• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Nuk mbarojnë telashet për ARMO, Albpetrol vë sekuestron për 25 prona dhe objekte

10:55 : 14/10/2016
në EKONOMI

Në nisje të punës, kreditorët kanë vërshuar me sekuestro mbi pasuritë e Ndërmarjes së Përpunimit të Naftës, ARMO. Kompania shtetërore Albpetrol kërkoi dy ditë më parë sekuestro konservative në 25 pasuri të paluajtshme në bazë të një vendimi të formës së prerë që Gjykata e Tiranës dha në korrik të këtij viti duke marrë të drejtën për borxhet 2 miliardë lekë, kamatëvonesa dhe interesa.

Ky është gjyqi i dytë që fiton Albpetrol, pas atij të marsit, ku prodhuesi shtetëror fitoi të drejtën për të mbledhur 3.6 miliardë lekë detyrime. Por, ndërsa gjyqi i parë është apeluar dhe çështja është aktualisht në instancën e lartë, i dyti nuk është apeluar, duke i dhënë mundësinë Albpetrol të kërkojë mbledhjen e shumës përmës përmbarimit.

Burimet nga Albpetrol pohuan se kërkesa për sekuestro po bëhet për të zënë radhën e shlyerjes tani që rafineria ka nisur punën dhe mund të ketë aftësi paguese.

Ajsbergu i borxheve që ndërmarrja e përpunimit të naftës ARMO ka ndaj kreditorëve së fundmi duket është shndërruar në një mollë sherri se kush duhet të përfitojë i pari nga detyrimet, në rast të shitjes së plotë apo të pjesshme të kompanisë.

Mirëpo neni 605 i Kodit të Procedurës Civile përcakton që detyrimet ndaj shtetit kanë përparësi ndaj detyrimeve ndaj bankave. Kështu nëse do të ketë shitje të aseteve, të ardhurat do të shkojnë për shlyerjen e borxhit të tatimor që sipas të dhënave nga tatimet aktualisht është 23 miliardë lekë.

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pas tatimeve në radhë për shlyerje janë detyrimet ndaj Albpetrol, i cili është 100% në pronësi të shtetit. Kështu sipas ligjit, çdo e ardhur që sigurohet nga përmbaruesit privatë për llogari të bankës në fakt shkon për shlyerjen e detyrimeve të punonjësve dhe detyrimeve tatimore.

Edhe bankat e kanë filluar procesin për shitjen në ankand, por tani i gjithë procesi vihet në dyshim, për shkak të përparësisë së shtetit në radhë për të vjelur detyrimet.

Muajin e kaluar Ionian Refining and Trading CO mori në përdorim ARMO-n. Kontraktorët e rinj janë zgjedhur nga bankat, të cilat nuk ishin në gjendje të mirëmbanin dhe ruanin rafinerinë për shkak të kostove të larta. Duke e lënë në përdorim ndaj një kontraktori, bankat shpresojnë se nga rinisja e prodhimit të përfitojnë edhe shuma e pakthyera të detyrimeve që kompania ka trashëguar që nga privatizimi i saj.

Teksa shoqëria e përpunimit të thellë të naftës, ARMO po kalon në përdorim nga një biznes tek tjetri, gjendja e shoqërisë është përkeqësuar shumë. Në një analizë të fundit që ka bërë një grup pune pranë Ministrisë së Industrisë dhe Financave tregon se praktikisht ARMO ka falimentuar.

Analiza e qeverisë tregon se kompania në 6-mujorin e parë të 2015 ka akumuluar humbje 8.6 miliardë lekë. Humbjet kanë shënuar 1518 lekë ndaj kapitalit.

Shpenzimet operative të kompanisë ishin 152 lekë për 100 lekë shitje, ndërsa për çdo 100 lekë shitje rezultojnë 292 lekë humbje.

Për çdo 100 lekë aktive janë gjeneruar 17 lekë humbje, çka e bën të pamundur rimarrjen e investimit, thuhet në analizën e qeverisë.

Detyrimet janë 7.6 herë më të lartë se kapitali, duke arritur në mesin e vitit 2015 borxhet e ARMO-s arritën në 50.9 miliardë lekë.

Që pas privatizimit të saj në vitin 2008, kompania ka kaluar peripeci në menaxhimin duke akumuluar një mal me borxhe.

Në gusht të 2013-s, izraelitët e Heany Assets Corporation blenë aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85 për qind të aksioneve të ARMO sh.a. Në datën e blerjes Heany Assets Corporation njohu detyrimet e shoqërisë, të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë.

ARMO gjatë vitit 2014 përfitoi të ardhura, si qiradhënëse të dy rafinerive, si pronare e tyre, të cilat shfrytëzoheshin nga Deveron dhe TPD Drilling. Por edhe në shfrytëzimin me qira të saj detyrimet thuajse u dyfishuan gjatë dy viteve të fundit.

Pak javë më parë një kompani ofshore mori në përdorim rafinerinë problematike të naftës, ARMO. Ionian Refining dhe Trading Co, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 13 qershor të vitit 2016. Kompania rezulton e regjistruar offshore në ishujt Britanikë Virgin, duke vijuar me “traditën” e kompanive me aksionerë të panjohur që hyjnë në aktivitetin e naftës në Shqipëri.

Nga Ministria e Industrisë nuk ka informacion se në çfarë marrëdhënie kontraktuale ka hyrë kjo kompani e re me rafinerinë ARMO dhe si do të veprohet me detyrimet e shumta që ka ARMO. /Monitor

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

Adi Krasta rikthehet në Top Channel, në drejtimin “E diell”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com