• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Pacientët e sëmurë me kancer sorollaten, ja si përgjigjet drejtoresha e QSUT-së

11:09 : 12/10/2016
në SOCIALE

Një problematikë mjaft shqetësuese u publikua ditën e djeshme nga gazetarja Mimoza Koçiu, përsa i përket repartit të Onkologjikut në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza.

Koçiu kishte konstatuar se pacientët nga rrethet vijnë në Tiranë vetëm për të caktuar vizitën me mjekun, ditën tjetër për analiza, eko, etj. Pra një sorollatje e madhe për ata njerëz që janë diagnostikuar me kancer. Një ditë më pas ka reaguar dhe drejtoresha e QSUT-së e cila ka informuar se si bëhet shërbimi Onkologjik për të gjithë pacientët. Ajo e ka nisur njoftimin për shtyp duke e cilësuar inormimin ndaj pacientëve si një fushatë për të lehtësuar komunikimin mes pacientëve.

Më poshtë reagimi i plotë i QSUT-së
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vijim të fushatave informuese për publikun dhe qytetarët, që kërkojnë të marrin shërbim mjekësor pranë QSUT, për të lehtësuar komunikimin dhe për t’u ardhur atyre në ndihmë, informon:

Prej muajit qershor 2016, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, rezervimet e vizitave nga ana e pacientëve, për shërbimin e konsultave ambulatore të sëmundjeve të brendshme, kirurgjikale dhe onkologjike kryhen nëpërmjet:

Linjës së gjelbër falas (nga numrat fiks): 0800 28 28 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);
Nëpërmjet numrit të dedikuar të vendosur pranë shërbimit Onkologjik (nga numrat celularë): + 355 42 34 92 52 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);

Lexo edhe:

Përfshihet nga zjarri një makinë në Ksamil (VIDEO)

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Nëpërmjet platformës elektronike në adresën: ëëë.qsut.gov.al, në rubrikën “Rezervo konsultën ambulatore”;

Rezervimit direkt pranë Zyrës së Informacionit në Spitalit Onkologjik, një strukturë e dedikuar për këtë qëllim;

Që prej ditës së parë të vënies në funksionim të këtij sistemi (qershor 2016), vetëm për Spitalin Onkologjik, nëpërmjet tij janë kryer dhe janë në vijim, 405 rezervime konsultash për gjinekologjinë onkologjike, 712 rezervime konsultash për kirurgjinë onkologjike, 829 rezervime eko për ekzaminime tumorale dhe 84 rezervime për analiza të markuesve tumoralë. Informojmë se të gjitha rezervimet e sipërpërmendura janë kryer nga vetë qytetarët, përmes numrave të telefonit apo platformës elektronike.
Shërbimi Onkologjik pranë QSUT ofron shërbime të konsultave apo trajtime për rreth 210 pacientë cdo ditë. Në lidhje me ekzaminimet shtesë që i nevojiten pacientëve, janë mjekët specialistë të shërbimeve në QSUT (në rastin konkret shërbimit Onkologjik), që përcaktojnë zbatimin e protokollit mjekësor, duke u bazuar në gjendjen klinike të pacientit. Që do të thotë se në rastet kur mjeku e konsideron situatën urgjente, ai vendos shënimin “URGJENT” dhe ekzaminimet e mëtejshme, qofshin këto vizita, eko apo edhe shtrime, kryhen edhe brenda të njëjtës ditës, por gjithmonë mbi bazën e rekomandimit të mjekut. Në rast se qytetarët kanë nevojë për kryerjen e më shumë se 1 ekzaminimi, sistemi u lejon edhe kryerjen e rezervimeve paralele (psh edhe konsulte, edhe eko) brenda të njëjtës ditë.

Cilido që është i interesuar të vëzhgojë nga afër funksionimin e këtij sistemi, është i mirëpritur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfshihet nga zjarri një makinë në Ksamil (VIDEO)

22:24 : 14/09/2025
BOTA

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

22:10 : 14/09/2025
AKTUALITET

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”/ Aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër: Jam dridhur 2 ditë

21:56 : 14/09/2025
BOTA

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025
BOTA

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

21:34 : 14/09/2025
AKTUALITET

Shkodra, parcelat e gjakut

21:23 : 14/09/2025
Para

Blushi bën thirrje: Shihni emisionin “Publicus”, dëshmon jo vetëm vrasjen e Arditit

TË GJITHA

Përfshihet nga zjarri një makinë në Ksamil (VIDEO)

22:24 : 14/09/2025

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

22:10 : 14/09/2025

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”/ Aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër: Jam dridhur 2 ditë

21:56 : 14/09/2025

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

21:34 : 14/09/2025

Shkodra, parcelat e gjakut

21:23 : 14/09/2025

Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e renditjes, Vora “i prish festën” Teutës

21:13 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com