• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

De Biazi: Ja kur do të largohem nga kombëtarja shqiptare

13:53 : 16/10/2016
në SPORT
Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit.	/r/n/r/nNational team coach of Albania, Gianni De Biasi during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nNational team coach of Albania, Gianni De Biasi during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë për portalin italian “TuttoMercatoWeb”. Gjatë kësaj interviste ai ka folur për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” me Shqipërinë në një grup ku përballë është edhe Italia. Gjithashtu tekniku i kuqezinjve ka komentuar edhe të ardhmen e tij.

Çfarë përshtypje ju lanë ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës?

Mendoj se është normale të humbësh me Spanjën, pasi diferencat sa i përket cilësive në nivelin teknik janë mëse të dukshme. Megjithatë, pavarësisht rezultatit, çdo ndeshje duhet analizuar. Unë e theksoj që kundër tyre ne kemi bërë mirë, edhe pse humbëm. Në përgjithësi, jam i kënaqur nga dy ndeshjet e fundit.

Pyetje direkte: Sa mundësi keni për të shkuar në Rusi?

Nuk është problem për ne dhe nuk ia bëjmë këtë pyetje vetes. Jetojmë dhe mendojmë ditë pas dite, por duke qenë realist. Kemi përballë ekipe si Italia dhe Spanja, në të cilat luajnë kampionë të mëdhenj që kanë fituar çdo gjë.

Lexo edhe:

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

Si është hierarkia e grupit sipas jush?

Spanja ka cilësi superiore në krahasim me gjithë të tjerat, pastaj vjen Italia. Më pas jemi ne, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni. Gjithsesi diçka është e sigurt, ne do të provojmë deri në fund.

Të rinjtë shqiptarë të talentuar që janë gati të shpërthejnë: dëshiron të promovosh ndonjë emër?

Nuk më pëlqen të flas për individë pasi forca jonë ka qenë dhe mbetet grupi. Por mund të mendoj për Manajn që luan në kampionatin italian, i cili me siguri do të jetë pjesë e skuadrës sonë në të ardhmen. Tani është duke fituar eksperiencë dhe potenciali i tij njihet nga të gjithë.

Ju bind kombëtarja e Venturës?

Duhet të kemi durim dhe t’i japim kohë Venturës për të punuar. Duhet të ketë një mënyrë për të gjetur balancën e duhur. Ai është me siguri trajneri i duhur për këtë tip projekti dhe diçka nga metodat dhe idetë e tij janë vënë re tashmë, qoftë sa i përket zgjedhjeve. Të besuarit e tij Imobile dhe Beloti u bënë menjëherë deçizivë, dhe më tej me integrimin e talenteve të tjerë të rinj Italia vetëm mund të përmirësohet.

E ardhmja juaj varet nga suksesi në këtë fushatë kualifikuese?

Varet nga shumë gjëra. Kam ende një kontratë të vlefshme me FSHF-në deri në fund të këtij edicioni, ndaj jam i përqendruar këtu dhe sigurisht që dua ta vazhdoj deri në ndeshjen e fundit. Më pas të shohim çdo të rezervojë e ardhmja.

Në rast të një eksperience të re, sërish ekip kombëtar apo ju mungon puna e përditshme në një klub?

Për mua nuk ka ndryshim. Varet nga projekti dhe nga ajo çfarë më propozohet. Si puna e përditshme në një klub, ashtu edhe trajner kombëtareje, të dyja janë shumë mirë. Nuk bie në depresion nëqoftëse nuk trajnoj çdo ditë. Gjithçka varet nga mënyra si e bën.

Sa i përket kampionatit italian, mendoni se titulli kampion është vendosur që tani?

Juventusi ka sigurisht një avantazh të madh në krahasim me të tjerat, por duhet patur parasysh që luan në disa kompeticione. Ekipi ka cilësi të padiskutueshme dhe tashmë Markizio do të jetë një lojtar i madh për shumë për Alegrin. Megjithatë, në futboll asnjëherë nuk ka gjë të sigurt.

Gara për në Ligën e Kampionëve: Kush është favorit?

Roma, Napoli dhe Interi do të garojnë deri në fund, mendoj se do të jenë këto të treja që do ta diskutojnë këtë garë. Gjithsesi, nuk përjashtoj ndonjë surprizë, ndoshta Milani do të kapë ritmin. Ndërkohë dua t’i bëj komplimente Sasuolos, një klub solid që punon shumë mirë. Ky klub është një model organizimi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025
BOTA

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025
AKTUALITET

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025
Para

FRPD zgjedh drejtuesit e rinj në forume, ja cilët janë

TË GJITHA

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com