, po shkelja “vijat e kuqe” të Partisë sime.
Nuk kam dashur dhe nuk kam luftuar kurrë që PD të ketë vija të kuqe.

Lexo edhe:

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

Besoj se nuk i ka, pavarësisht mirazheve të momentit.
Më ka dehur tek ajo liria e fjalës dhe shprehja e plotë e personalitetit të çdonjërit. Për këtë e kam dashuruar, e dua dhe e kam zgjedhur që në fillimet e saj.

Situata e fotos ishte shumë e thjeshtë, politike dhe njerëzore.
Nga salla me tension të plotë, e zhvendosëm debatin në kafe me të njëjtin tonus.
Asllani në të tijën, më hashashin në shkolla e filialin e Kukësit e unë për procesin tallës me maturantët. Rama në mbrojtje të gafave të veta.

Secili në pozicionin e tij.
Unë e di që politika flet dhe me gjeste. Një shtrëngim dore, një foto, një qeshje…. Por gjesti është gjithnjë i mangët…
Personalisht nuk impresionohem nga fotot. As kur Rama kapet mat me ne, ose anasjelltas. As kur ndonjë nga PS, takon Bashën tek selia e PD.

Gjestet gjithmonë kanë një rrejshmëri, një lloj falsiteti statik. Nuk u zihet besë.
Për mua forca e politikës është fjala, debati. Kësaj i përmbahem deri më një.
Ramën unë nuk e kam mik. Nuk më lidh as kafja me të. As interesi. As investimet. As obligacionet. Nuk kam fare të tilla. As ndaj vendime me të, sepse jam i kundërti i tij.

Më lidh debati politik për shumë çështje.
Politikisht është “armiku” im i betuar. Më saktë kundërshtari i im i pakëmbyer me askënd. Ndaj tij harxhoj gjithë baterinë e argumenteve që disponoj. E bëj çdo herë pa pishman, pa hezitim. Me dëshirë e përkushtim.

Njerëzisht, është një mesoburrë me mijëra defekte e jo defekte. Dikur basketbollist i pa sukses, sot tragjikisht në majë të suksesit.
Rastësia, mund të më pjekë me të dhe për një kafe tjetër.
Kurrë nuk kam refuzuar apo paragjykuar një kafe nga asnjë person, pavarësisht nga statusi, gjendja sociale, gjinia apo mosha.

Politika vërtet të varfëron disi, por dimensioni i njeriut është një lloj instinkti i pandryshuar.
Kodi ynë kanunor e saktëson bukur: dhe hasmit i hapet dera dhe i jepet bujrëm.
Trishtohem nga komentet negativiste dhe gëzohem njëkohësisht.
Trishtohem, se konstatoj që ende në xhunglën tonë politike ka “gjahtarë” të durueshëm, deri në pabesueshmëri, “arusha fotografë”, hiena politike, që presin që në shtegun ku janë instaluar, rastësisht t’i kalojë “preja”, për t’iu sulur me batare të gjithfarësoj armësh, për ta gjunjëzuar, nën një ekstazë marramendëse.

Kanë simbol gishtin tregues.
A thua u vetërealizuan përfundimisht e përjetësisht aty!!!!??
Gëzohem me mërzitjen dhe reagimet e miqve. Duket pak e padrejtë kjo. Por gëzohem se konstatoj se në mesin tonë ka shumë të rinj e njerëz plot pasion politik. Në keqkuptimin e tyre shoh shumë dëshirë dhe angazhim për t’i ndryshuar gjendjen e gjërave midis nesh dhe përtej nesh. Kjo më bën optimist dhe detyrues që këto energji t’i kanalizojmë drejt.

Ne do ja dalim bashkërisht!
Unë vazhdova një debat me një kafe para.
Politikisht nuk tradhtova askënd. Mbrojta, me saktë mbrojtëm me Asllanin, qëndrimin e PD. Qartë, shkurt, pa mllef.
Këtë ia uroj të gjithëve ta bëjnë.

Po të mos pranoja kafen në uljen e Ramës, do tradhtoja brenda vetes sime Njeriun. Këtë nuk do ja uroja askujt.
Një ditë afër ose larg unë, ose politika do ikim nga njëri-tjetri. Jemi përkohësisht bashkë. Por unë dhe njeriu kemi rrugë të gjatë për të bërë. Me të mirat dhe të këqijat e mija.
Për sa kohë jam në politikë, i përkas atyre që më kanë votëbesuar.
Fotot nuk bëjnë histori. Thjesht ilustrojnë ose lustrojnë.
Historinë e bëjmë vetë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

19:43 : 16/09/2025
BOTA

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

19:32 : 16/09/2025
AKTUALITET

Këshilltarët bashkiak të PS-së thirren në mbledhje në seli, do u kërkohet shkarkimi i Veliajt?

19:29 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet nga flakët makina në Bypassin e Vlorës

19:13 : 16/09/2025
AKTUALITET

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

19:00 : 16/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi: PS minoi konsensusin 20-vjeçar, mazhoranca vepron me arrogancën e kartonit

18:56 : 16/09/2025
Para

“Mashtrim për favore seksuale”, prostituta shqiptare zhvat zviceranin, arrestohet

TË GJITHA

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

19:43 : 16/09/2025

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

19:32 : 16/09/2025

Këshilltarët bashkiak të PS-së thirren në mbledhje në seli, do u kërkohet shkarkimi i Veliajt?

19:29 : 16/09/2025

Shkrumbohet nga flakët makina në Bypassin e Vlorës

19:13 : 16/09/2025

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

19:00 : 16/09/2025

Këlliçi: PS minoi konsensusin 20-vjeçar, mazhoranca vepron me arrogancën e kartonit

18:56 : 16/09/2025

Ra në humnerë, humb jetën turisti në shtegun Theth-Valbonë

18:48 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com