• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Rama i “bërë sëpatë” nga droga e tij

15:05 : 14/10/2016
në BOLD BLOG

Nga Andi Bushati

Në fillim të viteve 2000, kur ish-kryeministri  Ilir Meta shkoi të takonte Xhorxh Bushin në Shtëpinë e Bardhë, në Tiranë filloi të qarkullonte një barcaletë. Duke qenë se takimi ishte organizuar në mënyrë okulte, thjeshtë për të marrë me vete një fotografi, batutaxhinjte e kryeqytetit krijuan një dialog imagjinar. Ishte koha kur Bushi i riu, i gjendur në vështirësi pas sulmeve mbi kullat binjake dhe trysnisë së neokoservatorëve për të hapur luftë ngado në emër të eksportimit absurd të demokracisë, e pyeti shefin e ri të qevrisë shqiptare:  Ç ‘do të bënit ju nëse do të gjendeshit në vendin tim?

“Po të isha unë në vendin tuaj askush nuk do ta merrte vesh se kullat binjake kishin rënë” ishte përgjigjja e thjeshtëzuar që i vihej në gojë Ilir Metës.

Atëhere kjo anekdodë, sado absurde dhe qesharake të dukej, kishte një të vërtetë. Pak muaj përpara se të rrëzohej nga pushteti, Ilir Meta kishte blerë pothuajse të gjitha mediat dhe kishte mbytur gati çdo zë të lirë në vend.

E tillë po degjeneron situata edhe sot, një dekadë e gjysëm më pas. Parcelat e pafundme të kanabisit janë “kullat binjake” që Edi Rama do të fshehë.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Prej disa javësh cdo denoncim se Shqipëria po bëhet republika e drogës, se vendin e kanë marrë në dorë trafikantët, se kanabisi ka shpërthyer ngado, se bosët e tij kanë blerë policinë, dhe po ndikojnë në zgjedhjet politike, kanë marrë rrefuzime të ashpra.

Kryeministri dhe obortarët e tij janë ngërthyer në një kryqëzatë të dalldisur për mohimin e realitetit. Gjithkush që do ta vërë në dukje atë bëhet pjesë e makinerisë së shpifjes, e fabrikës së baltës e kazanit mediatik që përpunon gënjeshtra.

Qëllimi është i qartë: Propoganda nuk duhet ti lejojë njerëzit të shohin se kullat binjake kanë rënë.

Por, në ndryshim nga shekulli i kaluar ka ndodhur një hop i madh. Shpejtësia e shkëmbimit të informacionit është maramendëse. Tentativa për të zhdukur transparencën e pamundur.

Prandaj propogandistët e qeverisë, që njëherë pretendojnë se kanabisin e kanë trashëgim nga Saliu dhe pastaj se këtë vit e kanë zhdukur plotësisht atë, duken qesharakë.

Prandaj edhe ndonjë sharlatan i huaj që është mikluar nga favoret e provincës rilindase dhe pretendon se filmimet nga lart e nxjerrin vendin të pastër, duket thjeshtë një klloun.

Këtë realitet po e denoncojnë me forcë mediat më të fuqishme botërore, që nuk janë as pjesë e makinerisë së baltës dhe as pjesë e kazanit të qeverisë që shkoi (Shiko poshte dosjen me shkrimet e gazetave nderkombetare).

Tim Judah, një njohës i mirë i rajonit, i cili pozoi edhe përkrah ministrit Tahiri në operacionin propogandistik të djegjes së rrënjëve të kanabisit, nuk nuguroi më pas të shkruante për The Economist: “Çdo ditë e më shumë, Shqipëria po bëhet një prodhues i madh i kanabisit, që shpërndahet nga një rrjet kompleks i krimit të organizuar shqiptar”.

Jo më kot “Huffindton Post” hodhi hipotezën se pas lejes makabre për të kultivuar drogë fshihet “një plan tjetër për të mbajtur pushtetin”.

Për këtë situatë gazeta “Le matin” e Zvicrës frankofone, vuri gishtin mbi bashkëpunimin e policisë me trafikantët ndërsa italiania “La stampa” nënvizonte se “gomonet që pershkrojnë Adriatikun të ngarkuara me drogë janë shtuar ndjeshem”.

Pothuajse në të gjitha shkrimet e botuara në shtypin ndërkombëtar citohen diplomatë të huaj që megjithëse ende nuk kanë vendosur të flasin publikisht, i furnizojnë me informacione “Off gazetarët të cilët kanë prodhuar edhe tituj maramendës si: “Lumenj të drogës” po rrjedhin nga Shqipëria në brigjet e Italisë”.

Pra, një gjë është e qartë: askush nuk e beson më propagandën e Ramës dhe oborrtarëve të tij se Shqipëria është në vend ku droga luftohet. Shembujt e mësipërm nga media prestigjoze e bëjnë qesharak këtë pretendim.

Pra këtu problem nuk shtrohet më a është shndërruar Shqipëria në një kopësht i lulëzuar i kanabisit në brigjet e Europës apo jo. Këtu problemi qëndron në pyetjen tjetër: Pse Edi Rama bën sikur nuk e kupton këtë dhe mundohet ta fshehë në të gjitha mënyrat?

Për të gjetur një përgjigje për këtë dilemë mirë është ti referohemi historisë sonë të afërt.

Për krimet më të mëdha që kanë bërë, liderët tanë janë munduar gjithnjë të fshehin “rënien e kullave”.

Berisha i parë kur vendosi të grabisë zgjedhjet e majtit 96 dhe të masakrojë opozitën, tha se kjo ishte vepër e komunistëve të maskuar si socialiste, të cilët u tërhoqën nga gara.

Fatos Nano kur e akuzuan për kurrupsion, deklaronte se ai po pasurohej nga aktiviteti i ligjshëm i së shoqes biznesmene.

Berisha i dytë kur u kap me preshë në duar në vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm, prodhoi me dhjetra gënjeshtra, alibi dhe shpalli grupe të pafundme armiqësore, duke pretenduar se i kishin bërë një puç.

Pra qëndrimi është i njëjtë, sa më i madh krimi, aq më e madhe duhet të jetë edhe gënjeshtra.

Këtë po bën edhe sot Edi Rama duke shpallur pushtimin e Shqipërisë nga droga si një trillium imagjinar të mediave të kazanit dhe makinerisë së baltës.

Dhe pikërisht kjo përpjekje për të fshehur realitetin, është prova më e fortë se Rama i ka duart të zhytura në krim.

Ai mund të vazhdojë të këmbëngulë në propagandën e vet, mund të sillet si i “bërë sëpatë” nga kanabisi që ka lejuar vetë, por ai nuk i jep dot përgjigje pyetjes fatale: pse mediat më prestigjoze të botës, nuk e hanë dot gënjeshtrën e tij?  (Lapsi.al)

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Armando Duka: Marina Vjollca është aq e bukur sa…

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com