• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal në burgun e Drenovës: Zyrtari me listë notash të falsifikuar (VIDEO)

21:39 : 12/10/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Skandal në burgun e Drenovës, një zyrtar i lartë i këtij burgu figuron me liste notash të falsifikuar. Fiks Fare ka verifikuar në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Ersekë, ku ka gjetur se emri i zyrtarit të burgut figuron me dy numra amze dhe dy lista notash.

“Fiks Fare” tregon sesi është bërë korrigjimi në regjistrat e shkollës dhe mesatarja e zyrtarit është rritur nga 6.5 në 10.

Drejtori i Burimeve Njerëzore në burgun e Drenovës, në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” figuron me dy emra, Origest Nevruz Lifo dhe Orges Nevruz Lifo. Gjeneralitetet i ka të njëjta.

Ai ka mbaruar gjimnazin në vitin 2000 dhe në vitin 2006 nga një kontroll gjendet se ky ish-nxënës figuron me dy numra amze përkatësisht Nr. 2242 dhe Nr. 2274.

Në të dy emrat si Origest Novrus Lifo dhe Orges Novrus Lifo, gjeneralitetet nuk ndryshojnë, kurse notat po. Në amzën e dytë lista e notave është me të gjitha 10-ta, por me karakteristikë që i përket një vajze.

Lexo edhe:

Mesazhi i Belfastit: BE nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor

Një tërmet me magnitudë 7.8 godet Argjentinën jugore, paralajmërim për cunam

Në këtë shkollë pas diplomimit të Lifos, nga viti 2002 deri në 2006 sekretare e shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” Ersekë, ka qenë motra e tij. Vetë zoti Lifo pohon se motra e tij është larguar nga puna pas konstatimit të këtyre korrigjimeve në regjistër, por sipas tij, ky ka qenë shkaku për ta larguar atë nga puna.

Në  tetor 2014 është bërë një kallëzim në Prokurorinë e Korçës, por që në 30 janar 2015 hetimi mbyllet për shkak të tejkalimit  të afateve hetimore.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan shkollës “Petro Nini Luarasi” ku drejtoresha e këtij gjimnazi shpjegon se si janë ndryshuar numrat e amzave. Ajo pohon se në 2006 është ngritur një komision i cili ka konstatuar disa falsifikime.

Ndër tyre figuron edhe emri i zyrtarit të lartë të burgut të Drenovës.

Komisioni i ngritur pa se, Orges Lifo me nr. amze  2274 ka korrigjime notash që nuk korrespondojnë me notat përfundimtare nga regjistrat e viteve shkollore që disponon drejtoria e shkollës. Po i njëjti person thuhet në raport, figuron dhe me nr. amze 2242 ku korrigjimet janë të dukshme.

Për të marrë një përgjigje më të plotë, gazetarët iu drejtuan vetë zyrtarit të burgut të Drenovës, zotit Orges Lifos.

Lifo nuk pranoi të jepte intervistë përballë kamerës, por me shpinë.  Ai pohon se nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë dhe e gjitha është pasi duan t’i dëmtojnë figurën e tij. Kjo për shkak se ai aktualisht mban një post politik në qytetin e Ersekës, është kryetar i FRESSH-it dhe kërkon të hedhë kandidaturën për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e ardhshme.

Ai pohon se ka përdorur vetëm diplomën me mesatare 6.5 në të gjitha institucionet. Lifo pranon punësimin e motrës së tij si sekretare në vitet 2002-2006 dhe më pas këto falsifikime sipas tij janë bërë për inat.

Gjithashtu ai tregon se nuk i është dashur mesatarja për të fituar shkollën e lartë pasi ai është diplomuar në universitetin privat UFO, dega Juridik.

Kurse nga një shkresë që ka siguruar redaksia e “Fiks Fare”, Universiteti i Tiranës pohon se zoti Lifo ka konkurruar për të njëjtën degë, Juridik, në këtë universitet dhe nuk ka fituar. /Top Channel/

certifikaa-2 fiks-fare-drenove-burgu certifikata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mesazhi i Belfastit: BE nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor

09:04 : 11/10/2025
BOTA

Një tërmet me magnitudë 7.8 godet Argjentinën jugore, paralajmërim për cunam

09:01 : 11/10/2025
AKTUALITET

Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

08:45 : 11/10/2025
BOTA

Mjekët: Trump është 79 vjeç, por ka një “moshë kardiake” si një 65-vjeçar

08:35 : 11/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 11 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 11/10/2025
BOTA

Administrata Trump nis shkarkimet masive, mbi 4 mijë punonjës humbin vendin e punës

08:14 : 11/10/2025
Para

Undisclosed murder / At the Sharra’s landfill died another woman, who is she?! (Document)

TË GJITHA

Mesazhi i Belfastit: BE nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor

09:04 : 11/10/2025

Një tërmet me magnitudë 7.8 godet Argjentinën jugore, paralajmërim për cunam

09:01 : 11/10/2025

Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

08:45 : 11/10/2025

Mjekët: Trump është 79 vjeç, por ka një “moshë kardiake” si një 65-vjeçar

08:35 : 11/10/2025

Këmbimi valutor 11 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 11/10/2025

Administrata Trump nis shkarkimet masive, mbi 4 mijë punonjës humbin vendin e punës

08:14 : 11/10/2025

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:04 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com