• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PËRGJIMET/ Trafikanti: Ta vjelim shalqirin, nuk duron më. Polici: Me qetësi, s’ka nga të mitë aty

12:59 : 11/10/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Gjashtë persona u arrestuan pak ditë më parë pas një megaoperacioni antidrogë të ndërmarrë nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe FNSH­-në e Fierit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë (afro 2 orë larg zonave të banuara), janë gjetur dhe sekuestruar në gjashtë kasolle plot 2.000 rrënjë kanabis sativa në proces tharjeje si dhe 5.250 bimë të mbjella në një parcelë, ende e pakorrur.

Policia shpalli në kërkim edhe agjentin e Antikrimit Ekonomik, Renaldo Avduli, i cili dyshohet se ishte pronar i 2 parcelave.

‘BalkanWeb’ ka mundur të sigurojë një pjesë të bisedave mes agjentit të policisë dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal. Ata përdornin fjalitë “Të vjelim shalqinin se po na kalbet” që nënkuptonte domosdoshmërinë e korrjes se kanabisit, ndërsa kur blerësit ankoheshin për cilësinë e lëndës narkotike, ata njoftonin njëri-tjetrin me fjalinë “Nuk tërheq makina”.

Punonjësi i policisë informonte dhe garantonte kultivuesit e kanabisit se parcelat e tyre nuk do të prekeshin nga policia.

Lexo edhe:

Netanyahu: Sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar janë ‘operacion tërësisht izraelit’

Ndotja akustike problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

Në këtë veprimtari kriminale sipas prokurorisë janë të përfshirë agjenti i policisë Renaldo Avduli, Taulant Haxhiraj “Memi”, nipi i tij 18-vjeçar Xhovalin Bocaj, Shkëlqim Koçiaj “Çimi”, Arjan Hasanaj, Klajdi Imeri, Albert Aliaj, një person me emrin “Reshat”, nipi i tij “Xhoi”.

BISEDAT HAXHIRAJ-AVDULI 21 KORRIK

Nga përgjimet e kryera në datën 21 korrik 2016,Taulant Haxhiraj, komunikon me agjentin e policisë Renaldo Avduli, duke i transmetuar atij shqetësimin për të shtëna të dëgjuara pranë vendit ku qëndronte, e nënkuptuar parcela me lëndë narkotike.

Agjenti i policisë Renaldo, e qetëson duke i thënë se të shtënat nuk ishin nga ana e punonjësve të policisë pasi, pak momente me parë, ai kishte qënë me ta, duke pire kafe.

Haxhiraj: Ç’a bëhet këtej, bam-bum, kanë qysh qëpare,do pyesësh njëherë se e kam fikur atë telefonin.

Polici: Ç’ar po qëllojnë?

Haxhiraj: Eeee.

Polici: Për ku mo vlla, për ku, lart eee?

Haxhiraj: Vajta qysh parë ktu edhe dëgjoj bam-bum, si luftë o vlla.

Polici: Nuk janë nga tanët,mo vlla, nuk janë se isha qëparë me ta o vlla,kam qënë në kafe qepare….

Polici: “S’ke nga të mijtë aty, të keqen.

Haxhiraj: S’ka nga të tutë? Kushdo që të vijë… të ik pastaj. Polici: Nuk ka more zotëri fare në botë.

Haxhiraj: Epo në rregull. Të sigurohem, prandaj të them se mund të jetë ndonjë këshu..:

Haxhiraj: O vlla, pse do tallem unë…bëjmë shaka bëjm shaka, po kto gjëra janë me zarar.

Polici: O ti thuaji atyre mos bëni zhurmë…mos bëni zhurmë, asnjëri, thuaju edhe atyre…. Nejse nuk dua zhurmë aty tani se kuptohet e dëgjohet e kupton s’dua zhurmë, asnjë.

BISEDA HAXHIRAJ-AVDULI 22 KORRIK

Haxhiraj: Po se vajti vone, vajti me 300 për kokë të fëmijëve,do vej akoma, të paktën t’a mbyll tani se aq ka vajt, më tha edhe Ani mua,300 lekë,300 euro e ke parasysh ku e kam.

Polici: Ke ardhur poshtë apo je lart?

Haxhiraj: Kam ardhur…

Polici: Ç’a tha Ani, kur i mbyll Ani ato?

Haxhiraj: Po Ani, mendoj edhe dy javë.

Polici: Ok, kur do vesh lart….

Haxhiraj: Unë pasnesër po, po erdhën ata nesër,do vete dhe nesër, ti heq qafe edhe,eee ok, ik nesër merr 25 atje.

Polici: Ok…

BISEDA 24 KORRIK 2016

Taulant Haxhiraj komunikoi me një person dhe nga përmbajtja e bisedës,nënkuptohet se flasin për shitje lëndësh narkotike.

Haxhiraj: Ka ardh ai në Panaja

+457: ooo duan ashtu ata?

Haxhiraj: Po, tha jam këtu, unë i thash hajde ktu o vlla që të takoj…Po hajde këtu që të flasim. O vlla hajde këtu që të marrësh makinën i thashë, po jo,hajde këtu të flasësh njëhere.

+457: Po ik o ik ndaji gjërat..

Haxhiraj: Çdo ndaj gjërat hajde ik se do iki jashtë shtetit i them unë, do iki në Itali.

+457: Po mirë o shumë mirë i the.

Haxhiraj: Ai tjetri me tha, ik hiqe qafe e kupton?

24 korrik 2016

Taulant Haxhiraj komunikon me Renaldo Avdulin

Haxhiraj: Po hiç mo, erdhën ata, po përcjell një çikë ata.

Polici: Mbaruat me ata?

Haxhiraj: Po mbarova, gërr-vërr, jo kështu po jo ashtu.

Polici: Pse?

Haxhiraj: Po nuk tërheq fare makina, po ça është kjo këshu po kjo ashtu.

Polici: Po mirë mo kthejë pas mos e çaj…

Haxhiraj: Po jo mo e morrën ata, po i përcjell, po duhet të mbaroj me punën shpejt edhe me ato.

Polici: Me kë të keqen?

Haxhiraj: Me atë, e ke parasysh tek shalqiri, që kishte shalqi.

Polici: Eee…

Haxhiraj: Duhet t’a mbarojmë punën shpejt, nuk duron, nuk duhet të rrijë.

Polici: Ouuu….

Haxhiraj: Eeee…

Polici: Pse, ça fillon e prishet këshu.

Haxhiraj: Po, po..ndryshon, e pash e pash që atje që ka ndryshuar. Hajd se flasim kur të vij vetë të rri këtej nga qyteti afër…

…

Polici: S’e harrova fare unë, po për lekët ju the atyre ti?

Haxhiraj: I thashë i thashë.

Polici: Çar thoshin?

Haxhiraj: Ja se po pres një shok që të vijë nga andej.

Polici: Po për kur bëhej fjalë,për sot a kur?

Haxhiraj: Po jo ore, ka ik një shok në Greqi. Hajd se të sqaroj kur të vij o vlla.

Në 25 qershor 2016 Taulant Haxhiraj, bisedon me një person tjetër dhe sipas bisedës flasin për sasira të mëdha lëndësh narkotike, të mundshme për t’u trafikuar jashtë territorit shqiptar.

+457: Siç duket s’kanë ku ta çojnë atë edhe e duan në një kohë.

Haxhiraj: Po le t’a sjellin, presim në dhjetor, janar.

+457: Ka shumë këtej. Mbaje, masën…

Haxhiraj: Eeee.

+457: Mbase e çojmë andej të gjithë i q… motrën, ik se jemi dhe në telefon po ik…

Lajme të lidhura

BOTA

Netanyahu: Sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar janë ‘operacion tërësisht izraelit’

16:44 : 09/09/2025
AKTUALITET

Ndotja akustike problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

16:42 : 09/09/2025
AKTUALITET

“Më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë, lidhja me Lulëzim Kullën

16:27 : 09/09/2025
BOTA

“Bisha” e Trump, pse limuzina presidenciale konsiderohet si mjeti më i sigurt në planet

16:25 : 09/09/2025
BOTA

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar!

16:22 : 09/09/2025
BOTA

Sulmet izraelite në Doha, 4 udhëheqës të Hamasit raportohen të vra*ë

16:17 : 09/09/2025
Para

Kosova për herë të parë në Asamblenë Parlamentare KiE

TË GJITHA

Netanyahu: Sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar janë ‘operacion tërësisht izraelit’

16:44 : 09/09/2025

Ndotja akustike problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

16:42 : 09/09/2025

“Më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë, lidhja me Lulëzim Kullën

16:27 : 09/09/2025

“Bisha” e Trump, pse limuzina presidenciale konsiderohet si mjeti më i sigurt në planet

16:25 : 09/09/2025

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar!

16:22 : 09/09/2025

Sulmet izraelite në Doha, 4 udhëheqës të Hamasit raportohen të vra*ë

16:17 : 09/09/2025

Bombardimet në Doha/ Reagon Katari: Sulmi frikacak izraelit shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare

16:09 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com